SHPËRNDAJE

Rita Ora ka qëndruar për disa ditë në vendlindje në kuadër të një aktiviteti humanitar në bashkëpunim me UNICEF-in.

Bukuroshja jonë për tri ditë është angazhuar në ndihmë të viktimave të luftës në Kosovë, ku ka takuar edhe fëmijë të të gjitha komuniteteve.

Ajo tashmë rrugës për në Londër, ku më pas do të mbajë edhe disa koncerte të tjera në kuadër të promovimit të albumit “Phoenix”.

Shqiptarja ka zbuluar gjatë ditës së sotme datat e koncerteve muzikore të një turne në kontinentin e vjetër të Evropës.

Turneu do zgjasë rreth një muaj dhe do nisë në Oslo të Norvegjisë më 23 prill e do përfundojë në Glasgow më 29 maj gjersa ka pohuar se “Mezi po pres”.

Ndryshe, Rita Ora ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, duke rrëmbyer disa çmime gjatë vitit të kaluar.