SHPËRNDAJE

Ajo është e njohur për vetëbesimin e saj të zjarrtë dhe këtë nuk ngurron ta shfaq edhe në media. Por, Rita Ora gjatë interviste me “Love Magazine” ka zbuluar se është ‘nervoz gjatë gjithë kohës’ dhe ‘kurrë nuk është e kënaqur’.

Këngëtarja 28-vjeçare së fundi u zhvesh në një video gjersa rrëfeu “Unë gjithmonë dua të bëj diçka tjetër, diçka më shumë. Kurrë nuk dua të ndalem së lëvizuri. Mbetni në lëvizje, vazhdoni të punoni”. Duke folur për nervozizmin, bukuroshja thonë pohoi se “Ndonjëherë bëhet e vështirë dhe njerëzit nuk mund të të kuptojnë.

Dëshironi vetëm të bërtisni”. Fillimisht ajo kishte të veshur një fustan të bardhë me pupla dhe më pas u zhvesh lakuriq për të marrë poza joshëse. Ndërkohë, Rita thuhet se është takuar me yllin Spider-Man Andrew Garfield pasi u nda nga Andrew Watt në shtator. Ndryshe, Ora është duke shijuar sukseset e albumit më të ri muzikor, “Phoenix” gjersa ka paralajmëruar një numër të koncerteve.