SHPËRNDAJE

RitaOra

Rita Ora ka postuar një foto në Instagram teksa ndodhet përkrah reperit shqiptar, Arian Asllani, i njohur si Action Bronson. Ky i fundit ka hedhur në treg albumin e tij të ri “Mr.Wonderland” dhe me këtë rast, këngëtarja i ka bërë thirrje të gjithë fansave që të blejnë albumin e tij.

Bashkëngjitur fotos në fjalë 25 vjeçarja ka shkruar: “Shqipëri, çohu në këmbë… më në fund u takuam! Albumi i tij “Mr. Wonderland” publikohet sot …shkoni e blijeni nëse se keni bërë ende”.