SHPËRNDAJE

Ylli shqiptar me renome botërore, Rita Ora, është përfshirë në frymën festive të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Duke i shfrytëzuar rrjetet sociale, këngëtarja e famshme i ka uruar bashkëkombësit e saj për këtë datë të rëndësishme në historinë shqiptare.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë! Ndriço secilën ditë”,  shkruan Rita në Instagram duke iu referuar këngës së saj me këtë titull.

“E kam xhiruar videon time për ‘Shine Your Light’ atje në vitin 2012, një prej kujtimeve të mia më të mira! Ju dua shumë”, ka shtuar më tej 28-vjeçarja.