SHPËRNDAJE

Profili i Rita Orës në Twitter është hakuar duke postuar një status që më pas është fshirë, duke e lënë Ritën në situatë turpëruese.

Para pak ditësh në profilin e këngëtares Rita Ora në Twitter është postuar një status ku thoshte: ‘Nëse ky status merr 100.000 shpërndarje, të hënën do të lansoj muzikë të re’.

Mirëpo, pasi statusi ka arritur të marrë vetëm 2000 sosh, është fshirë duke lënë Ritën në situatë të palakmueshme, që natyrisht, nuk i ka shpëtuar mediave.

Sot Rita ka ardhur me një shpjegim që për të tjerët nuk duket fortë i besueshëm, megjithatë ajo ka shkruar se Twitter i është hakuar dhe dikush po kërcënon që do të lansojë muzikën e saj të e për të cilën ka punuar shumë dhe se asgjë nuk ka dëshirë të dalë derisa nuk është gjithçka gati.