SHPËRNDAJE

Sot mbahen zgjedhjet e pergjithshme të PVD-së ku do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë për Veprim Demokratik. Pas 28 viteve në postin e kryetarit të PVD-së, Riza Halimi nuk kandindon më për këtë post, ndërkaq në mediat lokale ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga politika edhe pse nuk pretendon ndonjë post politik. Si gjithmonë lidhur me zgjedhjet brenda partiake në PVD-ë është një jo-transparenc për opinionin e gjërë, meqë nuk dihet publikisht personat që kandidojn për postin e kryetarit të këtij subjekti.

Pretendent për këtë post sipas gjitha gjasave është Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit si dhe Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë. Zgjedhjet e përgjithshme për kryetar do të mbahen sot ora 12.00. /presheva.com/