SHPËRNDAJE

Aktori i mirënjohur hollivudian, Robert De Niro, ka bërë së fundmi një gjest, përmes së cilit ka rrëmbyer simpatinë e shqiptarëve.

Gjatë takimit me aktorin e njohur shqiptar, Blerim Destani, De Niro ka bërë shqiponjën me duar.

Ka qenë aktori Destani ai i cili ka publikuar këtë fotografi në rrjetin social Instagram.

“Me Robert De Niro në xhirimet e filmit “Comeback Trail”. Një nga momentet më të mira të karrierës sime”, ka shkruar Blerim Destani në mbishkrimin e fotografisë.

Dyshja në fjalë kanë kohë që njihen, pasi tashmë ata janë pjesë e një projekti të përbashkët kinematografik.

Filmi në të cilin ata luajnë ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten.