SHPËRNDAJE

Ish-ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve B92,në kuadër të angazhimit të tij për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm.

Ai deklaron se, territoret mund të ndërrohen dhe thekson se korrigjimi i kufijve në Ballkan mund t’i kontribuojë për paqe të përhershme.

“Kemi pasur gjithnjë këtë reagim. Për shembull, pasi NATO bombardojë Jugosllavinë. Pas kësaj Mali i Zi u nda nga Serbia, dhe më vonë dhe Kosova. Gjithashtu një vend që nuk ka zgjidhur çështjen e kufirit nuk mund t’i bashkohet BE-së. Në këtë pikë Britania e Madhe duhet të dalë nga BE pasi ka mosmarrëveshje me tre vende”, shprehet Roberts.

“Ata që thonë, se qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë. Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jo stabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”, thotë ish-ambasadori.

Roberts thotë se pret që “roli i kufijve të humbasë dhe të bëhet i parëndësishëm, ashtu si është në rajonin e Schengenit, kur më nuk dini a jeni në Francë apo Gjermani. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të kalojë shumë kohë, ashtu siç është dashur në rastin e Francës dhe Gjermanisë, të cilat kanë kaluar tre luftëra brenda një shekulli”.

Sipas tij, drama e kufijve në Ballkan nuk mund të zgjidhet brenda natës. “Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.

Ai thotë se është për ndryshim kufijsh edhe mes Kosovës dhe Serbisë. “Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet t’i kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës t’i kthehen Kosovës”.

Por ai ka edhe një qëndrim ndryshe sa i përket bashkimit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve: “Nuk shoh arsye, që pas një kohe, pse të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish-ambasadori britanik Ivor Roberts.