SHPËRNDAJE

Komunës së Bujanocit nga dje iu është shtuar edhe një subjekt politik, “Partia Rome Bashkimi” e cila synon 3 këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Bujnaocit.

Me kërkesë të shumicës së komunitetit rom në komunën e Bujanocit në ambientet e Shtëpisë së Kulturës të mërkurën është themeluar “Bordi Komunal i Partisë Rome “Bashkimi” dhe koalicionit të partive rome të Sërbisë.

Sipas Ferhad Saitit kryetarë i “Partisë Rome Bashkimi” në Nish, kjo parti do të garojë sikurse në zgjedhjet lokale poashtu edhe në ato parlamentare në komunën e Bujanocit dhe pret që të jetë faktorë më ndikim në përbërjen e ardhshme të pushtetit lokal në Bujanoc.

“Arsyeja e formimit të Bordit Komunal në Bujanoc është sepse, partitë e deritanishme rome nuk kanë bërë asgjë për komunitetin rom dhe të drejtat e tyre në këtë komunë.

Vet romët kanë kërkuar që sa më shpejt ta formojnë Bordin Komunal dhe strukturat udhëheqëse të partisë në këtë komune, sepse sipas tyre përfaqësesit e deritanishëm kanë qenë të mbyllur në vetvete” ka thënë Saiti.

Sipas romëve lokal, ky subjekt politik pritet të dominojë në komunitetin romë, dhe partit e deritanishme rome në baz të interesimit që është pare, në zgjedhjet e ardhshme mund të mbesin jasht Kuvendit Komunal.

Nëse romët synojnë 3 këshilltarë në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Bujanocit, kalkulimet politike për formimin e koalicioneve pas zgjedhore mund edhe të mos jenë të përshtatshme për subjektet tjera politike, sikurse serbe poashtu edhe ato shqiptare.

Nga ana tjetër në baz të numrit të këshiltarëve 41 sa numron KK i Bujanocit, nëse romët realizojnë synimet e tyre gjegjësisht 3 këshilltarë, në dëm të cilit subjekt politik apo komunitet do të shkojë një gjë e tillë.

Vlenë të theksohet se që nga viti 2002 në asnjë përbërje komuniteti rom nuk ka patur më shumë se 2 këshilltarë në KK./presheva.com/