SHPËRNDAJE

Ronaldinho ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të prapa grilave në shtetin e Paraguait.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit u arrestua pasi ka tentuar të futet në këtë shtet me një pasaportë false.

Ylli brazilian rrezikon të dënohet me gjashtë muaj burgim të detyrueshëm edhe pse është raportuar se miqtë e tij po mundohen ta nxjerrin.

Ai në burg ka ndihmuar shokët e tij të fitojnë një turne, duke fituar në finale 11-2.

Ronaldinho ka marrë urime nga legjendat e futbollit si Roberto Carlos dhe Ronaldo Fenomeni.

Urimet më të mira shoku im për ditëlindjen e 40-të”, i ka shkruar Roberto Carlos.

Urime Xará (shoku)! Mund të kapërceni këtë fazë të vështirë të jetës tuaj me të njëjtën gëzim si gjithmonë!”, ka shkruar Ronaldo.

Pavarësisht se ishte duke u përpjekur të shfrytëzonte sa më shumë nga një situatë e keqe në burg, miku i Ronaldinhos, Nelson Cuevas së fundmi e vizitoi atë dhe u tha gazetarëve: “Ai është i trishtuar. Shpresojmë që ai mund të dalë së shpejti“.