SHPËRNDAJE

Mediet turke shkruajnë sot se braziliani Ronaldinho ka nënshkruar kontratë me ekipin turk Beshiktash.

Pas një viti të shkëlqyer në vitin 2013 në Mineiro, si duket Ronaldinho do të kthehet në Europë.

Informacionet që vijnë nga Turqia shkruajnë se Ronaldinho ka nënshkruar kontratë me ekipin e Beshiktash, dhe si lojtar i lirë ai vjen në Turqi, duke ditur faktin se ai me Mineiran i ka skaduar kontrata me 31 dhjetor.

Kontrata duhet të publikohet ditën e enjte, ku edhe klubi turk do të promovoj përforcimin më të madh në histori.