SHPËRNDAJE

Ronaldinho aktualisht është në kryeqytetin e Paraguait, Asunción, ku është duke qëndruar në një hotel pasi mbetet në arrest shtëpiak.

Ai ka folur për herë të parë duke thënë se nuk e ka imagjinuar kurrë të jetonte në një situatë të tillë.

Dikur një nga futbollistët më të mëdhenj në botë, ai pësoi rënie në reputacion kur u arrestua në Paraguai pasi dyshohet se udhëtonte me një pasaportë false.

“Asnjëherë nuk e imagjinoja të përjetoja një situatë si kjo, ishte një goditje shumë e fortë”.

“Unë erdha në Paraguai për të promovuar një kazino në internet dhe një libër”.

“Çdo gjë që bëjmë është në bazë të kontratave që vëllai im menaxhon”.

Ai ka insistuar se nuk kishte asnjë të dhënë që dokumentet e pasaportës së tij nuk ishin të vlefshme.

“Ne ishim të befasuar kur mësuam se dokumentet që kishim nuk ishin të ligjshme. Që nga ai moment, qëllimi ynë ishte gjithmonë të bashkëpunonim me gjykatat për të sqaruar faktet”.

“Unë gjithmonë kam pasur besim dhe gjithmonë lutem që gjërat të shkojnë mirë. Shpresojmë se kjo do të përfundojë së shpejti”.

Kur u pyet se si u trajtua ndërsa ishte në burg, Ronaldinho kishte kompliment për mënyrën se si u prit nga personeli i burgut.

“Ata më pritën me dashamirësi. Ne kemi luajtur futboll, kam nënshkruar autografe dhe kam bërë foto”.

“Kjo është pjesë e jetës sime, nuk do të kisha asnjë arsye të ndaloja ta bëja këso gjërash”, ka thënë Ronaldinho për ABC.