SHPËRNDAJE

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu ndaj Schalkes, për t’u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 9-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali e priti Schalken në një ndeshje prestigji, ku Ancelotti nuk preferoi inkuadrimin e formacionit më të mirë.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që realizoi pas 21 minutash lojë, me asistimin e Gareth Bale, teksa shpresat për një rezultat pozitiv mysafirëve u mbajti Hoogland në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje e bukur për sy, por pa rëndësi. Ronaldo e zgjeroi statistikën e tij mbresëlënëse të shënimit të golave (74’), teksa vetëm një minut më vonë shënoi edhe Morata për 3-1.

Portugezi ka shënuar 13 gola në 7 ndeshje, dhe është lojtari i vetëm që shënon në 7 ndeshje radhazi në Champions.

Real Madridi kështu pret të premtën kundërshtarin e radhës, që pa asnjë problem mund të jetë edhe Barcelona, apo Bayern Munich.