SHPËRNDAJE

Njeriu më i fortë i transferëve në Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio ka konfirmuar se ka qenë vetë Cristiano Ronaldo që ka ftuar Juventusin për të bërë ofertë për Real Madrid, kështu që ata kanë filluar të mendojnë për këtë gjë
Tregimi fillimisht u paraqit të shtunën në mbrëmje në Tuttosport dhe kishte marrë një vëmendje të madhe edhe në Spanjë dhe Portugali.

Tani, Di Marzio po ashtu ka thënë se ideja ka ardhur nga agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes – i cili e përfaqëson edhe Joao Cancelo që nënshkroi me Juventusin – dhe ai ka qenë personi që ka ftuar Bianconeri për të bërë ofertë.

Burimet nga Juventusi kanë konfirmuar se janë duke menduar për këtë gjë, por problemi nuk është shuma e parave prej 100-120 milionë euro që kërkon Real Madridi, por paga e tij.

Cristiano Ronaldo dëshiron të fitojë 30 milionë euiro në vit me taksa, që është shumë më e vështirë se në Spanjë, shumë që shkon deri në 60 milionë euro në vit.

Por nuk është krejt e pamundshme për Juventusin që të bëjnë financat për të pasi që ata mund të kenë rritje të hyrash nga blerja e tij.

Një hap është marrë, pasi që këtë verë klubi ka rrit çmimet e biletave që i kishte irrituar paksa fansat.

Sponsorët po ashtu do të kontribuonin shumë për pagën e Ronaldon vetëm që fituesi i Topit të Artë të kalojë në Torino.

Këtë mbrëmje, drejtori gjeneral i Juventusit Beppe Marotta tha se tregimi për Ronaldon është një “sugjerim” por nuk do të thotë se ai është i pavërtetë.