SHPËRNDAJE

OK Journal shkruan se Cristiano Ronaldo është në rregull me tatimin
Ditëve të fundit Football Leaks ka shkruar se Cristiano Ronaldo është ka fshehur tatimin e 150 milionë eurove të fituara nga të drejtat televizive.

Por, sipas OK Journal Cristiano Ronaldo është në rregull me tatimin dhe e ka të paguar atë deri në vitin 2020.

“Ronaldo ka paguar 9 milionë euro tatim në janar të vitit 2015 për të rregulluar taksat e tij. Ai ka paguar 4.5 milionë për 75 milionë euro të fituara nga të drejtat televizive në vitet 2008-14 dhe 4.5 milionë tjera për periudhën 2014-20”, shkruan OK Journal.

Për rastin e Ronaldos ka folur edhe kompani e agjentit të tij Jorge Mendes, ku kanë publikuar të gjitha dokumentacionet, duke vërtetuar pafajësinë e tij.