SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo shënoi tri gola sonte në mbrëmje ndaj Atleticos duke i dhënë kualifikimin Juventusin për në çerekfinale të Champions League. Ylli portugez ka folur për mikrofonin e “Sky Sport” pas ndeshjes.

“Duhet të ishte një ndeshje speciale dhe e tillë rezultoi. Jo vetëm për golat, por për ekipin. Ky është mentaliteti në Champions, nuk kemi fituar ende asgjë, por duhet të vazhdojmë kështu.

Juventusi më ka blerë për këtë gjë, për t’i ndihmuar. Duam të fitojmë të gjithë së basku.

Askush si ka shënuar kaq shumë Atleticos? Po e vërtetë. Janë të fortë, por ne kemi treguar se jemi më shumë.

Tani shihni drejt finales? Hap pas hapi, është ende shumë shpejtë”, ka deklaruar Ronaldos pas ndeshjes.