SHPËRNDAJE

Legjenda e Brazilit, Ronaldo e ka zbuluar se ai nuk ka dashur kurrë të largohet nga Barcelona në vitin 1997, duke thënë se ishte marr vesh edhe për një kontratë të re me klubin nga Camp Nou, para se të kalonte te Interi në atë verë.

Ylli nga Amerika e Jugut ishte një zbulim në Kataluni  në atë vit të vetëm kur luajti.

Fillimisht ka qenë ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspert që kishte thënë për Goal.com në vitin 2018, se nuk ishte qëllimi i tij për të shitur Ronaldon, por oferta me rekord botëror prej 27 milionë dollarë kishte bërë që ai të pranonte.

Ronaldo në një intervistë për DAZN është kthyer të flas për atë kohë.

“Unë do të nënshkruaja një rinovim të kontratës në fund të sezonit dhe u nisa te ekipi kombëtar i Brazilit”.

“Pesë ditë më vonë, ata (Barcelona) më thirrën për të më thënë që nuk mund të bëhet rinovimi. Asnjëherë nuk ishte në duart e mia. Desha të qëndroja”.

“Nëse klubi nuk do të më vlerësonte ashtu siç mendoja se duhet, atëherë vendimi nuk ishte në duart e mia. Do të më pëlqente të kisha qëndruar, por nuk varej nga unë”, tregon Ronaldo.

Bashkwlojtarwt ishin befasuar me largimin e tij

Miguel Angel Nadal ishte te Barcelona në atë kohë, ndërsa pas largimit të talentit kishte thënë se ai mund të kishte përcaktuar një epokë të re për gjigantët e La Ligës.

“Unë mendoj se ai do të kishte përcaktuar një epokë në Barcelona për shkak të stilit të tij, për shkak të mënyrës se si është ai qytet. Ishte për të ardhur keq”.

Një tjetër shok skuadre, Albert Ferrer kishte thënë: “Unë nuk e di saktësisht se cilat ishin shkaqet, nëse ishte diçka personale apo jo, por është e vërtetë që brenda skuadrës ishte pak e çuditshme kur na thanë që ai nuk do të ishte me ne, sepse shfaqjet e tij atë vit ishin spektakolare”.

Ronaldo pas Interit do të vazhdonte karrierën e tij te Real Madridi. Los Blancos e rrëmbyen atë nga Interi në vitin 2002, duke ia shtuar skuadrës së ‘Galaktikëve’ edhe një yll nën drejtimin e Florentino Perez.

Megjithë lidhjet e tij të mëparshme me Barcën, dy herë fituesi i Kupës së rezultoi një sukses në Santiago Bernabeu, me 104 gola në 177 paraqitje