SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë për Real Madridin këtë sezon në LA Liga, golin e dytë në fitoren 2:1 ndaj Getafes.

Mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo, ka lavdëruar yllin portugez dhe beson se ai gjithnjë shkëlqen kur skuadra ka nevojë.

Ronaldo shënoi golin për 2:1 ndaj Getafes, për t’ia dhuruar tre pikë Realit dhe për ta ofruar diferencën në 5 pikë me Barcelonën.

“Ne e dimë se çfarë Ronaldo i sjell Realit. Ai meriton shumë kredit për atë që ka bërë për Realin dhe ne e dimë se kur ai duhet të tregohet, ai e bën”, tha fillimisht Marcelo për mediat spanjolle.

“Kjo i ndodh gjithnjë në futboll, por, unë nuk mund ta them pse”, u shpreh ai në fund. /presheva.com/