SHPËRNDAJE

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e fitoi Topin e pestë të Artë në karrierë të enjten në mbrëmje dhe e bëri në stil, duke marrën një numër të jashtëzakonshëm votash.
Portugezi u shpall lojtari më i mirë në planet për vitin 2017 pasi mori plot 946 pikë nga grupe të përzgjedhura të gazetarëve ndërkombëtarë.w.

Messi, i cili u rendit i dyti, mori 640 vota, edhe pse ka qenë shumë më i mirë se rivali i tij në bazë të statistikave individuale këtë vit.

Neymar u radhit i treti me 361 vota, që do të thotë se Ronaldo ishte vetëm 61 vota larg fitimit të numrit të njëjtë të votave si Messi dhe Neymar së bashku (1031).