SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, do të del para gjykatës me 31 korrik
Sipas El Confidencial, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të del para gjykatës me 31 korrik në ora 11:00.

Ylli i përfaqësueses së Portugalisë akuzohet se ka bërë evazion fiskal prej 14.7 milionë euro, përcjell Express.

Ronaldo ka mohuar këto akuza, por këtë pritet ta bëjë edhe para trupit gjykueses me 31 korrik.

Pas këtyre akuzave, mediat kanë raportuar se Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja. Se a do ta bëjë një gjë të tillë portugezi mbetet të shihe.