SHPËRNDAJE

CR7-Perez

Cristiano Ronaldo i ka premtuar presidentit të klubit, Florentino Perez se skuadra nuk do të dështojë, gjatë këtij sezoni.
Los Blancos kryesojnë në La Ligë kurse janë shumë pranë kualifikimit për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2:0 në duelin e parë në udhëtim te Schalke.
Andaj, Ronaldo pas një takimi me Perezin i ka bërë atij një premtim.
“Nuk do të dështojmë, president. Ke besim tek ne”, i tha Ronaldo, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”.