SHPËRNDAJE

Lajm shumë i mirë për tifozët e Realit të Madridit një ditë para El Clasicos së parë të kampionatit.

Në seancën stërvitore të kësaj të premteje, që nisi në orën 11:00, Cristiano Ronaldo i është bashkuar grupit, duke konfirmuar praninë e tij ndaj rivalëve të përjetshëm të Barcelonës. Nuk është e sigurt nëse është riaftësuar 100%, por Zinedine Zidane e ka projektuar në majën e sulmit përkrah Karim Benzema.

Francezi e ka të gjithë grupin në dispozicion, përveç djalit të tij, Lucas Zidane (alternon stërvitjen mes ekipit të parë dhe Realit B) për shkak të një problemi në shpatull.

Duket se Zidane nuk ka dyshime për 11-shen që do të hedhë në fushë: Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Cristiano Ronaldo dhe Benzema. Mbetet e hapur mundësia që Bale të futet në vend të Iscos për të formuar BBC e famshme.