SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo u duk shumë i palumtur me vendimin e trajnerit Maurizio Sarri për ta larguar nga loja rreth 10 minutat para përfundimit të ndeshjes, në fitoren e Juventusit 2:1 kundër Lokomotiv Moscow në Ligën e Kampionëve.

Sarri e zëvendësoi Ronaldon me Paulo Dybalan në minutën e 81-të, kur rezultati ishte baras 1:1, transmeton Gazeta Express. Douglas Costa e realizoi një gol fantastik individual duke ia siguruar fitoren kampionit italian në kohën shtesë.

“Ai ishte i zemëruar sepse nuk ndihej mirë (fizikisht)”, tha Sarri për reagimin e Ronaldos gjatë zëvendësimit. “Ai është duke e ndier një shqetësim në nyje ditët e fundit. Ai ishte nervoz për këtë qysh prej pjesës së parë”, shtoi ai.