SHPËRNDAJE

Cr7-Bale

Lojtari më i mirë i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shprehur se për të nuk ka ndonjë vlerë të jesh shokë me lojtarët jashtë fushës që të kesh sukses.

Ylli i Realit, insiston se nuk është e nevojshme të krijosh shoqëri me bashkëlojtarët edhe jashtë fushës për të pasur sukses.

Ai tha se nuk kanë rëndësi puthjet dhe përqafimet, por ajo se çfarë japin në fushë.

“Nuk ka rëndësi nëse Bale vjen në shtëpinë time, ose nëse unë ha darkë me Benzeman. Puthjet dhe përqafimet nuk janë të rëndësishme, pasi vetëm gjerat që bëjmë në fushë janë të rëndësishme. Vetëm kjo ka rëndësi”, tha Ronaldo në një konferencë për mediat.