SHPËRNDAJE

Rooney e ka pranuar se ka pranuar shumë oferta dhe se është duke konsideruar të ardhmen
Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, pas triumfit në Europa League, ka bërë të ditur se ka shumë oferta në drejtim të tij dhe është duke e konsideruar të ardhmen.

Sulmuesi anglez nuk ka pasur paraqitje të rregullta nën menaxhimin e Jose Mourinhos, dhe është i lidhur me një largim nga “Old Trafford”.

Rooney la të kuptohet se e ardhmja e tij është larg Premierligës, pasi nuk dëshiron ta veshë fanellën e ndonjë klubi anglez, përveç Evertonit e Unitedit.

“Ka shumë oferta, edhe në Angli edhe jashtë saj, dhe tani duhet të vendos”, tha Rooney.

“Duhet të marr vendimin gjatë javëve të ardhshme ,por duhet të flas me familjen dhe më pas të vendos”, shtoi ai.

“Kam luajtur vetëm për dy klube në Premier Ligë, Evertonin dhe Unitedin, dhe ato mbeten ekipet e vetme për të cilat do të luaj në Angli”, shtoi më tej Rooney për The Guardian, duke konfirmuar se nëse largohet nga “Djajtë e Kuq”, do ta bëjë për një klub jashtë Anglisë, që flitet MLS është destinacioni.