SHPËRNDAJE

Dy sulmuesit me përvojë të Manchester Unitedit, Robin Van Persie dhe Wayne Rooney, nuk do të jenë të gatshëm për lojë në sfidën e ditës së diel kundër Chelseat.

Sulmuesi holandez nuk ka nisur ende të stërvitet me shokët e skuadrës pas tërheqjes muskulore që pësoi në fillim të dhjetorit në Ligën e Kampionëve, ndërsa Rooney, i cili për t’u rikuperuar më shpejt shkoi në klimën e ngrohtë të Egjiptit, nuk është ende i gatshëm.

Mungesën e tyre e konfirmoi edhe trajneri David Moyes. “Wayne është rikthyer në stërvitje, ai është i freskët, por nuk është i gatshëm për sfidën kundër Chelseat. Ai është duke stërvitur dhe po bën punë të mirë, por kishte një pushim të konsiderueshëm dhe i duhet edhe pak kohë për t’u rikthyer në lojë”, ka thënë Moyes, i cili mendon se as Van Persie nuk është shumë larg rikthimit.