SHPËRNDAJE

Wayne Rooney ka refuzuar transferimin në Kinë gjatë verës.

Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney kishte refuzuar transferimin te skuadra kineze, Beijing Guoan gjatë verës. Këtë e ka konfirmuar kryetari i nderit të klubit kinez, Luo Ning.

“Ne me të vërtetë kemi kërkuar Rooney në fillim të sezonit, por ai na ka informuar se dëshiron të qëndrojë në Manchester United”, ka deklaruar Luo Ning.

“Rooney thotë se do të vazhdojë të luajë në Premierligë për sa kohë që shëndeti e lejon”, ka theksuar ai.