SHPËRNDAJE

Kush kujt ia zuri rrugën dhe kush kishte përparësi – ishin disa nga dilemat që quan në një rrahje masive që është filmuar në mes të një rruge rrugë në Tutin të Serbisë. Në videon amatore të publikuar në rrjetet sociale, shihen disa vetura të ndalur në mes të rrugës dhe dy shoferë që fillojnë të godasin njëri-tjetrin me grushta, Një burrë ishte munduar të ndalë dyshen, por ishte një person i tretë që u fut në mes dhe filloi ta grushtojë njërin prej shoferëve. Rrahja është ndalur vetëm atëherë kur aty u shfaqen patrullat e policisë, kurse sipas raportit të tyre në rrahje janë përfshirë tetë burra. Në momentin kur ka ndodhur rrahja masive në rrugë ishin ndalur tetë vetura, nëse nuk i llogarisim ato që ishin të parkuara në skaj të rrugëve.