SHPËRNDAJE

 

Atë vjet që po vdes, Idrizii mbajke kryçet me duar.As aqé, te mullini, s’ i hiqke.E veta ni herë Bidën – se e kom pasë si motër – shka ka mori Idrizi?! – S’ po mujtët, tha. U bonën tre muj që po ankohet pi shpindës.– Ai niméish konë i smutë. Zare i dhimshin veshkat, se natë e ditë rrike përmi ujë. Nuk flike si dynjaja, po përmi rrotë të mullinit.
Ҫashtu ja nisi edhe Faza.
”O, m’ u kanë këputë komtë”, thojke. ” Po vdes, oj gru.Blemani qefinin të trashë, se aqe ku po shkoj s’ ka shporet.”
Une, po, budallë. – Hajt, hajt, i thojshna, se ti s’ des kurrë. Hallbuqi, kur po vike,deka s’ po të vetke. E mur me sabah dhe ai Faza i trentë, që kurkujna s’ iu tutke, shkoi si mos m’ u pas konë.
Çudi, pra, haxhi Duraki, që osht ma plak se Faza edhe i ka kapërcy të nondhetat, hala osht shnosh e mirë. Nimé u qorru pak, nuk po shef mirë, po shnosh e mirë osht. Ajo aba Sadber, motra e tij,ishedhe ma plakë… Aba Sadber e ka shpijën te Binajt dhe konka ma e madhe se haxhi Duraki. Sytë i kish mirë, po me ndi, s’ po ndike,dhe thmija p’ i folshin te veshi. Ai burri abës Sadber osht kusheri me Isa Binën…
Isa Bina osht birinxhi burrë. Atë natë që patëm thirrë për mevlud, ai e kish marrë grujën dhe erdh me pa.Të dytë ishin konë të mërzitëm.Edhe aga Isa, edhe aba Birkë.Ai, i ngrati, plak.Ajo – pak ma e re po me zemër të thyme.Hiç s’ pe dojshin rejat.Me mujt edhe sytë po ja nxirshin…
E kish hi aba Birkë n’ oborr, po s’ po di kah me ja mbajtë, se oborri jonë plot me pemë.Shyqyr që më shkun sytë kah oborri, se ish dashtë me pritë shumë.
” Hajde, aba Birkë,” i thash.
Ajo më përçafi e ja nisi me kajtë.
“ Edheplakijem ka ardhën,” tha.“ Ato e morën nalt, po mue më lanë këtu.”
E ish unxhë aga Isa te burrat, po kur e kish pa që do të këndojnë mevlud, prof ish çu në komë dhe kish ikë te shpija. Nuk shkunë as dhetë dakika kur erdh haberi se – aga Isa ka shku.Kuku, pi marrës… Po ai erdh e s’ e piu as niçaj.
“ Hiç mos u mërzitni,” tha plaka.“ Isahiosht plak dhe s’ i do kojkate mevludit.Ju paski pasë mevlud e ai e ka zemrën të ligshtëdhe s’ i duronato lutjet me vaj.”
Aba Birkëndejti teri në sahatin nimdhetë. Na erdh keç për agën Isa dhe ja mbushëm ni tavë me petlla, gurabia e bakllavë.
Ata kanë katër thmijë, po unë e njof veç Nexhatijën.Nexhatia është shumëgjalë i mirë.Ai shpesh vjen te haxhi Duraki dhe pinë çaj.Osht pak i shnoshë, trushullak dhe shumë i lezetshëm.
Ҫashtu koka jaradisë dynjaja: pleçt me dekë e të rijt me u plakë. Të rijtë vinë e pleçtë shkojnë.Diç aga Kadri, po e la Idrizin… Diç Idrizi, po i ka lonë pesë gjem e ni çikë. Ai ma i madhi osht Qemali. Ni zot e di se kujt i ka gajtë. Ndash për sy, ndash për gojë, ndash për muhabet. Sula osht ma i matshëm. Nuk shkel në secilën dërrasë. Ҫashtu edhe Sahiti, Xhemaledini,Fehmia…Idrizi s’ ka pasë vëllazën. Vëlla e motër e ka pasë Ahmetin, gjalin e axhës.
Nazmia po punon si msues.Ni herë e patzonë ni nuse pi Shkupit, po e dajti. Edhe ai, si kusheritë e vet, osht kaskan, nervoz, kurse ajo gruja e parë e pike duhonin dhe dojke me hecë shpluet, pa shami në krye. Tovonae lypke njo matë hajrit, që s’ e pike duhonin… Po ku me xhetë se?!..Shti edhe shiptarkat po zgedhin.Si për nafakë, Fehmia e pat marëninuse pi Tërrnocit dhe ajo dul shumë e mirë… Atë nuse ia nxur aba Shahë, nona e Dalamonit…Ajo nuse u bo sebep dhe Nazmia e mur njo pi Tërrnocit. Nusja tijosht xhevahir dhe krejt mahalla e respekton… Ni dakikë s’ di me pushu… Veç punon, punon, punon, e robtonpër familjen… Fetën, motrën e Nazmijës, e kanë dhonë te gjali Nefail Ҫukarkës… Ai, mos kofsha gabim, mbaron shporeta… Mbas Fetës vjen Hazbia… Hazbijën e kanë dhonë për ni gjalë të Bushtranit… Shumë gjalë i mirë… Mbas Hazbijës vjen Remza… Mbas Remzës vjen Daruka… Mbas Darukës vjen edhe ni qetër…Syzana e ka emnin…Ajo po mëson për mësuskë… Mbas Syzanës vjen Nerimani… Shkurt, aga Ahmet i ka xhashtë çika e ni gjalë… Krejta jonë në bylyk e po shkojnë në shkollë…
Nazmia ka ikë pi neve. Ai ka dalë te Baçja e mullinit dhe osht bo kojshi me ata të Limon Stanecit… Edhe Agimi ka maru shpi… Nazmia n’ ket onë, Agimi n’atë onë…
Pi plakave kanë mbetë Bida, aba Fetë, nusja agës Sali dhe nusja agës Mal… Edhe ajo osht mirë me shëndet…
Ata të agës Durak – Hajrullahi, Dula edhe Zeka – jonë dajtë. Zeka ka maru shpi çaqé kah vada… Hajrullahi ka shku ma poshtë, te ata të agës Haqif, kurse Dula e ka ble shpijën e njonit pi shkijeve të Lazit… Krejt jonë rend… Ajo shpija e vjetër, ku jonë rritë Hajrullahi, Dula edhe Zeka hala osht aty ku u konë. Tovona Zeka nisi me punu, u martu dhe e maroi ni shpi aqete plemja e vjetër…Aga Mal osht çaty ku u konë… Ҫat shpi dhe çat gru e ka… Ame e ka ndreqë, e ka rregullu… Ajo nusja tijosht shumë e paqtë… Përgjith vjet e ndreqë, e lyen… Mala e ka edhe ni çikë, Lulën… Ҫeshti Lulja duhet m’ i pasë njo shtat vjet… Ajo shpija agës Can ushembë… S’ di a u shembëpi veti apo e shembi Fehmia… Ҫeshti Femia e ka shtru ni bahçe dhe aty po mbjell speca, patlixhana, kompira… Edhe Refiki s’ ka lujt pi vendit… Po, ata të agës Selim jonë dajtë… Muharremi ka dalë aqe ku e kanë pasë bahçen… Ai Lazi, gjali agës Muharrem, e ka maru ni shpi për ibret të madhe…Tre kat i ka vironja… Tuj e shty – e tuj e shty – e tuj e shty – e ka dalë te shpija Hasan Kurbalijës… Dikur, përtej agës Selim, ka pasë jetu Demir Ali Hoxha, baba i zotni Eminit… Atë shpi e ka pasë maru Hasan Panduri. Tona Hasani e nxurr në pazar dhe e blejti aga Demir Ali. Hajt, hajt – e aga Demir diç dhe zotni Emini ia shiti Nazimit të haxhi Isahit… Ҫeshti Nazimi ka mbaru aty shpi të madhe dhe e ka rrethu me duvarë…
Shumë ka ndryshu mahalla. Midis shpijës Nazimit dhe ”vilës” së agës Abdullah – kapërcen xhadja. S’ osht mo ajo xhadja e vjetër, xhadja e ngushtë, se andejpari po kapërcejnë turli turli maqinash, autobusash, lokalesh… Po bijnë çimento, qeremide… Se harrova metë kallxu… Ai Radoshi ka plasë dhe Danica ka mbetë vet… Edhe ata të Ymer Efendijës jonë shprishë… Alia mo n’ Prishtinë… Edhe Zenel Abedini në Prishtinë… Krejt thmija kanë shku në Prishtinë… Aqé po msojnë, po studjojnë… Veç Fehmia që ka mbetë në Preshevë… Po punon çaty me Hasanin… Nuredini osht dajtë dhe ka maru shpi përtej Igralishtës… Fehmia e ka marë shpijën e re, Fevzia të vjetrën… Fehmia e ka pasë nusen pi Tërrnocit…Çato e ka edhe sot… Ama e teprojke ka ni herë, se pike dhe u përlajke meshkijet… Ҫeshti osht rahatu, se ia kanë marrë pashaportin. Ni herë kish pi mirë e mirë dhe e kish lipë me telefon Brezhnjevin.
Se përpak harrova… Velija po rri te vila e Latafetit, kurse Faruki e ka mbaru ni shpi kah Danica. E madhe, e naltë për ibret. Faruki dhe gruja po punojnë në Preshevë. Ajo gruja Farukit osht msuskë. Krejta gratë jonë bo msuska… Mos po ka qetër punë për shiptarkat?!.. Velija po punon në Sërbi… Edhe ai e ka ”pllatën” të mirë… Velija e ka nusen pi Prishtinës. Po thojnë se osht kunata e Zeqavetit; pra motra e atij Sabitit… Daja Riza… Rizahi Maliqit… E ka shitë vneshtin… Ato e ka ble ni karadakli dhe i ka maru dy shpija… Vneshtin e dajës Xhemi e ka ble Shema i haxhi Isahit… Edhe Shema ka maru shpi… Ati përskej Shemës ka lishu rrojë edhe aga Shaip… Shaipi Tefik Efendijës… Po ikin xhindja pi Preshevës… Ikën edhe gjemt e dajës Maliq… Të dytë, edhe daja Riza, edhe daja Musa, kanë shku ma poshtë… Shpijat e tyne i ka ble Abdulla Binana… Edhe shpijën e moçme, të dajës Maliq, edhe të rejën, që e pat bo daja Musa…Abdullahi ka shumë gjem… Katër gjem i ka ai kllaposhi dhe të katërt i ka martu e i ka rregullu me shpija…

41. Pleqëria

Mbarre – me u kajtë.Këtu jommirë. Për hatrin tem, Selmani e ka marë ni shpi me pesë dhoma e dy dyer. Me deshtë, hyn kah dera jote.Me deshtë, hyn kah ajo dera qetër.Dy banja i ka.Njona osht çaç e madhe,sa mujtësh me kcy horë… Qetra pak ma e vogël… Kuzhina e madhe.Shumë e mirë për me hapë petë e me gatu jemek…Uji i nxehtë… Pa oxhakë e saxhakë…
Po pleçnia paska bishta… Shumë bishta… Si mjerë ata që s’ kanë evlatë!.. Si mjerë ata që bien në duer të qerëve… Ai burri jem shkoi pa u kënaçë në jetë. Atij iu derdhshin eshtnat në xhenet, po shumë i përgaztë u konë. Nuk më ka deshtë as mue, as thmijën… Për kërkond s’ ka pasë merak… Veç për ato pemtë e tij… Me bo me pa ni qurshi të mirë, ni drandafille të mirë, ftyra i keshke si thmijës…Ai terisa e shartojke dhe e mbillke në bahçe, nuk bohej rahat…
Si çysh ta kish ahlakin, çashtu po t’ vike jeta.
Faza zare e ka pasë ahlakin të mirë, se hoqinjo dy ditë e shkoi, po mua m’ i la hallet.S’ di pse p’ e marr ahlakin në gojë, kur sot osht prishë dynjaja.Po kallxojnë që edhe arapt markan shumë gra, po pikan raki e po bojkan turli betesh. Shka t’ thojna na atëherë, që kena mbetë qorrka e s’ dina me shkrujtë as emnin? Po mbushen pesë javë që kom ardhën këtu. Erdha me u çmallë me Selmanin, po s’ po mujtna m’ i kallxu se kom ikë edhe pi të keçës. Kom ikë pi asaj grenxës, që – me mujtë – edhe lopës ia ha bajgën, për me më përzonë pi shpijës teme.Ajo s’ ka qetër punë veç me blujtë atë merhumin, Hasanin tem. Edhe të bijat p’ indërsen kundër mue.
Nena jeme thojke: E poshtra s’ ka vend as në ketë dynja, as në qetrën. Po kujt t’ i mbajsh ders? E bija e Bishbishit osht lingurkë. Me thonë që ka punu për atë shpijën e Hasanit, ajo as gishtin e vogël s’ e ka lujtë. Shkon e vjen në shpinë e tij si Jagoda e Stojadinit dhe gjali jems’ guxon as me e çelë gojën.Kështu u bo dynjaja!.. Dikush duhet meu çu me kndusat e parë e me dalë në fushë, dikush me fletë teri në drekë.Qebesa, edhe me hongër grushta. Ku osht ai tatarkurti jem? Ai bojke poterë e ma nxirke xhumin në midis të natës… Pse? Po dikush u dashke me uçu em’ i mbjellë ato qurshiat e bekume që, kur të rritej e bija e Bishbishit, me ardhë e me i xhetë hazër…
Vjet e kena pasë rendin mirë. Xhashtë thasë me miell i patëm ble. Kishmi plot dardha, molla, mushmulla, ftoj e gushtoja. Kishmiedhe tramakë që na pat sjellë Faja.Ani vishin çikat keshe me ndejtë pak, me u knaçë me neve, po – me t’ i pa në oborr – ftyra e nusës teme bohejnatë. Meniherë ia niske me folë me veten. – Ҫe,erdhën ploncat e Fajës.Thua se s’ kanë shpi të vetan, veç duhen me ma zonë derën mue.
M’ i thonë – mori e poshtër, mori edepsëzkë, po ato çika s’ do ta hanë bukën tonde, po temen. S’ po m’ i ushqen ti, me atë ”pllatën” e burrit tond, po p’i ushqej unë, me djersën teme.Po m’ u konë sakate? Po m’u konë pa sy? Isteri stemez, që do t’ i rujshedhe do t’ jav jipje ni kashore bukë.
Ni ditë i thash – mori bi, po m’ u konë ato çika sakate, si gjali Velijës, shka kishe bo? Se edhe ato i ka falë Zoti apo jo?!.
Ni herë e kom pa ni maxhupe të vogël tuj ecë medur… U mshtetke në duar e komt i hiçke zhag… Eca sa eca, teri sa u largova pak, ani i nxora nizet banka e ja dhash… Se xhind jena… Edhe sakatat e i ka falë Zoti…
Ama kështu s’ mendon ajo.Po bohen pesë javë që kom ardhën këtu,po ajo kurrë s’ ma ka çelë telefonin… S’ um ka vetë asni herë – a po mërzitësh, mori grue?Jo, asniherë. Mue, pra, m’ ka marrë malli për shpijën teme, për kojshitë, për Preshevën…Se çikat e mia jonë të reja, po une i kom mbushë shtatdhet e dy vjet… S’ po guxoj m’ i kallxu Selmanit, se i jet hatri. Këtu jom mirë, ama edhe tomël të dallandyshës me më dhonë, më doket si zehër…
Se nuk i dihet jetës. Nesër i msheli sytë dhe gjali jem, sado i mirë të jet, më rrasë në vorr meshkiet. Larg burrit tem, larg çikave të mia, larg kojshive të mi… Për çato i thash Selmanit – o gjalë, mos um mbaj këtu, se me bo vaki me dekë, duhesh me më shti në vorre të shkijeve… Po mos harro se une jom myslimane. Une s’ ia marr ftyrën burrit tem.”

42. Higjiena
Dikur as na s’ jena konë ma të mirëse ata arabt që p’e shprazshin barkin nëpër fushë. Ҫashtu kena bo edhe ne. Ҫoheshin burrat dhe i marojshin do kolibe n’ oborr, i mlojshin me qeremide dhe agje shkojshin xhindja me bo nevojën. Kur bike ndoni shi i madh, i lishojshin flliçtinat në “rekë”. Edhe ma zor u bo masi erdhën partizant, se çimenta u shtrejtu. Shkojshin xhindja teri në Suboticë për m’ i ble dy thasë.
Pak masi diç plaki, Hasani i nxur njo dy pirgje me zallë dhe i porositi 500 blloka. Ҫashtu ju thojnë tullave.Atë zall e la te Arra e Bunarit, përskej duvarittë agës Kadri, po nuk shkoj shumë dhe ne erdh milicia e na thirri në derë. Ata na kishin ”prijavitë”.
” Pona prish duvarin”, kishin thonë.
Atëherë Hasani e largoi zallin,i thirri njo dy maxhupë, i porositi bllokat dhe, me t’u thajtë ata, e maroi ni nevojtore. Jo përskej “rekës”, po te vada. Larg ati ujit që kapërcen nëpër shehër.
Une s’e di pi kujt e kanë marë atë mësim, po krejt kojshitë tonë i kanë nevojtoret përskej “rekës”. Ai adet ka mbetë pi vaktit Turkijës, po çeshti ka ndryshu pak. Ҫeshti e kena ni inspektor dhe ai osht shiptar. Ti s’ e njef, po ai osht gjali Nexhat Boriqit.
Nejse. Ni ditë e zateta Refikin dhe e pashë që ishke nervoz.
“ Sha ki, ore Refik,” i thash.“ Mos të ka ngucë dikush?”
“ Jo, aba Minë, jo, ” tha.“ Po ka zhdritpë aga Zejnë dhe e ka kurdisë nevojtorenkarshi derës teme.Krejt pisllëku po del nëpër duvar po ndalet në rrugë. Mos shko ma larg! Pargje, sa nisi me ra shi, ai e lishoj përjashta, me ymyt që do të shkoje në ”rekë”, ama flliqtia mbet para derës teme. Krejt mahalla po kelbet.S’ pata çare pa shku n’ Opshtinë me e prijavitë.”
Ani Refiki e kish “prijavitë” dhe ajo punë u mshel.
Mirëpo çat marifet e bojnë edhe qertë.Sa vjen ndoni shi i fortë dhe “reka” ajtet pi prroskave, ata i çelin dyrt dhe i shprazin nevojtoret në “rekë”. Ka zhdripë nifar Bexhepi dhe e ka blejtë shpijën e Ruskës. Edhe ai i ka mbaru njo dy shpija të reja, ibret të mëdhaja.
Ni ditë edhe ai e kish lishu pisllëkin në “rekë”. E kish shku aga Mal dhe e kish “prijavitë” n’ Opshtinë.
”Kuku, mori nusja Fazës,” tha.” Sa herë që dal në çarshi, Bexheti, do me më hongër të xhallë me sy.”
” Po ne të haje, o Mal,” i thash.“ Ti je përpjekë për të mirën e krejtve.“
“ Hiç s’ jom pishmon. Po shiptari s’ e kshyr të mirën e botës.Ai e kshyr të mirën e vet,” tha Mala.
Edhe çashtu osht. Se krejt i kanë nevojtoret përskej ”rekës”. Refiki e ka përskej “rekës”, aga Sali e ka përskej “rekës”, ata t’ agës Selim përskej ”rekës”, ai karadaklia që e ka ble shpijën e Radoshit përskej “rekës”, Ziadini, Sula, Qemali, ata të Limon Stanecit… Veç Hasani që e kena maru te vada. Kur bie ndoni shi i madh, era ta ze frymën… Po pse?Se krejt ata i shprazin nevojtoret në ”rekë”. Tovona thojnë se po ligmi… Po na mbytë hastallëki… S’ ka si bohet ndryshe, si hastallëki po kapërcen nëpër shehër.
Ҫeshti ka dalë fjala se “rekën” do ta rrethojnë me duvar. Me atë maná e paskan ndër mend ta shtrojnë ni qyngë të madhe dhe t’ i mledhin pislluqet me ni vend.
Shyqyr, o Zot. Se kom ndi që edhe gjermant p’i mlidhshin flliqtinat e p’ i xhujshin nëfushë. Zoti ia boftë bruz atina që osht bo sebep e do me na pshtu pi ati hastallëki.

44. Gjindja

Keç osht prishë xhindja jonë.Nuk osht si dikur kur gjalime sabah shkojke te baba dhe e vetke shka duhet me bo. Nuk osht si dikur kur çika e zike fshesën dhe, masi i bojke puntë e shpisë, shkojke te nona e e vetke shka duhet me gatu. Krejt shka ishke dikur e mbarë,çeshti osht kthy prap dhe nata osht bo ditë e dita natë.
Ish nifarë Qemali në Malme. Krejt thojshin se osht gjalë i mirë e zemërbardhë. Ҫashtu më tha edhe Selmani. Po shka p’i duhet mirësiakur baba e kish martu me ni shiptarkë e ai jetojke me ni boshnjake?.. Dikur burri u martohke ni herë në jetë. Ҫeshti kanë dalë masllahate qera dhe xhindja po martohen ka katër herë. Na p’i pjellmi gjemt shqiptarë, ata po dalin n’ Evropë e po bohen austriakë, gjermanë e zvicranë.Badihava p’e rrejmë veten me din e iman, kur gjemt e çikat tona po shiten për pare.
Ajo Suedia ish plot me shiptarë. Krejt ishin gjem të mirë e të xhymertë. Veçse mos gaboni me jav përmendë gratë e thmitë që i kishin lonë në Turki, Makidoni e Kosovë, se po iu jitke hatri e po të mirshin inatë…
Po dielli, ama, s’ mshihet me dorë. Sot për sot kish plot shiptarë me ka dy gra. Njonën e kishin lonëte shpija, qetrën e kishin xhetë në gurbet.
Ish nitetorvar aqé dhe i kish dy gra: njo në Tetovë e njo në Suedi. Verë për vere, kur po shkojke në pushime, p’ e mirke atë suedezene po shkojke në Tetovë.Kish thmijëedhe me njonën, edhe me qetrën.Si m’ u kanë n’ Arapistan.
Do pi atine shiptarve ishin shpiuna. Ata po e ndiqshin Selmanin tem në secillin hap.Do ishin pi Preshevës e do pi Kosovës. Ata gjithmonë e xhojshin ni sebep me ardhë e me kshirë shka po bon gjali.
Ani ai s’ u mërzitke shumë.Niherë e kishin ngjekë në Kosovë, çeshti e ndiqshin në Suedi.Selmani s’ kish shumë të hime me ta, po i njifke mirë. Vetë rrike me Kosovë Rexhën, nikusherinin e Ramiz Balës, që pat ardhën niherë në Preshevë.Ҫeshti kishardhë edhe ni gjalë qetër, ni tërrnocali. Avni e kish emnin.Shumë gjalë i mirë.
Ato gratë e shiptarëve ishin shumë sertike. Gjithë ditën e lume te njona qetra. Me t’ inxjerrë thmijën pi derës, hyxhym e te njona qetra.Ҫaj në sabah… Ҫaj në drekë… E çaj në darkë… Edhe telefoni po shkojke valë… Cingërr… Cingërr… Cingërr… Se mo thmija ishin tranu fare… Në daç me ta përmbysë shpijën për pesëmdhet dakika, lishoj mrenda. Allah, Allah…
Ҫashtu osht kur bie maca në kos. Ato krejt p’ i mirshin qyl…Edhe shpijat… Edhe ushqimin… Edhe teshat e trupit… Ishin mësu me boqef dhe si mjerë ai burrë që po guxojke m’ i prekë me dorë. Meniherë p’e “prijavitshin”nëmilici dhe milicia p’i rraske në burg…
Ni ditë u përlava meSanijën.Ajo Sanija po jetojke meBakushin, ni jetim gjalë, dhe i kishin dy çika. Mirëpo ish dajtë pi Bakushit për me marëpare ma shumë. Po pse ish dajtë pi burrit? Se babën e kish sarhosh e po pike shumë…Ani shka me bo? Ni herë po daheshin, ani tovona po jetojshin bashkë.. Po ”dërzhavën”p’ e rrejshin që jonë të ndamë…
“ Anipse p’ e shanë Suedijën,” i thash. “ Mos po do me thonë që Jugosllavia të ka mbajtë ma mirë?Shka ki bo ti për ket vend?As pesë cigare s’ i ke gjegë?”
Tovona u zbut. – Rri ta rri, më thojke. Shka po shkon në Jugosllavi? Thua se ishna e re dhe s’ kishna qetër punë veç m’ i rujtë evladët e botës. Se ajo Sanija s’ kishke qetër punë.
” Boll ndejta,” i thash.” Une i kom tre gjem.Tre gjem e dy çika… Shka boj në Suedi?..Shtatdhetë e dy vjet i kom bo… Shyqyr që erdha eju pashë. Pi juve – faleminderës. Hongra, piva dhe do të shkoj te shpija jeme… Hypi në ballon dhe për dy sahat jam në fushën e Shkupit. Aqe dalin e më presin kusherit e Fazës. Ai ka plot kusheri në Sllupçan dhe Kumanovë.”
Ajo ndashta s’ e kishkeme të keç, po une kryet e kom të fortë. Du medekë aqe ku më ka dekë ai burri jem.

45. Ndryshimi

Asnjoni pi gjemve s’ i ka gajtë Fazës. Selmani i ka gajtë pak, po ata qertë – hiç. Selmani osht i xhallë, i thatë, nervoz, po zemrën e ka të butë. Sa herë që i kallxoj për hekat e mia, atina i mbushen sytë me lotë. Shumë i vjen keç për mue.
Hasani osht qetër njeri. Atina s’ i kërset për kërkond. As për mu, as për motrat e veta. Se mo për Orhanin s’ e gjeg asni shkrepse të qibritit. Kur të shkoj në Preshevë, do ta lus Fajën, atë dhondrrin tem, me ja shkruOrhanit ni letër e me thirrë në Preshevë. Si t’ ia nise Hasani me kërckatë, do t’ iakallxoj vendin.
“ Ti, o gjal, e marove ni shpi dhe u dave,” do ti thom. “ Lype yrt dhe baba jot – nimé me shumë llafe – po ta dha yrtin që e lypshe. Ajo copa qetër osht e Orhanitdhe Selmanit… Selmani s’ e ka rendin me ardhë, po Orhani shkon e vjen kur të doje. Orhanin, ama, duhet ta martojmë, se gjali nuk lihet në sokak.Pse po doni me lonë në xhade, ajo osht punë qetër…”
Me folë kah del shpirti, ai s’ osht gjalë i keç. Ndashta ka qejf me ndihmu, po ajo kurva, e bija Bishbishit, pi bohet prag. Ajo s’ e do asnjonin pi evlatve të mi. As Hasanin, as Orhanin, as çikat…Ҫikave s’ do me jav pa sytë… Si në daçin ma ardhë, ato duhet me ardhë pa “ploncat” e vet. Ajo s’ ka qetër emën për nipat dhe mbesat e mia… “Plonca” iu thotë.
Ani Halimja ndashtë, se ka zhdripë në Preshevë e ka maru shpi,po Halisja ka mbetë në Miratoc. Ajo i ka dy gjem e dy çika dhe të katërt kanë qef me ardhën…Mu konë për çikat e veta, ato e merr ditë për ditë te ”nana”… Ama nipat dhe mbesat e mia s’ kanë ”nanë”, s’ kanë dajallarë… Ai Dushani po, daja Hasan, s’ guxon me hapë gojën…
Ҫeshti që Faza ka dekë, kena vend sa të dush, po e bija e Bishbishit ma përpara dahet pi Hasanit, se m’ i pret çikat mysafir…
Shka t’ i boj Orhanitqë, në vend se me ardhën në Preshevë e me kshirë shpijën e kodrën e vet, e ka xhetë Gjermanijën dhe s’ po bon kabull m’ u kthye në Preshevë… Ani s’ dihet qysh e ka shkru i Madhi Zot, po aisot për sot s’ e ka synin e haxhillëkit… Hasani osht qetër njeri, ka qef me dalë, me shku në Gjermani, po s’ po ka kujna me ja lonë kodrën… Plaki jem gaboi… Ai s’ boni mirë që e çoi Orhanin në Gjermani.Edhe ai, si krejt baballart,dojke me nxerrë pi shpijës e me jav lonë gjermanëve në dorë.
Mue m’ ka pëlqy ni adet i suedezëve. Aqé kish shumë çika edhe gjem që nuk po dojshin m’ u martu. P’i thojshin vetes – si mos mujsha me mbajtë familje, ma mirë të rri urtë. Ma mirë me punu e me mbajtë veten, se me punu e me mbajtë hallkin.
E keçja osht se Orhani po ka qef me u martu… Qef pati edhe ai Pasha, nipi jem… Qejf pati edhe Bakia… Po duhet bithë me u martu e me mbajtë grue.Mirë osht m’ i pasë edhe tri gra, po ato dojnë me hongër, me pi, me u veshë.
Nena, rahmet i pastë shpirti, thojke: Katundi shifet edhe pi sëlargu. Une jom plakë dhe s’ guxoj me hi në gjynah.Edhe n’ e paça bondoni gjynah dikur, kur jom konë e re, e kom bo pi padijes, se s’ kena pasë shkollë dhe s’ kena ditë me shkru… Po çeshti jom plakë dhe duhet me rujt vendin tem në ahret… Tamam puna si ta mar në çafë edhe ni rob të huj e të dixhem në flake të Xhehnemit… Si n’ e pastë ndër mend me u martue, Orhani duhet me sjellë pare… Ndryshe, sot keshim e nesër kajmë… Si mos të mujtët m’ i ushqy thmitë e vet, s’ ka pse martohet. Ai s’ osht i vogël, se nizet e tetë vjet i ka mbushë…
Orhani ka shku në Gjermani me letra në dorë. Ai di gjermanisht me folë, po kurkund s’ pe mbanë ni punë. E nisëm si insan, me krejta të mirat, po kurxho s’ po nxerr në dritë. Po lipë dardha sixhimke në midis të dimnit. Ka gjem të nonave që shkojnë në Gjermani pa asni letër dhe qametin e shofin teri sa e xhojnë ni punë. Ani prapseprap nuk dorëzohen.
I thash ni herë Fajës – se po mërzitna. As p’e di ku po fle, as p’e di shka po ha, as p’e di ku po i lanë teshat.
“ Kot po mërzitesh, se s’ osht pa shpi e pa bukë,” tha Faja. “ Orhani, me punu edhe si hamall, ani bukën e vet e nxerr. E keçja osht se ai asni markë s’e ka mbledhë. Kom frikë se me e martu, gruja e tij ngordhë për bukë. Po më doket që krejt paret po ja hanë gjermankat…”
Une Fajën e dua. Ai bezbeli ka marë vesh dishka, ani më foli ashtu. Me ato mend që ka Orhani, veç na rrasë nëpër lluga.Ai duhet vetë me ardhë e me drejtu atë punë.
Se edhe une kom qillu budallë. Shpesh po i bie Hasanit në qafë. Pse s’ pe s’ pe marton… Pse s’ pe marton… Pse s’ pe marton… Edhe kjo s’ po më doket me vend… Me dashtu Orhani gru, e kish xhetë njo edhe në Gjermani, po ai po shunë.Me e ngu Orhanin – krejta gratë jonë kurva… Edhe turqeleshat, edhe gjermankat, edhe jugosllavet… Veç ato hallabajkat tona jonë të ndershme… S’ di pse po përzihna edhe une n’ atë punë… Thu se s’ kom qera halle…
Kështu e pat bo zakon edhe Plaki… Vet imbajke dy miljon në xhep, po pritke Selmani me ja martu Hasanin… Atë adet e ka marë edhe Orhani… Ndryshe folë, ndryshe punon… Asniherë s’ e rrokë dashin për brina… Ni njeri që s’ i ka kursy as 700 marka për shtatë vjet s’ duhet me u martu… Une s’ e mbaj mend ni herë që ka ardhën me tesha të reja në trup…Pasha Allahin, kom ra në hall. Me e ngu hallkin duhet mehipë në Gurin e Madh eme mbytë veten. Njoni të thotë – martone Orhanin. Qetri thot – mos e martoni, se osht torollak.
Me folë ka del shpirti, edhe unë jom bo me dy mende. Ai njeri që do grue e do thmijë çohet me sabah e turret në punë. Po me atë dembellëk që ka Orhani s’ mbahet familja. Bash për çato duhet me shujtë. Nuk do t’ i thom Hasanit – as thirre, as mos e thirr. Do ta pres, do ta ngoj – nonë, a po mërzitesh, zoti ju pjektë në xhenet, mos ka lonë baba fare amaneti, çysh po ta merr mendja, a e keni ndër mend me më feju apo jo – se pi mue s’ duhet m’ i ardhë mbarre…
Hasani osht ma ustah… Ai afrohet, kanë dert, kallxon dhe – të shumtën e herave – bitisë punë.Orhani osht si iriçi.Kërrk – mlidhet truq dhe s’ e çelë gojën.Me e ngu Fajën, unë duhet me ju afru, me folë me to dhe mos me marrë në qafëkurkond…. Ai ndashta s’ ka nevojë me rreh grujën, si më rrehke Faza,po boll osht nëse ja bon si Bakia, nipi jem.Boll osht me lonë grujën te shpija e m’ i harxhu paret mas kurvave…
Oh, po mjerë unë, e mjera!…
Kom ra në hall me atë lanet… S’ di edhe pse duhet ta martoj kur s’ osht i zoti me mbajtë gru… Thmija do me hongër, do m’u veshë, do me ble akullore, do me shku në shkollë… Nuk mujtesh me marrë ni gru dhe nesër me ikë – hajt, kah Bugaria apo Polonia. Ka burra që jonë martu ma vonë se Hasani dhe kanë ka pesë a xhashtë thmijë. Ama shko e pveti sa herë i kanë marrë në prehën…

46. Risku

E kishna pasë rrëskin të keq. Ni herë ai rrebani, plaki jem. Plot katërdhet e sa vjet ma ka hongër xhanin.Ama e durova, se te ai më dha baba.Ҫeshti ai diç dhe, simas rendit, duhet me kndu pi gëzimit. Ama shka t’ i boj që s’ jom rahat, se më kanë mbetë edhe dy kokdusha eni laskuricë. Ma mirë ish konë të kishna dekë me Fazën e t’ i leja rahat.
Mue më dhimet Orhani. Kom qef ta martoj si atë qetrin, Hasanin, dhe ta boj megrue e me thmijë, po ai po shunë.Foli sa të dush, se as thotë po, as thotë jo. Dikur thojke po – po du me u martu – po shkuan muj e shkun vjet e Orhani nuk e solli xho te shpija. Këta vjetët e fundit bosh ka ardhë, e bosh ka shku. Me hesap nuk po do me u martu dhe veç po na denedisë… As ky s’ osht ndoni isharet i mirë.
Ani sa herë që ka ardhën, i kom thonë:
“ Po pse, oj nonë, s’ po përpiqesh pak? Po pse, oj nonë, nuk p’e mbanë ni punë e ta kursejsh pak? A e di se, sa të jom xhallë une, ki ku vjen, po atë ditë që të des, ty s’ kanë me të bo kabull as sa ni çen?”
” E di,” thojke dhe e kepke gojën ka tre katër sahat.
Shujke. Si m’ u konë i pagojë.Me pasë pasë dy kokrra mend, ai kish ardhë moti në Preshevë. Pse me ardhë? Se çashtu ish konë ma mirë. Ajo virone bahçe osht e madhe dhe ati ka punë sa të dush. Hasani ka të drejtë. Me punu njeri rrafsh treqind e xhashtdhetë ditë, puna nuk merr fund. Plaki jem e shkoi krejt ymrin dhe nuk i bitisi puntë. Kodra do pune. Boll ish konë m’ u nxhitë nalt e me pre ndoni degë të thatë, me e shkulë ndoni shkozë, me e krasitë ndoni lis, andej kah aga Durak, se këndej kah aga Kadri s’ ka lisa… Ata vironë lisa jonë rritë shumë dhe po bojnë hije… S’ di shka dreqin po na duhet gjithë ai mal… Ma mirë ish konë m’ i lonë njo dhetë lisa të hajrit, se gjithë atë mal… Lej ata matë mëdhejt, ata me degë të gatët, dhe prejata qertë… Sot osht bo zor për dru… Me marë Orhani e m’ i pre ata lisa, m’ i sharru e m’i renditë, kish nxerë bajagi do pare… Ata vironë jonë rritë për ibret dhe po ju bojnë hije pemëve… Lisa, lisa, lisa… teri te Kolibja e Danit… Ai laneti, plaki jem, nuk e like Hasanin me i pre. Po… E la m’i pre do të shtremtë, ama sa pare… Për çat sebep ajo shpija Hasanit ka zonë me u shtremu, se nuk i dha gjalit londë të mira… Ajo shpi hala s’ osht mbulu dhe, herëdo – kurëdo,duhet me u siguru me shtylla matë mira… Pëndryshe, ka me u shembë…
Me shku e m’ i thonësot – po kujtja rujshe, more lanet? Selmanit? Po Selmani ka shku në fund të dynjasë.Orhanit?Po Orhani shkoj e mbet në Gjermani, more prekud.Në vend se me u gëzu që Hasani maroi shpi, ti u bone helm dhe sytë dojshe me ja nxerrë gjalit…
Oh, po fol – e fol – e fol, fol sa të dush, se ai veç kryet e vet e ndjek. Shka t’ i idhnohesh Hasanit apo Fajës apo burrit të Halisës, kur krejt ata p’ e shofin sa osht sahati? Ata e përcollën ni herë me krejta të mirat… Me bukë e suxhuk e tesha të reja, me ymyt që, kur të vjene në sylah, vjen me tesha të veta. Se Orhani jem s’ osht i pari që ka dalë në gurbet. Gurbetqari i mirë nuk pret me ia blejtë qetërkush biletën, po e blenë vet. Gurbetqari i mirë i ka ni palë tesha të mira, ni baule, dhe s’ pret hallki me sajdisë me cigare. Kurxho mos me pas bo, ai osht dashtë m’i kursy ka 200 – 300 marka në muj… Se kur ke parenë xhep, nuk je myftiaç i babës, nonës apo vllavit… Krejt kanë hi në punë, krejt jonë martu, krejt jonë rregullu, veç Orhani jem ka mbetë kurkund… Sa e sa gjem, edhe matë ri se ai, e kanë xhetë udhën e po punojnë, po fitojnë… Ai ka mbetë në lloç…
Ai kokdushi, Hasani jem, ju priton llafeve. Dikur, kur ishke ma i ri, edhe ta kthejke fjalën, po çeshti po priton. Sa ishke vakti mee feju Orhanin, dojke me maru shpi. Ai vet e pat xhetëni gru, të keqe apo të mirë – çato e mur dhe ia mbushi barkin… Tona u dashke me maru shpi, po pare s’ kishke. Në vend se me e feju vllavin, ai u shpejdah mbas pareve. Kreja paret që ja pat lonëplakit Selmani shkunë në shpijën e tij. Krejta mushmullat që i shitke plaki,shkunë në shpijën e tij.Krejta paret që i mur uha, ja shkunë për “nameshtaj”, ja shkun te Bishbishi. Për Orhanin s’ mbet ni dinar…
Orhani e di sa osht sahati. Ai nimend e mur ni zanat, po ndoni shkollë s’ e bitisi. E shtinëm për kovaç, po kurkush s’ e di sa ka mësu.Bon vaki që mësojke. Bon vaki që shkojke me kapërcy kohën. Ai i trashë nuk osht, se ka njo dymbdhet vjet shkollë. Nifarë dipllome keshe e ka marë, ama punën e ka kurkund…
Po bohen dhetë që s’ e ka lujtë asni gur. Niherë shkoj ushtar dhe aqe e mbajtën dy vjet… Ҫeshti e kanë shkurtu afatin, po ato e mbajtën dy vjet. Tovona shkoi në Gjermani dhe agje ka ndejtë shtatë vjet… Po shkon për të tetën… Veç kur ka ardhë me na pa dhe ka ikë meniherë…
Krejt dertet i kanë mbetë Hasanit. Bone hesap, kur i mlidhshmi mushmullat, Hasani u çahke në dy copa.Nimé mirke pare, s’ punojke badihava, ama me njonën komë në shkollë, me qetrën te shpija… Ani e kanë maru atë virone shkollë larg, përtej shpijës Velinit, e ai – tu ngajtë në shkollë, tu ngajtë te shpia… Thojke – ni sahat po më duhet me shku e me ardhën te shpija…
Ani une, për m’ i dhonë gajret, i thojshna:
” Tybe, o bir, s’ po më vjen mërzi me të ndihmu, po kah të çahna masëpari? Une po duhet me gatujt, me pjekë, me la tesha. M’ u pas konë ajo gruja jote e hajrit, bare na kish gatujt, e une kishna dalë me të ndihmu. Ama edhe të gatuj, edhe të pjek, edhe ta maroj jemekin, s’ po kom takat.”
” Kshyre punën tone,” më thojke.
Hasani s’ osht melaqe. Edhe ai osht tuhaf sa të dush. Po me e marrë me të mirë, me i folë me të butë, nuk të le në lloç.Ai, shyqyr Zotit, mirëpo fiton. Ka katërdhetmi banka p’i mer. Krejta ato i ka për tesha, kauça dhe hedije, se kunatat do të shkojnë nuse dhe dikush duhet me jav bo çejzin gati.Shka s’ i thojshin ata pisat, nxansit e vet, shka s’ e shajshin, po ai shujke.Jo se jav kishke frikën, po e rujke bukën.
Ҫeshti osht plakë shumë.Flokët iu kanë zbardhë si bora. Ani ia kish pru Orhani njo dy u qese me bojë, po s’ dike çysh milye… Se Hasani s’ di guhë të huja… E pa gazepin… Puno, puno, puno… Për me i ushqy ato lingurkat, kunatat e veta…
Ato dhe i shifke Plaki dhe ja niske me e nemë… Mos ia pafsh hajrin, mos ia pafsh hajrin, mos ia pafsh hajrin… Ani Hasanit i jitke hatri… Iu mbushëshin sytë me lotë.
” Kshire, bre nonë, qysh po më nemë,” thojke. ” Shka p’i boj që po më nemë?”
“ Prekud, o bir, prekud,” i thojshna. “ Mos ja zin për të madhe se s’ e ka të gatë. Ka me dekë ni ditë e do të rahatohesh.”
” Ky kurrë nuk des,” thojke Hasani.
Ama diç. Kur erdh vakti me dekë, s’ ishke mo ai Faza i përgaztë, që na nemke, po Faza i thatë e i lodhëm nga jeta.
Hasani di m’ i grahë biciklës, po s’ ka pare me blejtë. Ku me blejtë që njonën ia boni copa – copa ai ai kunati vet… Ai vllavi Bishbishkës. Ai klyshi gjithë ditën rri te na… E mirke Hasani bicikletën dhe dilke në punë, po kur vike te shpija, e like në oborrr… Ai klyshi – kap bicikletën e hajt nëpër Ҫarshi… Njo e blejti Hasani, po ai ja boni copa copa. Ky, pra, me folë – qysh me folë? Ҫashtu po i shkon ymri… Ai blej, ata merr… Ni hap në shkollë, qetrin te shpija…
Ajo lipiska, gruja vet, nuk i ndihmon kurrë… As me mbledhë, as me bajtë, as me palu… Ani Hasani, ni hap në shkollë, ni hap te shpija… Shkojke në shkollë, i mbajke orët dhe, kur vike te shpija, i renditke gajbicat te dera e madhe. Ani prap ia niske e mblidhke…
” Rri, o bir, ” i thojshna. ” Na po mbledhim, ti veç renditi te dyert e mdhaja.”
” Jo, jo,” thojke. “ Hajde t’ i hekmi çafe.”
Ai plaki, po, prekud i madh. Verë për vere na nxirrke shpirtin me ni farë bari që s’ e hajshin as breshkat, jo mo delet apo dhitë. Mblidh na ditë për ditë, thaje në diell, ndoje në stog e – tovona – leje të kalbet. Osht nifarë bari i gatë e i trashë për xhojën…
Ani hallall, po çeshti s’ po mujtna me ndejtë përmbys… Po më villet… Zare jom trashë dhe badihava po mbaj ramazan… Dikur rrishna përmbys e i ndihmojshna Hasanit, po çeshti s’ po mujtna edhe me më vra… Tona, bash edhe me dashtë, nuk po kam vakt… Nimé i kom mbushë shtatëdhet vjet, ama po duhet me u çu herët e m’ i bo puntë e shpisë…
Ani çohna me natë… Hi në mutfak… E kalli zjarmin… e ndoj ujin përmi zjarm… E shti bukën… I mjel dhitë… E kulloj tomlin… E vloj dhe ja boj Hasanit gati… Se Hasani shkon herët në punë… Tona iu ndoj edhe dhive me hongër… Ma së mrami dal në xhade e ja jap ”kozarit”…
Po puntë e grujës nuk mbarojnë kurrë… Se duhet me shku te shpija e m’ i fshi bajgat, me fshi oborrin, m’ i la petkat… E une jom plakë dhe s’ po kom takat…
Tona duhet me pjekë bukën… Une me saç e pjek, se ajo s’um le me pjekë në “shporetin” e saj… E po duhet me u gërbavë, me u bo me hi, me u përdhongë… Ajoteshat e mia s’ i kshyr me sy… Nuk ka kundër me hongër pi durve të mia, ama gërditet me m’ i la teshat… Ajo ka edhe maqinë, po i vjen mërzi me përdorë. Ajo makina e saj nuk osht në podrum, po në krye të odës… Edhe makina, edhe frizhideri… Të dyja i ka ndu karshi sallonit, se duhen edhe mysafirt me ia pa… Ama teshat e veta i lanë në guvatë…S’i shkel qylymat ajo, s’ e përdhongë salonin, po i lanë në guvatë.. Ҫeshti u bo edhe me ”kupatillë”… Se çashtu p’i thotë gjirizit… E i nxerr une teshat, i boj gati, ajo i kshyrë me sy, ketu teshat e mia, agje të sajat, po mazalla se i prekë… Ani i thom për inati – zgatma bijo çat ilaçin e teshave… Se as ilaç nuk um jep… O, pasha Allahin, edhe sodën e msheh pi mue…
” Pse s’ po bleni vet”, më thot. ” Sapunis’osht i shtrejtë”…
“ Se s’ po kena,” i thom.

47. Amaneti

Plaki jem, rahmet i pastë shpirti, ka dekë me mende të kthjelltë. Kom ndi që dikujt i miret goja, dikujt i miret koma, dikujt i miret dora, ama plaki jem ka dekë me mendje të shnoshë e tuj u anku pi dhimbtave të barkit. E kena rujt unë dhe Hasani. Hasani e çoi edhe në Vranjë, po doktort i kishin thonë – me pru te shpija, se s’ e kishte dekën larg.
Ai diç pa na lonë kurrfarë amaneti. Ni amanet që e kish pasë, ia kish pasë çu Selmanit katër muj para se me dekë. Atë amanet ia kish pasë shkrujtë zotni Sabria pi Rahovicës. Ishin njo di letra të bardha, të mlume me zamkë të hollë, që plaki i kish pasë nxerrë n’ Opshtinë. Se kush ia ka dhonë, nuk e di, po të dyja kishin ”peçata” të kuç dhe Selmani i rujke në ni çantë të zezë.
” Këto letra m’ i ka çu baba,” tha.” Njona kallxon çish doket oborri, qetra kallxon qish doket kodra.”
Ato letra i kom pa me sytë e mi.Me pasë pasë ndoni amanet qetër, Faza kish mujtë me na lonë neve. Une e Hasani e kena rujt teri sa vdiç, po ai s’ na thakurxho. Me dijeni teme, ai i ka deshtë krejt gjemt e vet nisoj, po as Hasanit, as Orhanit s’ iu besojke. Ai e shifke që Hasani osht në grushtin e grujës vet.
Plaki jem i ka lonë tre gjem dhe çai yrt që ia ka lonëgjyshi, Osman Kurti, ju takon tre gjemve të tij. Asnjoni s’ mujtet mepasë ma shumë se qetri. Ai, me të xhallë të vet, ja ka dhonë hisen që i bike Hasanit në oborr… Ajoqetra osht e Selmanit dhe Orhanit.
Faza kurrë s’ ka thonë që Kodra guxon me u da. Ajo oshte e tre gjemve të tij dhe krejt nipat e mbesat mujtën me u nxhitë nalt, me ndejtë, me hongër e me u knaqë me njoni qetrin, por jo dhe me e dajtë.
Me ketë mende ka dhonë shpirt. I keq apo imirë, atij iu derdhshin kocitë në xhenet. Une, Mina e Shabanit të Sulës, s’ e di se sa vjet m’i ka pre Zoti, po e kom për borxh me ju kallxu gjemve edhe çikave shka m’ ka thonë Faza dhe shka kom pa te Selmani. Kushdo që e then amanetin e Fazës tem, mas paftë hajr as në ket dynja, as në atë qetrën.

*
Shënim: Autorja e “rrëfimeve” u lind në vitin 1905 dhe vdiq në vitin 1998. Ajo kurrë nuk shkoi në shkollë dhe nuk dinte të shkruante. Ka qenë disa herë në Suedi dhe në rrëfimet e saj dëftonte për njerëzit me të cilët i kishte ndarë hallet e përditshme.
Të gjitha “përrallat” e saj janë dëftuar në një shqipe që është folur në vitet 70-të shekullit të kaluar dhe të cilat i kam inçizuar në kaseta të manjetofonit. Kjo është shqipja që fliste një nënë shqiptare nga fshati Tërrnoc i Madh. Duke i shkruar ashtu siç m’i dëfto, dua ta shpalos një histori që ka perënduar në shekullin e kaluar, me shpresa se një pjesë e personazheve mund të mësojnë diçka prej tyre.
Të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e saj ajo i përjetoi në një kopësht që gjendet përballë vilës ”Letafet”. Atë shpat ajo – dhe plaku i saj – e veshën me lloj lloj frutash e pemësh që rritën në klimën e sertë të Luginës së Preshevës.
Ishte dëshira e saj që trashigimtarët, pasi ta riparonin shtëpinë ku ajo e kishte kaluar një gjysmë shekulli, të mblidheshin verë për verë dhe t’ i dëgjonin përjetimet e saj. N’ atë mënyrë – shpresonte ajo – ata do të afroheshin me njëri tjetrin dhe do ta vlerësonin më shumë vendlindjen e tyre.
Edhe pse kurrë s’ kishte dëgjuar për Kartën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ajo, me ato që kishte përjetuar në jetë, gjithmonë fliste hapur kundër dhunës që ushtrohej në familjen shqiptare.
Tani, sa më shpesh që i dëgjoj rrëfimet e saj, aq më qartë e kuptoj tragjedinë që luhej n’ at ambient të infektuar nga shpifjet, intrigat dhe thashethemet. Në oborrin e saj, që ma shumë i donte glsat e pulave se rehatllëkun suedez, zhvillohej një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ҫuditërisht,për të qenë aq e paarsimuar,ajo ishte jashtzakonisht largpamëse dhe të gjitha parashikimet e saj kanë dalë në dritë.
Kështu ndodhi edhe me“kasollen” për të cilën bëhet fjalë në këto rrëfime. Në vend se ta ruanin shtëpinë e gjyshës, ku ajo kishte kaluar gjashtë dekada, ca nga protogonistët e “përrallave”, të frymëzuar nga juristët e korruptuar vendas, e shfrytëzuan “boshllëkun” juridik dhe, sëpari, i gjetën gënjeshtrat e domosdoshme për ta përvetësuar pronën e burrit të saj, ndërsa më vonë, për t’ i shlyer xhaxhallarët nga e drejta e trashigimisë, e shembën dhe shtëpinë ku kishte jetuar ajo grua fisnike.Duke vepruar kështu, ata, edhe një herë, e konfirmuan se në gjenet e tyre ziente një farë e vjetër krimit dhe servillëku.
Por dielli nuk mbulohet me shoshë. Të gjithë preshevarët, që nga fqinjët e afërm e deri te poetët, shkrimtarët, profesorët, doktorët e pushtetarët lokalë, e dinë se oborri i saj është trashigimi kulturore. Mjerisht, me përjashtim të zotit HE, asnjë preshevar tjetër s’ mori mund ta ngre zërin kundër asaj shkeljeje të të drejtave njerëzore.
Dhe nuk është për t’ u çuditur, se një shoqëri që s’ guxon ta ngre zërin kundër dallkaukëve, ryshfetxhinjëve e kodoshave që shesin motrat e tyre për pare,pak nga pak katandiset në xingonën e vetvrasjes. Një shoqëri njerëzore që drejtohet nga juristë që kurrë s’ e kanë lexuar Kartën e OKB-s për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut dhe mbushin xhepat me pare duke i deklaruar njerëzit e gjallë si të vdekur, vetëvetiu kualifikohet për të mbetur geto e Evropës Juglindore.

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi