SHPËRNDAJE

 
Atë vit moti pat marë i lagtë dhe bari u pat rritë shumë. Orhani, pak me qejf e pak me zor, shkoi në Gjermani dhe na pleqt, mbetëm veç me Hasanin. Fazlia pat zonë mu anku pi komëve dhe nuk prekëke punë me dorë.U pat bo nervoz.
Ni ditë hipa në bahçe t’ i ndihmoj Hasanit. E mlodhëm barin e po dojna men ndu stog, kur erdh edhe Plaki jem.Po ku ta ndojmë, ore burrie? Ҫati te loma, tha. Përmi Vojsën e saritë.Aihipi keshe përmi stog e e shkelke barin, kurse une e Hasani ja afrojshim. Se qysh shkela jangllësh e ”krrup” e theva komën.
Hasanit i erdh keç, se e pa që rash përtokë.
” Kuku, bre nonë, e theve komën,” tha.
” Po, o bir, e theva.Taksirat e paskam pasë.”
E të mu âjt koma e të m’u bosi buka mbrume.
Ҫeshti s’ po di shka mi bo, çysh me pru në vend?Se mos kishte ndoni doktor të hajrit në Preshevë?!
” Shko te Mara e Mishës,” më thanë.
” Po shka mujtët Mara mebo, ori motër?” i pveta.
” Ajotë frynë e ta bje në vend,” më thanë.
E mora ni kroshnje me molla e – kadalëdale, kadalë dale – mbasi e kapërceva shpijën e Lepës, dola në xhade e hina n’ oborrin e Mishës. Ai Misha u konë jahudi, pa pat dekë. Ama teta Marakukureg.
“Shka ki bo, mori Emine,” po më pvetëMara.
“ Mos vet, Maro, se e kom thi komën,” i thash.
“ Shtrije këtu ta kshiri,” më tha.
E ja nisi po ma fërkon… A po më mbitë, po më mbitë. Ma sakatoj tu ma ngrehë tepara e temas, gjathëtas e majtas. Ama ma pruni në vend.
Tovona dojshna me ja kthi të mirën. I çojshna kapak mushmulla. U çel Mara me mua e me sajdiske me kafe. Misha e ka pasë shpijën karshi Lepës, përskej xhades që shkojke kah Guri i Madh. Krejt shpatin e pat mbjellë me rrush. Ama nuk e gëxoi, se Milja, ai ma i madhi i gjemve, i diç pi veremit. Ai i dyti, Gutja,hupi diku. Hupi edhe Jova, i treti. Veç Gania që mbetë në Preshevë.Ai u pat martue dhe rrike me pleqt.
Ҫeshti u shliru Mara e po ma kallxon shpijën. Ajo rrike në katin e ditë, Ganja në katin e parë.
“ Ҫekjo osht soba jeme,” më tha ni ditë. “ Ҫe ku e kena pasë kuzhinën… Ҫe ku kena hongër bukë… Ҫe ku kena pi kafe… Po çeshti s’ po më duhen këto oda, se kom mbetë fillikati vetëm. Jav kom lishu Ganës.”
Gania u konë i urtë, po s’ di pi kahit e pat marë atë gojështremtën, grujën e vet. Nuk e di a ishke shkinë a jahudikë. Atëhere e kishin veç ni gjalë, Mishkën.
“ Po Mishka me ko po fle, mori Maro?” e pveta.
“ Ai fle me mu,” tha e ngrata.
Ai Mishka gjith ditë lujke me thmitë tonë… Me thmitë e shiptarëve… Kurkush s’e ngucke, ani se ishke shka. Na s’ i kena ngucë as jahuditë, as maxhuptë, as shkiet.
Misha plak ka jetu me neve. U konë i praptë dhe s’ na dojke. As Milja, gjali vet, s’ na ka dashtë. Bile, thojshin se ai u konë terxhymen, kur kanë hi partizant në Karadak e i kanë vra e përvlu nonat e ngratë.
“ Aj Milja jot s’ u konë i mirë,” i thash.
“ E di, Mino, e di,” tha Mara. “ Po paska edhe ma keç. S’ di a pe di për konde kom llafin.”
Me jav kallxu serin, s’ e disha. Po për neve ai Milja i Marës u konë gjithmonë katil.

20.Thela e pjeprit

Kurr s’ e kishna mendu se do të vinte ni ditë edhe une, me shtatdhetë e sa vjet përmi shpinë, do të bija hyqmin e ni lahperke? Teri sa e kisha Plakin, të paktën, ishke dikush që e e hapte gojën. Këtu e matejna s’ kom qetër udhë, veçse me unxhë kryet e me u shtirë si e dektë.
Hasan Leshkuqi po kujton se ka me pa hair. Ashtu koftë. Po burri që s’ e nderon babën e vet e nonën e vet, nuk mujtët me pa hair. As në ketë dynja, as n’ atë qetrën.
Krejt ata, tu nisë pi mu e teri te ajo hungulka, gruja e Hasanit, po ja lonë fajet burrit tem. Faza – nimend – u konë i keç, Faza u konë i përgaztë, belaxhi, po mua më doket që ai nuk kishke qetër udhë, se – ngat tre gjemve – pat mbetë pa asnjonin. Tovona, me ndejtë shtremtë e me folë drejt, ai ishke në oborrin e vet dhe s’ i kishke borxh as Hasanit, as asaj lingurkës. Burri saj kishke punë, mirke ”pllatë” dhe mujke me dalë në shpijën e vet. Po Hasanit ja kojke me hongër te baba e te nona, kurse ”pllatën” me ja rujtë “babëxhyshit”, po du me me thonë vjehrrit…
E shtrojsha une darkën – hajde, o burrë, të hamë pak bukë – po ai nuk vijke. E hajke inati. – Hani vet, se nuk po jav du bukën, thojke. Ajo – tovona – ”kap” e mirke tenxheren me jemek dhe ma like burrin pa bukë. Hiç s’ i shkojke ndër mend që Plaki osht si thmia, ka huje.
Atë jetë na solli e bija e Bishmishit. Ditë për ditë tuj u përla e tuj u zonë me Plakin tem… Ai Radoshi, po, gjali jem, i bike ka njo tre katër speca dhe kujtojke se e ka bitisë punën. Te shpija vet i bike ka njo katër speca, kurse te vjehrra i like ka njo katër kile… Se vjehrrën e kishke nonë, jo mue që e kisha mbajtë nond muj në bark… Une s’ ishna qetërkush, veç nona, ajo që e kishke ushqy me tomlin e xhinit…Nuk osht çudi që Fazlia s’ ia dojke as specat, as patlixhanat. Dilke vet e m’ i sillke ka tri katër kile speca, patlixhana, hudra, kepë dhe më thojke – gatuj veç për neve… Une, po, pi zorit, ju bojshna edhe atine… Ata viron speca s’ ishin veçse speca, po si asaj, ashtu dhe Plakit tem, nuk ju pushojke goja.
Ni natë e prejtëm ni pjepën. E mora ni copë e ja çova Plakit në odën e vet. – A po do pjepën, ore burrë, e pveta. – Jo, s’ po du, më tha. E lash çashtu përmi tavolinë, se ishke ramazan e shkova me ja nxerrë xhumin Hasanit edhe nusës. Kur kthehna mrapa, p’e shof që s’ e ka hongër pjepnin. E e mora atë thelë e e hongra vet. Bile ma sëpari e hongra atë thelë e tovona ja nisa me bo supë. Qashtu ishke rendi: Plaki hajke kos, nusja dhe Hasani hajshin supë.
E ia bona Plakit kosin, ia ndova në tavolinë, dhe dola në odën e madhe për me ndejtë me gjalin.
Ҫashtu, tu folë, Hasani e prejti ni “lubenicë”. Ҫashtu i thojnë ata shalqit. E mora ni copë të madhe e ja ndova plakit në tavolinë. – A po do, o njeri, bostan? Ai e kish diktu që e kisha hongër pjepnin dhe ma ktheu – jo, bjerma çat thelën e pjepnit. – Jo, valla, se ato e kam hongër vetë.
Kuku, more gjalë! Kuku, more bir! E kur t’ ia nisi me shajtë, e kur t’ ia nisi me shkretu, e kur t’ ia nisi me flliq gojën!.. Neler bet… Edhe ato, përpara asaj kuçkës, që s’ dojke veç darsma. Të ma bojke diku në kodër, hajde hajde, po ai shkretonte përpara asaj Jagodës, që veç u kënaçke me poterë. Ai s’ e kishke me mu – e kishte me gjalin e vet – po atyne s’ ju hajke palla. Tekembrama, se e hongra ni thelë pjepni, nuk e vrava kurkond… Neler bet, çka nuk më tha…
Ata, po, e nditën poterën, po shujshin si këlysh të trollit. E nditi Hasani, e nditi ajo, po asnjoni s’ bonën kabull me u çu e m’ i thonë – kadalë, o babë, se edhe kjo gru ka shpirt.
Jo, u mblodhën si lepra dhe s’ u nditën të xhallë. Të nesërmen po më pvesin – shka pati, oj nonë? Gjith ajo poterë për ni thelë pjepni?
Po, ore bij të nonës, gjithë ajo poterë për ni thelë të pjepnit…E unxha kriet e s’ fola mo… Se njeri fol me ata që t’ marin vesh, që ta dojnë të mirën, që t’ repektojnë…
Une kurrë s’ i kom dashtë ata që kanë huje. Pi voxhlisë jom konë e urtë dhe s’ kom çu huje… Kur ma kanë ndu bukën përpara, e kom hongër pa llafe. Ҫat rend e kom çu edhe te burri. – Hajde unxhu të hamë!.. Jom unxhë dhe kom hongër shka ka qëllu në sofër. U unxhesha me hongër bukë me burrin, po ai më shajke për inatin e asaj lingurkës. Ai pat zonë mos me deshtë as gjalin e vet. Ditë për ditë u përlake me mue. –Mos u unxh me ta, më thojke. Mos ha me ta. Shka osht kjo puna jote? Po tutesh që po vdes për bukë?…
“ Po me ko me ndejtë, ore prekud,” i thojshna. Une shtatë i kom pjellë, po veç njoni m’ ka mbetë… Taman puna të mos rri as me Hasanin. Veç me dekë për sëgjalli…”
Shka me bo që s’ ish konë e shkrume me dekë e para? Ai diç e mue më la midis kutave. Ruje kutën që ta haje kryet. Ta kisha pasë Orhanin, edhe se t’ vdisja, bare sytë do t’ i kisha mshelë. Po ai më ka lonë në midis të lloçit. Prejse ka shku në Gjermani, nuk ma ka shkrujtë ni letër. Ku ta di qish i ka hallet? Bezbeli nuk po xhon punë e nuk po punon, se ndrishe i kish pasë hallet…
Hasani, po, kurrë s’ ja lypë adresën. Sikur s’ e ka vëlla, po dushmon. Jom matë do herë me shku e me e lutë Fajën, burrin e Halimës, e me e kthy mrapa në Preshevë, po më ka ardhë marre. Jo, s’ bon me i ra Fajës në çafë, se ka hallet e veta. Di gjem e di çika, vetë i gjashti. Ma mirë osht me pritë.
Me lipë me të drejtë, Hasani e ka marë hisen e vet. Kur diç Plaki, aidul i fitum. Dy miljon e xhimsë “pllata”. Nimend e la shkollën njo dhetë ditë – ngaj këndej, ngaj andej – po e mbushi xhepin me pare. Atina pi shkon vaj, se ka qillu i vetëm. Hajdari në Suedi, Orhani në Gjermani… Hajdari s’ po mujtët me ardhë, Orhani, s’ po do me ardhë… Hajdari shkrun kaniherë – herë Hasanit, herë motrave – Orhani s’ ndihet i xhallë… Mbarre me thonë, po Orhani osht veç për hise… Ndashta mbanë ymyt që vjen edhe e shet hisen e vet, po gabohet. Plaki jem, tek se e ka dajtë Hasanin, dhe letrat ia ka çu Hajdarit, ai e ka lone amanetin e vet: që n’ atë shpi fjalën e mbramë e ka Hajdari. Shka te thoje Hajdari, çajo bohet. Zotni Sabrija osht xhallë… Sabrija i Rahovicës… Ai s’ di sa herë i ka shkru Hajdarit letër dhe i ka kallxu se shka duhet me bo…

21. Të vjedhësh shtëpinëtënde

Nena Plakë, drita pastëka osht, thojke: “Ajo shpi që vidhet pi mbrenda familjarëve nuk shef dritë të bardhë.” Ku me ditëse ajo hajni do të përplaset edhe në shpinë teme?
Atë verë që e martum Hasanin, Orhani hala ishke në Preshevë dhe flike në odën e vogël, me neve, pleqt. Atë odën qetër, të madhën, ja patëm lishu Hasanit dhe Qorrdelikës. Ama, hala pa ja pi kafen e sabahit, e pamë që na kishte hi xhapni në shpi. Ni xharpën katran i zi,që nxirrke pi gojës veçse jargë edhe helm.
I pari që e kërkoi dhomin e saj ishke – Hasani. Gjali jem. Ai u dashke m’ u çu herët në sabah, me i lajtë sytë, me u veshë, me dalë në punë, edhe ato, pa ja prish xhumin asaj zhallogës.Ajo u dashke me flejtë teri në drekë.
Ani edhe kur vike pi shkollës Hasani, ajo i xhojke punë. – Hasan, premi do dru. Hasan, palomi teshat. Hasan, fshimi kundrat, se do të shkojme te “nana”. Thua ti se ajo “nana” e saj s’ ishke gruja e Bishbishit, po mbesa e Halil Agës. Ani ai ja bojke krejta puntë e, tovona, e mirke kizën e dilke në bahçe. Kaniherë prejke rrema për dhentë, se Hajdari na pat lonë tridhet e sa copa… Kaniherë e ndreqke gardhin… Kaniherë e prashitke vneshtin…Shkojke gjali e prashitke, prashitke, prashitke, teri sa vike vakti me ardhë te shpija, m’ i ndërru teshat… Se s’ bojke pa shku te “nana”… Mramje për mramje u dashke Hasani m’u “prijavitë” te nana… Ani prap u çohke herët, dilke në kodëre punojke teri sa vike vakti me shku në shkollë…
Hiç ma i mirë s’ ishkeOrhani. Edhe ai, si ajo zhalloga, nuk e prishke xhumin. Ҫohesha unë, ia bojsha gati përsheshin me tomël, ani e thirrsha.
“ Ҫu, o gjalë, se shkoi Hasani,” i thojsha. Ai e hajke përsheshin dhe prap u kthehke në krahin qetër. Tovona hishna prapë dhe e lutshna. “ Ҫu, o bir, se shkoi Hasani. Shko edhe ti e ndihmoj pak.”
Mazallah, sikur s’ i kisha dhonë përshesh me tomël, po helm.
“ Qe, sa budallë,” thojke. “ Edhe ti si Plaki. Nuk të rrihet pa ma prish xhumin.”
“ Po, çu, more pondlavec, se boll ke flejtë. Si s’ po të vjen keç për vllavin tond.”
Menxi se u çohke. Shkojke keshe me punu, po as aqe nuk punojke. Dikur, kur kcejke dielli përmi shpijën e agës Durak, Hasani zhdripke n’ oborr e u boke gati për punë.
“ A erdh, more, ai Dushani?e pvetsha.
“ Erdh, oj nonë, erdh. Po ma mirë mos me pasë ardhë.”
“ Po pse, o gjalë? Ai osht ma i fortë se ti. Nondëdhetë kille burrë.”
“ Ai, me ardhë, po vjen, po punën s’ e ze me dorë,” thojke Hasani. “ Punon ni kashore, tovona – faf – e xhunë shatin. – Valla, Hasan, u lodha. – Po qysh u lodhe, more? Mos je i vogël, mos je i smutë, mos po të dhemb krija? – Jo, jo, po u lodha.”
Shka bon njeri me atë hu gardhi? Ato Allahi e ka jaradisë kryetrashë. Me ja pre atë kryen e madhe, i del qetra.
Ҫasi malli oshte edhe e bija Bishbishit. O, pasha natën e vorrit, ma terbiesëz nukka në dynja. Ani ajo mirë ma bon, se e bija e ni Qorri osht, po edhe Hasanit ja ka lidhë gojën. Mere me mend,Hasani mer “pllatë” muj për muj, po kurrëniherë, ama kurrëniherë, s’ e ka nxerrë kuletën e me thonë – na, oj nonë, niqind banka e shko shifi çikat, se edhe ato i ke evlatë. Mazallah…
Ni herë, kur m’ i kish çu Hajdari do pare, të dytë i zuni ngërçi. Une, po, i mora paret dhe i shtina ndër hasër. Erdh vakti mu martu kunati i Halisës, asaj që e kam në Miratoc. Ama as Hasani, as ajo, s’ po dojnë me shku në darsëm.
“ Po pse s’ po shkoni, more bir?” po e pves Hasanin.
“ S’ kena pare,” tha. Me çehre. Thu se ja kisha vra babën.
Une mo plakë, s’ kish qef me shku, po ata ishin të ri – dhe s’ po dojnë me shku… Nona mos koftë… Meniherë më shkoi mendja qetërkund. Ai gjal që u martohke ishte- kunat i çikës teme. Herëdo, kurdo, ka me ja zonë kriet Halisës. Sillu, mbështillu, dikur i nxora nimi banka dhe i thash Hasanit.
“ Na këto nimi banka e bleje ni hedije për nusën. Këto pare m’ i ka çu Dani për halle të mia, ama po t’ i jap që ta rujmë ftyrën. Shkoni në darsëm, se do na keshin dynjaja.”
Po syni i untë mos koftë! Si e pa që ja dhash gjalit nimi banka, erdh vakti edhe për ato qerat… Ato ditë Hasani u dashke me shku në Kumanovë me dhondrrin e Fajës. Se di shfarë pune kishin… Çeshti dolën edhe do halle qera dhe e bija Bishbishit po më thot:
“ A, none! Ami edhe njo nimi banka, se p’i duhen Hasanit m’i ble çikës dishka…”
Eh, shkunë edhe këto, mendova. Ni herë darsma, çeshti çika. Shkova m’ i marë paret, poHasani e pa që u nxina në ftirë dhe më tha të rri aty ku ishna. Asaj i tha – kshire punën tonde e mos lip pare.
Kur e pash që po m’ i marin, ia dhash Plakit, se Faza e ka pasë ni të mirë: kur e ki lutë për dishka, ta ka mbajtë fjalën.Tovona, krejt paret që m’ i çojke Dari, ia lisha atina, se fundja, ato e kishna burrë.
Do t’ ju kallxoj dishka. Mos ia diktoftë e bija Hasanit ni dinar, se teri sa t’ iamare e t’ jav çoje atine maxupëve të vet, ajo nuk bohet rahat.
O, i Madhi Zot, veç ti i merr vesh keto punë. S’ kom pa kurrkund çasi batakçeshe. Tesha, tesha, tesha – e ka ni vagon me tesha. Pasha Zotin edhe pasha evladët, asni llaf s’ e kini rrenë. As në Suedi s’ kom pa çaç tesha. Ata raftet e medhej, ato vitrinat, i ka ngërç. Turli turli fanulle, turli turli jeleki, turli turli fustani… Muj për muj, kur vjen vakti i “pllatës”, ajo, si mos ta bleje ni fustan – shashtriset. Edhe hiç – as që bon kabull me pvetë… Ani ndashtë, se une jom plakë, po kurrë nuk ju shkon mendja me rujtë ni dinar, se nesër bien në zor… Jo, jo… Ajo dinar s’ i le Hasanit… Si ta marre “pllatën”, turret m’e i ble nonës vet, babës vet, motrave të veta… Për ni javë ditë ja bon ”pllatën” rrush e kumblla…
Ni herë pat ardhën Osmoni n’ sylah. Jena unxhë ndër arrën e agës Idriz e po bojna muhabet… Po kajna dert… Ajo zhalloga, pra, po shkon kah shpija e re… Keshe memarë dishka… Plaki jem, po, u konë tuaf njeri… Gjithmonë ka folë ashiqare…
” Shka po thu, o Orhan,” pe pvet Orhanin… Keshe po kanë dert… ” A p’ e sheh, babës? Po shkon me mbushë shishen me zejtin e me ja çu Bishbishit… Kjo gru sikur s’ osht martu me vllavin tond, po ka ardhë me mledh porez… Ditë për ditë i mbushë strajcat e jav çon atine të vetëve…”
Asaj i doxhi,se meniherë, sahypiPlaki në kodër, shkoj dhe p’e pvetë Orhanin.
“ A, Orhan, mos të tha baba dishka?”
Ai edhe i kallxoi. ” Çeshtu e çeshtu më tha.
Edhe Orhani i poshtër. Keshe po bon hyner. Ma mirë të mos i kallxojke, se për pak që nuk na i nxori sytë. Krisi potera.
” Ev, kush jini? Pse duhet me ju pvetë,” po thot. ” Nëse më teket m’ i çu dishka nonës teme, nëse më teket m’ i çu babës tem, nëse më teket m’i çu vllavit tem, unë nuk marrleje pi juve… Une i thom Hasanit – çekaç çekaç sende p’ i duhen babushit. Ҫoja te shpija… Dhe Hasani ja çon e ju – hiç nuk mirni vesh.”
Ҫekto punë na kanë rrasë nëpër lluga… Me ato molla e dardha e mushmulla që i kena mbjellë kokërr për kokërr, po duhet ta mbajmë xhallë Bishbishin dhe ato pelat e tij…
Ani ndashtë… Shka të doje Hasani,le të boje… Po krejt kojshitë e kanë marë vesh që ai nuk ka pru nusepër me u bo shpi, po e ka pru ni hajdut që po ja plaçkitë shpijën… Ҫe tetë vjet që po na repë… Hasani keshe osht dajtë pi neve, ka maru shpi, e po shet mend se e ka bo me parete veta, po ajo shpi osht bo me xhepin e Fazli Leshkuqit… Me paret e dhenve që ja pat falë Plakit Hajdari dhe me paret e mushmullave që vjet për vjet ia kena shitë zadrugës… Katërmi, pesëmi kile…
O, Allah, sikur në paç sy me pa, nuk e jaradis edhe ni qetër si ajo terbiesëzka. Po bohen tetëvjet që ajo nuk prek fshisë me dorë. E ka bahçen përpara derës, po kurrë s’ e mbjell ni spec a ni patlixhan. Në koftë se dal une, plaka, dhe e mbjell ni kepë, mirë… Jo, jo, ajo kurrë nuk del në bahçe… Kurrë s’ e mbjell nis spec… Ajo, m’ u konë në Gjermani, s’ kish ndejtë ni sahat mrenda.. Veç me kërku ka qejf… Si nona,çashtu e bija…Po nona vet osht burrneshë… Kur e thot ni llaf, mendohet mirë… Kjo osht ni teneqe që s’ e ka shoqen… Se të shanë shkamos, hiçs’e ka gajle… Ama se jom vjehrra saj, ama se une e kom rritë Hasanin, pesë pare s’ i jep… Se mos ka pa kulturë ajo surratkusia? Shop, si ato shkinat e Bugarisë. Ku ma xheti kullturën ajo që osht rritë në mahallë të maxhuipëve?!..Çaty me maxhupkat ka ndejtë… Kur vjen ndoni maxhupkë në mëhallën tonë,mbytet tue marë në grykë, tue përqafë…
Kuku, loçkë Allah…P’e marr maxhupkën në gryk!… Ni ditë me veshë ni teshë e mos me e lajtë, ditën qetër i vjen era maxhup… Kur ti avitesh ngat, ta ze frymën… Ҫat nafakë e kish pasë Hasani… Ani edhe ato të voglat, të bijat, qelben… Si nona, çashtu dhe të bijat…

22. Prona

Tozoviqët – pishkijeve të Preshevës – jonë konë ma të pasmit. Ata kishin ardhë në Preshevë kur kish hi Serpi i Parë. Të katërt vllaznit – Uroshi, Toza, Nikollaqi edhe Sima – i kanë pasë shpijat në çarshi, po jo ngat njoni qetrit. Uroshi e ka pasë shpijën te Mahalla e Shehalilëve, pak ma nalt se shpija e Stojadinit,Toza e Nikollaqi e kanë pasë në Ҫarshi, kurse Sima pak ma poshtë. Uroshi xhallnojke me dru.Atina i kish pasë dhonë Krali mal dhe shitke drume metra. Gjith verën e lume, shka mer pi Shin Gjergjit e teri në Sh’ Mitër, gjemt e Uroshit bajshin dru. Bon vaki që kanë edhe argatë, se shqipën e folin bilbil.
Toza e Nikollaqi kanë jetu bashk. Përpara se mehi Gjermani, ata e kishin pasë maru kafën, ku jo veç shkiet, po edhe shiptaret shkojshin me ndejtë. Une s’ i kom njoftë pleqt, se ata kurrë s’ kanë ardhë te na, po ata të rijtëi njof. Jo se Faza ka pasë kushedi çfarë jaranie, po Stança, gruja e Stojançës,Stanija e Millojkës dhe Julka e Bocës e kanë pasë zakon mezi reçel qershie. Ato njiheshin meFazën dhe, hala pa u pjekë qershiat, i kallxojshin sa kile i dojshin bashkë.
Tovona ikën pleqt. Niherë vdiç çiça Sima, ma vonë Nikollaqi dhe, në fund, Toza. Për Uroshin s’ e di kur ka dekë… Veç vërsnikët e burrit Plakit tem jonë xhallë… Bocja, Stojança, Millojka…
Ai Millojka i ka tre gjem. Tozën, më doket, e ka në Preshevë… Agje po punon diku, në Tasjan. Branki e ka marë ni maqedonkë, po nuk e di mirë ku jeton, në Kumanovë apo në Shkup. Edhe Miqa ka ikë pi Preshevës. Ai e xhujti prefesorin me allti dhe për pak nuk e mbiti në vend. Ҫeshti po jeton në Prishtinë… Kafën jav ka marë hyqymeti, po vneshtin edhe plemet i kanë hala.
Veç Millojka dhe Bocja kanë metë në Preshevë.Julka, gruja e Boces, osht shumë e mirë. Ajo nuk i dojke pleqt. Edhe Stanija deri diku. Ajo ma e mira u konë Stança.Stança i ka di çika dhe ni gjalë. Njona pi çikave ka ikë për ni shofer dhe sot jeton në Bujanovc. Atë qetrën, ma të heshmen, e ka dhonë në Kumanovë. Edhe ajo e ka marë ni plak. Shkijet nuk jonë si na. Ata, kur i martojnë çikat, nuk e vrasin menden për pare, po për xhallnim. Edhe Momja osht martu. Ai më doket e ka mare ni gru pi Vrajës dhe javë për javë vjen në Preshevë. Nuk e di shfare pune ka, po kaniherë shkon edhe te Kisha. Aty e kanë shti në dhe baba Nazën. Ajo u konë shumë gru e urtë.
Ni ditë, tuj ardhe te shpija jonë, Halisja dhe Qazimi e kishin zatetë Momirin në xhade. Edhe ai, po edhe Halisja, e kishin njoftë njoni qetrin. E ish ndalë e kishin folë pak. Më kishte çu selam.
“ Ani shka bonët me vneshtin, plemet edhe arat?” e kish vetë Halisja.
“ Hala s’ i kena shitë,” kish thonë Momja. “ Ju, shiptarkat,jini ma të mira. E marrni ni burrë dhe s’ lipni ara e livadhe. Motrat e mia s’ jonë kail as pleshtat me m’i dhonë.”
Me folë drejt, as adetet tona nuk jonë të mira, se edhe çikat jonë evlatë të të Madhit Zot… Edhe ato duhet me pasë hise… Mos paçin të drejtë për hise,ato duet me pasë të drejtë me shku në familje e me ndejtë teri sa të shmallen me farefisin.
Shkijet kanë qera adete… Ҫika, kur po shkojke nuse, shka pi bike me kanun, po e mirke me veti… Ҫeiz, fustana, kundra, makina me kepë, bile edhe traktor me punu token.
Ni ditë, erdh Millojka me ble arra dhe u unxh te arra agës Idriz. Une, edhe, ja poça kafen e pe pves – qish osht Stanija, qish osht Desanka, motra vet, qish jonë gjemt, kur atij iu prish ftira.
“ Me Desankën jom prishë për jetë,” tha.
“ Qysh ashtu?” i thash. ” Po ti Desankën e ki motër?”
“ Valla, motër e kom, po s’ du me ja pa sytë,” tha Millojka. ” Ama gjemve të mi nuk jav marë të drejtën me dashtë, se e kanë hallë. Po mue më ka repë teri sa shkoi nuse.”
“ Ajo ndashta të ka lipë shka i ka i bje me kanun,” i tha Faza.
” Ajomori shka deshti dhe mo nuk hinë në shpijën teme,” tha Millojka. ” Vjen kaniherë në Preshevë, po shkon te Stança, nusja e axhës Simë. Te unë s’ guxon me ardhë, se m’ i ka marë dimbdhet miljon dinarë.”
Shkijet i kanë adetet e veta. Nena Plakë, rahmet i pastë shpirti, u konë shumë e ditme dhe ka jetu 112 vjet. Ajo thojke se adetet tona kanë dalë pi Sheriatit dhe s’ mujtët m’ i lujt kurkush. Mue, kur um kanë hipë në kerr, baba Shaban s’ um ka dhonë kurxho.
Për çato thojke Nena: thmia që len në martesë të pakanun, nuk mer kurxho. Sa për shembull p’e marr Hasanin. Hasani i ka di çika dhe ni gjalë me ni gru qetër… Ai gjali nuk hi në hesap, se Hasani e ka me ni gru qetër. Pa e ditë xhindja e shpisë që Hasani osht i martum dhe gruja tij e ka ni gjal, kurkush s’ e shtinë në hesap. Ai gjal, edhe me konë me yll në ballë, nuk merr kurxho. Ama nipi po… Nipi, po du me thonë, gjali gjalit, edhe në koftë kopil, mujtët me hi në hise, po duhet me konë i derës mirë. P’e zomë, gjali çikave të Hasanit s’ ka shka lipë në oborr të Fazlijës.
Çashtu thojke Nena.Gruja nuk hinë në hise as te baba, as te burri. Kjo ndashta nuk osht e drejtë, po kështu osht adeti jonë: une s’ hi në hise as te Faza, as te baba jem.Ato punë nuk shkojnë me të kojtme, po me kanun. Krejt gjemt me dalë fare e niçind çika me pasë dalë pi ni dere, asnjona s’ ka të drejtë m’ u përzi në trollin e familjes. As ato, as bijt e bijat e tine. Nena thojke: Gjali i çikës nuk viret në shkop të dajës. Gjali, kur i mushë pesëmdhet vjet, hinë në rendin e burrave të shpisë…
Une nimend jom ma plaka në oborrin e Fazës, po nuk kom të drejtë as me marë, as me falë.Edhe Hasani jem mujtët me thonë se ajo shpija e vogël, ku i kom pjellë tre gjem e di çika, osht e tija, po përderisa t’ i kom edhe di gjem qerë, dhe – përderisa ata jonë shnosh e mirë – mue kurkush nuk mujtët me më nxerë pi hises së gjemve. Une shkova në Preshevë si çikë e re, çati i bona shtatë evlatë, çela gropa e mbolla fidane, po atë ditë që e përcolla Halimën edhe Halisën, ju thash se – as te burri, as te baba, nuk kanë hise. Ҫashtu ka thonë Nena Plakë, ajo që ka ërrnu 112 vjet dhe e ka ditë Kuranin hezber…

23.“Dodatkat”

Ni vakt, teri sa s’kishke thmijë, kurrë s’ e kishna ngu Hasanin mei përmend “dodatkat”. Ama e dishna se shka osht ai llaf, se më pat kallxu Faja. Secilla familje që e kishte ni thmijë të vocërr dhe jetojke në shpi të vet, mujke me marë ”deçji”.S’ishin shumë pare, njo 300 banka, po Hasani s’ dojke me ja lonë ”dërzhavës”.
Me çat mende, sa i lejti ajo e madhja, meniherë i mbushi letrat dhe ja la atina njerit që e jep ”pllatën”. Po paska shku dikush pi kojshive dhe paska thonë se Hasani nuk osht da pi Fazës.
Nuk shkon shumë dhe ata ja ndalin ”deçin”. – Po, pse, o shokë, kështu? – Se s’ mujtesh me jetu me babë e me nonë, edhe me marë deçji. Ku je tuj jetu? – Ҫagje të Kajallarët, ju kish thonë. – Po qish po jeton? – Si krejt dynjaja. E kom maru ni shpi, ja kom çitë kulmin dhe po pres me regjistru. Po ajo punë do vakt.
” Edhe kjo e jona do vakt,” i thojnë.” Po ti, në dash m’ i marë ato 600 banka, duhesh me fotografu shpijën e me na pru fatografitë. Ni herë fotografitë, e tovona edhe vërtetimin për atë copë vendi që ta ka dhonë baba.”
Erdh Hasani te shpija dhe i kallxoi Plakit. Jo, ajo punë s’ bohet. Une i kom edhe dy gjem qerë. Hala s’ jeni martu, që unë ta daj shpijën.Tovona, njoni osht në Suedi, qetri në Gjermani. Punë që s’ bohet…Ato dhe s’ ishin paretë mëdhaja. Po Hasanit sa i duheshin për ato pshurrçet e vogla, çaç i duheshin edhe për ato lingurkat e Bishbishit.
A po bohen qametet, po bohen.Shka s’ ithojke gjalit, shka s’ ifolke, shka s’ e shajke. – Au, po do m’ u bo vëlla me mue… Au, po do me nxerrë tapi me mallin tim… Au, po do me çitë shpijën përmi veti…Teri sa u lodha dhe i thash ni ditë:
” O, njeri. Ky osht gjali jot. Nuk po të lyp ma shumë se 200 metra vend. Jepja ato të mallkume dhe ne ta theje çafën në shpijën e vet. Na në shpijën tonë, ai në shpijën e vet. Copë mi copë ne të bohet, se nuk p’e du mo këtu.”
Jo, nuk u bo kail. Ai nime i pruni ato veglat për me fotografu shpijën, po desh u bo qameti. Ma sëmrami, e çitëm keshe mas dore dhe e harrum atë punë. Shka mujshna me bo? Me ditë me shkrujtë – jo. Ai e pat maru atë virone shpi dhe unë s’ mujshna me thonë që s’ e kom evlat. Fundi fundit, ai, n’ dash me punë e n’ dash pa punë, interesohej për atë vend. Se natë për natë shkojke te Bishbishi dhe ai ju pat bo babë. Ai e msojke.
Nejse, s’ e di qish ja boni, më doket i ndihmoj Faja, burri Halimës, dhe e ndrçi punën e “dodatkave”. Edhe për ato maxhupkat e vogla, edhe për atë qetrin. Ai çeshti duhet m’ i mbush di vjet.

24. Kush enisi e kush e mbaroi
Me i ngu llafet e asaj rrokaçës, Hasani e ka maru shpijënme kredit.Mekredit. Për hesap temin, me kredit a mer rena, kurkujt s’ i ka mbetë hatri. Shiqir që ia çiti kulmin.
Po une e di pak mâ mirë se kush e ka nisë e kush e ka bitisë atë shpi dhe, pasha të Madhin Zot, Faza ka pagu ma shumë se Hasani. Pi kahit i nxora këto kumlla?
Pi kryes teme. Pikësëpari, Hasani nuk ka blejtë gurë për atë shpi dhe kur e ka maru cokllënka marë pare hua. Ai ka shku te Halisja në Miratovc dhe i ka marë 1000 marka.Halisja osht xhallë… Qazimi, burri saj, osht xhallë…Me ato pare ka blejtë çiment dhe e ka shtru cokllën…As zallë nuk ka pasë nevojë me blejtë, se Plaki e pat nxerrë ni vagon pi pusit të agës Can… Edhe Hasani i ndihmojke, po Plaki e nxirke e ja mblidhke para derës. Tovona e lanë cokllën me u tha. Ni vjet ma vonë e forcun edhe ni herë dhe e çun përpjetë, teri sa e mlunë shpijën… Plaki jem i pat shitë dhent që ja pat ble Hajdari dhe ja ka dhonë paret që duheshin… Bile në sytë e Bishbishit ja ka ngjehë… Tridhetmi, katërdhetmi, pesdhetmi, xhashtdhetmi banka… Ai Bishbishi s’ osht i keç, po e ka pa që Hasani osht duduk dhe po e rjepë sa po mujtët…
Erdh vakti m’ i mledhë mushmullat. Me t’ i marë paret e mushmullave, Plaki blejti zahire për dimën dhe ja dha Hasanit ato 1000 markat me ja çu kunatit të Halisës. Shkurt, ajo shpija ku po fle Hasani me ata rriqnat e tij,osht shtru me djersën e çeksaj Plakës dhe ati rahmetliut që pat mbjellë e i pat shartu ato mushmullat njo për njo, si kokrrat e tespihëve.
Tovona shkoj e lipi kredit. Ni miljon e katërdhetmi banka. Ni ditë, Plaki jem i tha me të urtë.
” O gjal! Azizi m’ ka thonë që s’ ka vakt me të pritë teri sa t’ ja çojsh paret e cokllës. Me më ngu mue, meri paret e çoja Azizit. Leje ni herë shpijën, se nuk jena përjashta. Shko ma vonë e jipe atë provimin e ”dërzhavës” e mos të ngasin këta çenat, se po vijnë do qerë me shkolla ma të nalta.”
Po mos kofsh plak, se kurkush s’ ta ngon llafin. Hajt, more, se punën e kom të mirë. Kurkush nuk ma mer.
E i mer ato pare dhe shkon i godit qeremidet. Hasani, pra. Se shka bon me ato qerat pare, nuk e di… Do ditë ma vonë shkon e i godit edhe cigllat… Plakit i tha se ato shkojshin ka xhashtë banka copa, po ato kishin pasë shku ka nimbdhet banka..Tulla të mira, të pjekme hazër…
Tona s’ un pi pagun, se xhimsën a tre çerekë të atij krediti ja kish dhonë Bishbishit hua. Ka ardhën vakti me i marë tullat, po ai s’ po ka me shka me i marë. Pak kish dhonë, po qera s’ po ka…
E erdh Bishbishi keshe me ndejtë dhe i kallxoj Plakit.
“ Po ti, be gjalë, a je në veti?” i tha Plaki. “ Pse nuk p’i merr tullat?
“ Valla, bre babë, s’ po kom maqinë. Ҫashtu osht puna.” i tha ai teveqeli.
“ O, gjalë,” i tha Faza. “ Hajdari punoj di vjet dhe me ato pare m’ i blejti delmet.Çeshti dhent i kom shitë dhe paret i kom në xhep. Po ti jap njo 60 mijë banka e shko meri tullat dhe qireçin që po të duhet… Ama paren s’ po di me rujtë…”
Plaki, po, vishej trashë. E ka pasë adet me shtrëngu barkin. Shkoi në odën e vet, i nxur paret që ja kishna keqë në shokë dhe aty, në sytë e Bishbishit, ja ngjehi xhashtdhetmi banka. Veç dymdhetmi banka i mbajti për veti.
“ Eja, o bir këtu! Ҫe pesdhetmi banka për mi pru tullat. Ka nimi banka traktori. Ҫe edhe kto qerat për qireç… Shko e paguj e mos rri borxhli.”
E shkoi dhe i pagujti. Njo tremi banka i kishin tepru e ja solli Plakit.
“ Jo,” i tha Faza. “ Une t’ i kom dhonë me mbaru punë. Si t’ jesh burrë, m’ i kthen kur t’ i bojsh bashkë, se i kom rujtë për vdekë.”
“ Hiç mos ki gajle, babë.”
Çeshti po thot – baba s’ um ka dhonë kurxho.
Po ato paret e mushmullave që i mirshe vjet për vjet, more nursëz? Ka ni miljon, ni miljon e xhimsë, kush t’ i jipke?… Se bleje tesha e hedije për Qorrdelitë, nuk të ka faj askush…Edhe ato qerat, shka të teprojshinpi arrave e pi vojsave, i hajshe me Qorrdelitë… Ai babës vet asni teshë s’ ia ka blejtë pi pareve që mirke nga mushmullat… Edhe kur ia ka blejtë ndoni trikë, ja ka blejtë me paret e Fazës… Pi babës vet, ama, ka marrë pare të gatshme…
Tovona, Plaki i ka mbajtë me bukë, me yshqyme, me krejt. Kurse gjali jem, sa e mirke “pllatën” ja rraske Bishbishkës te cicat. O, pasha Zotin e pasha Hajdarin,sa i keni pa ju ato pare, aq i ka pa dhe Fazë Leshkuqi.Ama hallkit po ju thot se ja ka kthi babës vet. Për çato e kom pvetë Bishbishin.
“ Ore Bishbish! A ja ka dhonë përpara syve tu?”
“ Po, nusja agës Fazë. Ja ka dhonë.”
“ Ani a shkoi Plaki në sobën e vet? A i nxur paret pi shokës? A ja dha dinar dinar?”
“ Vallahi, po. Une s’ e di shka po dërdëllis ki dhondrri jem.”
Ҫasi burri osht Hasani. Ia hongër Plakit pesdhetmi banka dhe kurrë s’ ia kthej. Ama s’ ka me jav pa hajrin. As atyne, as atine qerave. Se u lig Plaki i ngratë, pa pritë e pa kujtu, shkoi për kontroll, dhe të nesërmen dha shpirt. Shkoj si mos me pasë konë, pa na shti në zahmet. Kur ja hoqëm shokën pi trupit, ia xhetëm dy miljon e pesdhetmi banka.
E pveta ni ditë:
“ Shka ju bone, bir, pareve të babës?”
“ Shka kom me ju bo,” më tha. “ E shtina babën në dhe.”
Shka të shtoj ma tepër? Vidh gjali jem, vidh gruja e tij. Të thush se e harxhoj ni xhysë miljoni, hajde, hajde… Të thush se e harxhoj ni miljon, hajde, hajde. Po ai miljoni qetër ku shkoj? Ish nifar Qemali në Suedi, shumë gjalë i mirë, e më kallxoj se as agje nuk shkojnë çaç pare, jo mo në Preshevë.
E çashtu…
Ai rahmetlia kish pasë pare edhe me shti në dhe, edhe me martu Orhanin. Dy miljonë e shtatdhetmi banka i kish pasë. Dy miljon e shtatdhetmi banka ja dhash Hasanit. Me e shti në dhe u dashka në miljon. Ҫashtu tha… Po une kom marë vesh që as në Beligrad nuk osht çaç shtrejt. Shyqyr Zotit, na jena mysliman dhe xhenazen s’ e shtina me sandëk. Po harxhe ka… Hoxha duhet mu pagu… Temxhiti… Ai njeri që e çel vorrin.. E ku ta di qetër… Për çato e kom unxhë kriet e po shuj… Ishalla jom gabim, o Allah…
Ni ditë i pështoj goja e m’ tha se ja kanë marrë hua 20 mijë banka. Ni Allah e di se sa ja kanë marë, po mua më tha nizet.
“ Hallki jonë bo ustaha,” më tha.
“ Po, pse, o bir,” e pveta. Jo dhe pa sebep, se Faja ka pasë me ja kthi njo tridhetmi banka, po hala s’ e pat shitë shpijën në Miratoc. Andaj e pveta: “ Po Faja a t’ i ka dhonë paret?”
“ M’i ka dhonë,” tha. Edhe shtoi: “ Faja s’ e do borxhin, xhanëm, po vjehrri m’ i ka edhe njo nizetmi banka.”
Ai tha “nizetmi banka”, po Allahi e di se sa. Edhe ai Pinxha – se ashtu e thirrin Hakijën, edhe ai ja kish marë njo shtatdhetmi banka. Jo për veti, keshe, po për ni shok…As ai nuk ish tuj ja dhonë…
Njeri e pvet veten – a ka mend ai gjali jem?
Une jom krejt e pashkollë, ani e di se ku osht banka. Po ti, more budallë, po ti more teveqel, meri paret e shtini në bankë. Jo, jo ma mirë osht me ja dhonë vjehrrit dhe dajallarëve të grujës. E keçja osht se Hasani osht krahthatë e nuk osht i zoti as me u rrehë. Ja shkulin arrëzën e fytit ata borxhlitë e tij.
Na, shiqir, jena mirë. Nuk po hekim zahmet. Veç me pare të mushmullave jesim xhallë. Krejt idaren e kena pi pemëve. Bile po na teprojnë. Ama ato “pllatat” e tij po shkojnë fulluduq… Krejta po ja ha ajo lara e Qorrdelive…
Jo, çeshti që ka dekë Plaki, duhet me dajtë kripën pi sheqerit. Me paret e mushmullave duhet të blejna yshqim, po ato qerat duhet m’i shti në bankë… I keq apo i mirë, Faza m’ ka pasë dhonë pare… Une, me pasë deshtë, ja kisha dhonë njo nizetmi banka dhe qerat i kishna mshehë. Se mos e dishin ata ku i rujke paret Plaki?.. Ama une kom me dekë dhe nuk e du hajninë… E me çu si qysh ka dhonë Zoti, s’ u dash me jav dhonë as nimi banka.
Atë ditë që shkoj me ma ble biletën, ja dhash shtatmdhetmi e pesqind banka.As ni dinar s’ ma ka dhonë pi pareve të veta. Hajdari, gjali i madh, ja kish çu paret për shpirt të babës, ata – me paret e tij – blenin hedije. Qylexhi i madh osht gjali jem, bashk me atë Ruskën e Qorrdeliajve… Paret e Fazës i rrasi në xhep, se kish mbetë pa pare, po shtatdhetëmi bankaja kish dhonë Pinxës.. Ama kom me ja thonë kur të shihemi… Ti je bo çivixhi i madh, do t’ i thom. Ҫashtu qysh e ki nisë, qashtu do ta bitisësh. Une s’ kom nevojë me ma kallxu oborrin tem ajo gologuzka, se këtu kom punu katerdhet vjet.
Edhe do t’ i thom:
“ Ti, m’ u kon gjalë si krejt gjemt e botës, ma nxerr knizhicën e bankës e më kallxon sa pare i ke shti në bankë. Une nimend s’di me kndu, po ka xhind që më kallxojnë. Shumë ashiqare do ta pves – shka ju bone pareve që m’ i la baba? Ku jonë paret që po t’i çon Hajdari për mue? – I kom shti në bankë. Ani bjerma knizhicën. Si ta shof që po leh ajo tërplotja, do të shkoj drejt e në Polici.”
Pak para se m’u nis në Suedi, më thanë se Faza, rahmet i pastë shpirti, ish anku shumë në mue.
“ Pse, shka paska thonë?” i pveta.
Ai rahmetlia, kur paska qillu në katër sy me Hasanin, keshe i paska thonë:
“ Mos e ngo nonën, babës, se nona jote më shtike me u përla me juve.”
Si t’ ia ket mbajtë goja Plakit tem m’i thonë edhe çato fjalë, jazëk i koftë edhe agje ku osht. Se njeri që i thotë vetvetes mysliman nuk bon me dalë përpara Zotit me rrena. Po une e di mirë dhe jom shumë e sigurtë, se ata veteë e kanë kurdisë atë rrenë, që t’ ma ftofin zemrën e t’ um përzonë pi shpijës. Tamam sikur m’ kanë përzonë edhe ni herë përpara… Po per atë punë ju kallxoj ni herë qetër. ( vazhdon)
Shënim: Autorja e këtyre “rrëfimeve” u lind në vitin 1905 dhe vdiq në vitin 1998. Ajo nuk shkoi kurrë në shkollë dhe nuk mësoi kurrë ta shkruaj emrin e saj. Në rrëfimet e saj, dëftonte për njerëzit me të cilët i kishte ndarë hallet e përditshme.
Të gjitha “përrallat” e saj janë dëftuar në një shqipe që është folur në vitet 70-të shekullit të kaluar dhe të cilat i kam i inçizuar në kaseta të manjetofonit.Kjo është shqipja që fliste një nënë shqiptare nga Lugina e Preshevës. Duke i shkruar ashtu siç m’i dëftonte me gojën e saj, kam shpresa se po e shpalos një histori që ka perënduar në shekullin e kaluar, por një pjesë e personazheve janë gjallë dhe mund të mësojnë diçka mbi sjelljet e tyre.

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi