SHPËRNDAJE

 
Me ta kallxu serin, edhe te na osht bo mirë. Ai Bishbishi, pesëdhetë vjet burrë, ka nimi e xhashtçind banka p’i nxjerr në ditë. Gjithë verën e gatë ka punu me ni “majstor” dhe ka nxjerr pare. Ai “majstori” shumë e respekton. Gjithë ditën përzinë “malter” dhe ja afron ati “majstorit” me kolicë. Ama edhe fiton: nimi e xhashtëçind banka në ditë.
Bishbishi nuk i tutet punës. Ai osht plak, vërsnik me Lazin, vllavin tem, po punëtor i madh. Nimend osht plakë shumë, ama punon, po nxjerr pare. Edhe penzí po merr, edhe pare po fiton. Atë penzionin s’ e ka shumë të madh, trembdhetmi banka, por kur jav shton edhe ato nimi e xhatçind bankat që mer në ditë, bohen bajagi shumë. Nuk po rri badihava Bishbishi, jo.
Nena Plakë, rahmet i pastë shpirti, thojke – badihava puno, badihava mos rri. Ҫudi, pra: Orhani jem osht gjalë i ri, qe shtatë a tetë vjet ka shku në Gjermani, po gjith ditë endet me dur në xhepa. Me pas ndejtë në Preshevë, ai, me ni magar dru kish mbetën xhallë. Jo mo të hinte te ndoni ustah e të punonte si kovaç. Katërmi banka po shkon metri i druve. Po ai s’ po bon kabull me u kthy te shpija.

26. Brenga
Orhani osht shumë tuhaf. Me e marrë me të mirë, knaçesh me to. I urtë osht thivi, nuk idhnohet lehtë. Me e marrë me të keç, prishesh për dhetë dakika dhe nuk ndreqesh kurrë në jetë. Atëherë e mshelë ojën dhe nuk ja nxjerr llafin as me dana.
Une e nguci kaniherë, po me mue nuk ka huje.
“ Po pse, o bir, s’ pe xhonë ni gjermankë?” po i thom. “ Ti p’ e shef që kta s’ dojnë me ta zonë ndoni nuse. Xhoje, nonës, ni gjermankë e bjere në Preshevë.”
“ Jo, oj, nonë. Gjermankave s’ ju pëlçen Presheva,” më thotë.
“ Po pse s’ ju pëlçen, o bir?”
“ Se jonë kurva. Kurvat, edhe shiptarka m’u konë, s’ rrinë në Preshevë.”
Ai ndashta ka të drejtë. Se mos p’i njof gjermankat, që me ja marë për të madhe? Ҫeshti që m’ ka dekë Plaki, vaj halli për to. Do të jese beqar teri sa tëm vdes edhe une.
Ni ditë shkova teri në Miratoc. Thash ta kshiri Halisën, se i dul shpirti tuj punu. Veç me mjelë atë lopën e madhe, ani boll. Jo mo ato shtatë a tetë bullicat që kullosin nëpër Banjkë. Kur erdh vakti me ikë yr shpija, dul Faja e po më përcjell teri te stacioni autobusit. Birinxhi gjalë osht ai Faja.
“ Oj, xhyshe,” po më thot. “ Mbasi ia paska xhetë daja Lazi ni çikë, do t’ i marr do pare që më kanë mbetë pi shpijës dhe do të shkoj në Tërrnoc. Po ta jap besën që ni miljon dinarë kom m’ i prishë veç për hatrin tond. Ishalla ai daja Lazi e ka përnimend, se unë jom i gatshëm me ta hekë edhe çet dert.”
Hallbuqi, edhe ai premtim koka konë – ni llaf goje. Une ndashta jom plakë e s’ po di shka po foli, po nuk e kom shumë të kjartë pse duhet Faja me u mërzitë për Orhanin, kur Orhani e ka ni vëlla të madh sa Sharri. Atina i bje me luftu për Orhanin. Shka se Hasani menxi kish pritë me dekë Faza e me ja hongër edhe çato pare që Plaki i kish pasë rujtë për Orhanin. As Hasani, as ajo Bishbishka, nuk kanë kallxu që Fazlia ka lonë pare për me martu Orhanin. Paret e Orhanit p’i ha Bishbish Qorrdelia me ato pirajkat e tij. Ҫeshti që diç Faza, s’ ka burrë none që ja mshelë gojën asaj filifincës. Hasani? Hasani s’ guxon me u ndi i xhallë përpara asaj.
Mue s’ um bie me folë keç për Hasanin. Ai nuk osht nursëz si baba i vet. Sa herë që vinë çikat me burra, mundohet me ju bo sajgi. Shka t’ i boj që ka ra në hyqmin e asaj gojëgjirizkës dhe kurrë s’ ka me dalë pi grushtit saj. Ajo?.. Ajo s’ e livritë tuçkën për askond.
Ҫeshti që m’ ka dekë Faza, kom mbetë fillikati vetëm dhe s’ ka kush me më shâ apo me ma mshu. Si t’ um bojnë sajgi Hasani, faleminderës; jo jo, duhet me shku ja te Hajdari.
I thash ni ditë Hajdarit:
“ O gjal i nonës! Kur t’ i shkrujsh ati hyzmeqarit të Qorrdelive, kallxoj mirë që do me pasë shpijën tonde. Ҫeshti nuk mujtna me ardhë, thuj, por kur të vi ni ditë, du me pasë shpijën teme. Atë kolibën ku ma ka bo nona kryet. Mos e harro as Orhanin, se edhe Orhani ka hise n’ atë oborr. Kallxoj që baba, rahmet i pastë shpirti, ty t’ i ka çu letrat.”
Hasani s’ ngopet me kurxho. Ҫashtu u konë pi voxhlijës. Ҫeshti e ka xhetë edhe atë edhe tarbanxhën dhe kurxho s’ ju del pi dorës. M’ i morën paret e burrit dhe po shujnë si klysht e trollit… P’ i hanë me baba vjehrrin dhe atë kryeqeroskën e tij… O, po temerrut e ka falë Allahi atë gjalë!.. Krejt shka të xhoje nëpër bahçe i ha me grujën e vet dhe ato pshurrçet e vogla. Veç bithën e vet e kshyrë.
Si mjerë Orhani për atë vlla… Ai nimend po do m’u martu, po s’ ka ku lishon furrik. Gruja do me hongër, do m’u veshë, do me shku në të pamë… Ajo nuk oshtë që ta yshejsh me sonë… Ajo do pare për me mbajtë… Ajo rri ni ditë e dy dhe – mai së mbrami – e vesh mantillin dhe shkon te shpija vet… Sot, si mos të jesh i zoti, ma mirë osht mos me marë në çafë evladin e huj…
Orhani nuk i bje punës. S’ i ka ra as në Jugosllavi, as në Gjermani. Për çato nuk p’e do kurkush dhe – mai së pakëti – ajo kunata vet. Ai nimend nuk po des për bukë, po marka nuk po sjell. Përndrishe, as pulës s’ i thotë “ish”… Se vjen kaniherë te shpija, nuk bohet qameti. Hallki po vinë pi Turkijës, pi Gjermanijës, pi Zvicrës, e po rrinë ka tre muj te xhindja e vet, po Orhani s’ bon me ardhë…
Nuk po di as vetë shka me bo… Ai ka lejtë n’ atë shpi, po ata ndryshe pi shtrojnë llafet. Po thojnë – mbasi s’ po bje pare, as na s’ e kena për borxh me pritë… Ama hisen e Orhanit p’e hanë pa u kuqë në faqe dhe, me lipë holl, çato pare që p’ i marin pi mushmullave, duhet me i dâ përxhimsë.
Mirë tha Lazi, vllavi jem.
“ Nuk osht, bre, katastrofë që s’ po bje pare. Orhani s’ osht si gjemt e mi, që po m’ i marrin teshat e trupit dhe pi lujnë kumar. Nimend po vjen e s’ po ju bje pare, po rri ni javë – dy dhe prap shkon në Gjermani. S’ bohet qameti që e merr malli me ardhë te shpija e nonës dhe babës së vet.”
Sa herë që Lazi e hapë gojën, ai Stojani, gjali jem, e ka xhevapin në maje të buzës.
“ Jo, be daja Lazi, nuk bohet qameti. Po ai në Gjermani po punon. Hallki po thejnë pare në Gjermani.”
Oh, si mjerë unë, e mjera! Sa herë që më hyn n’ oborr me ato kundrat e tij të jeshilta, me ata topukat e naltë, si nallanet e bosnjakëve, më teket me ja marë e ma ja xhujtë në zjarm. Pasha Allahin, që po. Kur po ja shof atë kryet e madh – e ata flokt e gatë si të çikave – gjithmonë po ma kujton atë besharetin te Livadhi Alës… Me ni onë i ka dalë çelenka në megdan, në qetrën onë po do me mlu me ata flokt e rrallë… Ama s’ mlohet dielli me shoshë, oj nonë… Ҫeshti krejt gjemt pi lonë flokt të gatë… Jonë bo si vampira… Dikur më vike rond m’i kshirë, po u mësova. Ama Hasani po ja qeth Orhanit, nuk po ja le të gatë…
Krejt jonë bo çeshtu… Edhe Eshrefi i Qemalit i ka lonë të gata… Edhe Nazmia i agës Ahmet… Nuk p’e di shka osht ki bet… Ata flokt e Orhanit për ibret… P’i mer e po mi kthen si gjermant keshe… Hallbuqi, ibretit me ja ndu edhe ni pastaqe të delmës në krye, s’ ka qysh bohet i mirë, se qelenka i ka dalë në megdan. Si për bela, ai edhe flokt i ka si shkozat… Do i shkojnë kah e shmajta, do kah e gjathta… O, more budallë, more budallë!.. More toka të hongërt!.. Sa herë e kom nemë atë dembel, po deka po shkon e p’ e merr ni të mirë, ni azgan, kurse të keçin s’ pe xhonë kurëxho. Mos m’ u konë i zoti m’ i mledh as dymi marka për shpirtin e vet, veç te gjali jem e kom pa… Ai i ri osht… Ai duhet me bajtë pantollone siqysh ka dhonë zoti, me bajtë setër siqysh ka dhonë zoti… Unë kom sy në ballë dhe p’ e shof se shka po binë hallki pi Gjermanijës…
Me pa burrin e Nailës, mendja e kresë të ikë… Edhe ata nipat e agës Hajrullah jonë në Gjermani… Bejta, në koftë se të kujtohet, osht si ylli… Po, pasha Allahin… Ata jonë dy dhe të dytë po punojnë në Germani… Sa të veshëm!.. Sa të ndreqëm!.. Me ju marrë lakmi… Ki i jemi i xhonë do pantolle si ibret… Njo pesë a xhashtë palë i ka lone te shpija… Ҫasi farë ibretka… Tovona setër të hajrit s’ ka… Shka s’ i ka dhonë Hasani… Me folë kah del shpyrti, Hasani i ka dhonë sa ka mujtë… Setër, pantollone, kundra… Ama nuk p’ i veshë… Ҫe, hala e ka ni setër që ja ka falë Hasani, po pantollet i kish lonë në Gjermani… Kur shkoj herën e parë, e ka nisë si beg… Me valixhe të mirë, me tesha të reja, me çamashirë… Si beg… Keshe po punon e po bohet insan… Bukë i kish blejtë, suxhuk i kish blejtë, konzerva i kish blejtë, krejt shka marin edhe udhtart qerë…
Veç herën e fundit që s’ e boni mall… Ndashta dhe për çat sebep nuk u lajmëru… As mbrinna, as faleminderës… Hiç hiç, hiç… As mbrrina, as faleminderës… Veç ni mirëmbeçi dhe udhambarë…
Nuk dina shka ka ndodhë me atë gjalë.
E kish zatetë Hasani atë burrin e Nailës, shumë gjalë i mirë, dhe i kish thonë – hoshgjeldën, o Jashar, qysh je, qysh po e çon, kur paske ardhën – dhe tovona e kish vetë për Orhanin.
“ Hiç nuk osht mirë,” i kish thonë jashari. “ Po do me marë kredit e me ja çu do pare agës Fazë, po nuk i kanë dhonë.”
“ Po pse me marrë kredit, o vëlla? Aga Fazë ka dekë qe tri javë.”
“ Aiiii, sha po thu, o ti? Po pi shkahit paska dekë?!
“ Pi infarktit. Kish pasë bo sevap, se vdiç në ditën e shtatë të ramazanit,” i kish thonë Hasani.
“ Kuku, pi gjynahit. Po pse s’ i kini kallxu Orhanit?”
“ Po s’ po ja dimë adresën, o vëlla.”
“ Atherë, Zoti ju lashtë shëndosh, se sa të shkoj në Gjermani, do t’ i kallxoj.”
Jashari bezbeli i ka kallxu, po ai s’ po ndihet i xhallë. Ndashta i ka mbetë hatri. Ҫeshti edhe ai e ka kuptu që punën e ka bërllok. Nimend s’ ka kush m’i folë, s’ ka kush me e shâ, po dhe s’ ka kush me e martu.
Nuk p’e di shka me bo. Ni njeri që s’ i bie njo dy miljonë dinarë te shpia, bare sa për harxhe të darsmës, dhe ni njeri që ma shumë e do dekën se sa punën, ai s’ duhet me marë qetrin në çafë. Ma mirë osht me pritë. Kur ka pritë nizet e nond vjet, ne të prese edhe njo dy tri vjet qera.
Ai, o gjalë, hiç s’ i bje kries me grusht. Hajde se s’ po mujtet me mledhë pare, po ti kthehu te shpija jote… Hajde si njeri… Jo si Ajeti i hallës Bahtë, po si njeri… Hajde me njo di setra, njo di palë palë pantollone, njo di tri kmisha… Ai vjen pi Gjermanijës me ni palë pantallone, ni setër dhe pa asni markë në xhep…
Orhani ka dalë badihava në gurbet. Sado ta dush evladin tond, njeri s’ bon me hi në gjynah me evladin e huj… Për çato do t’ bohna budallë e veç do të ngoj… A do të çilet me Hasanin apo do të shuje si klyshi i trollit… Veç do të ngoj dhe hiç nuk do ta hapi gojën… Bjermi, oj nonë, çato pantolle, na bir… Bjerma, oj nonë, çat kmishë, na biro… As do t’ i thom dil, as do t’i thom rri, as do t’ i thom fol, por do ta lo me folë me vllavin e vet. Ne të folin qertë, ne të shahen ata qertë, une do të shuj… Ma së mbrami do t’ i thom – pa ndalu çati, be gjalë! Po në kofsha une plakë, mendja hala po më punon. Kom edhe une sy me pa. Leje mo që nuk ma solle asni markë, po ti bare t’ i sillje njo dy palë pantallone… Ama atë pashaport e ta xhuj në zjarm, bre budallë. Kap – do t’ ja mar pashaportin e do t’ ja xhuj në zjarm. S’ je ti për Gjermani, bre dembel. Hallbuqi, ai apete mujtët me shku në polici e me nxjerr ni qetër… Ama atë që e ka do t’ ja gjeg në zjarm.
Ҫeshti ai ka marë vesh se Faza ka dekë… Si të vjene si dikur, me ni parë pantallone, ni parë kundra me topuka të trashë e pa asni markë në xhep, nuk do t’ ja çeli derën… Se për pak harrova… Ai Bishbishi ka edhe çika qera… Me pas punu Orhani si duhet, me pasë ngajtë e me pasë mbledhë ni dinar, ndashta ja kish dhonë çikën… Vet gruja e tij i kish thonë Lazit, vllavit tem – valla, be Lazi, une çikën e kom për martesë dhe ma me qef ja kishna dhonë Orhanit e shpija s’ ish përzi me shumë barqe, po Faza ka qillu shumë noksan…
Dorën në zemër, edhe Fazlia e teprojke shumë… Ama Orhani ka dalë edhe ma torllohup. Shkon e vjen pi Gjermanijës me durë në vithe. Sa e sa herë ka shku e osht kthy, ai asni hedije s’ jav ka pru. Tovona, ajo faqezeza e Hasanit ju kallxojke… A erdh, mori, kunati? Erdh, oj nonë, erdh. Po a të pruni, mori, dishka? Po, m’ i pruni lesht e barkit. Aha! S’ koka ai që e kanë kallxu… Kurse çekët herë erdh edhe ma i zi se gabelt e Surdulicës. Kish ra zaif – e erdh i përllongtë – i palamë – Allah, o loçka jeme – Kur e pashë ashtu të ligshtum, nuk deshtën komt me më më mbajtë… Ҫaç keç më erdhi për atë budallë… Menxi që i majta lotët… E ta shava sa mujta… Shka nuk i thash… Po ai shujke… As llafin nuk ma kthejke… Ҫashtu oshte Orhani… Si ta unxhe kriet, nuk e çon edhe me ja këputë me gërshonë të rrushit… Edhe fajtorë na bojke… Zare dojke me më shti në gjynah… Kryet e vet që kryet e vet… Me çat krye ka mbetë kurkund… Qyqe vet, pa gru, pa thmijë… Ani nesër plaket… E le koma… E le dora… Po edhe me u plakë e me marë njeri të huj në çafë, nuk bon… Se shkon Allahi e ju jep thmi bash atinve që nuk duhen me pasë…
27. Dhëndurët

Të dy dhëndurtë i kom të mirë. Si Fajën, çashtu dhe Qazimin. Kushdo që u bo sebep dhe m’ i rahatoj çikat me ata burra, e pastë bekimin tem për jetë të jetëve. O, Allah, ngoje ketë Minën e Shabanit të Sulës që ditë për ditë të lutet si qorri për sy.
Faja i ka di gjem e di çika. Qazimi i ka di gjem e di çika. Sikur ta kishin bo me fjalë që do t’ i bojnë ka katër thmijë. Dikur, kur ishke Plaki xhallë, nipat e mi s’ guxojshim me ardhën, se as ajo tatravelka e Bishbishit nuk i dojke n’ oborr. Ҫeshti po vinë ma shpesh. Une s’ kom shumë të hime e të dalme me kojshitë, po dhondurtë kom qejf me më ardhë. Me ta më lidhë ni sevda e fortë, se ata jonë martu me evladët e mi. Kom qejf me më ardhë edhe nipat, edhe mbesat. Ҫashtu si po vinë të bijat e Bishbishit. Shka me bo që ajo guhëpirajka, nusja jeme, s’ po do m’ i pa as çikat e mia n’ oborr, jo mo mbesat dhe nipat. Une p’ i du, po ajo s’ po m’ i do.
“ Pse s’ pi lonë te shpija,” po thotë. “ Shka p’ i marin me veti e po ma bojnë oborrin lom? Ne të vinë, siqysh po shkoj une te ata të mit. Njeri vjen n’ aksham, bunë ni natë dhe, nesër e then çafën…
Ҫeshti Halimja ka ardhë në Preshevë, po s’ po ka kujna me ja lonë thmijën. Ajo s’ ka vjehërr. Veç ni kunatë e ka. Halisja ka shumë kunata, po Hajzeri e Mizaferi po kanë qef me ardhë te dajtë. Allahi e ka dajt qi njeri, ndash të jetë femën, n’ dash të jetë mashkëll, duhet me shku agje ku osht rritë. Te nona, te gjyshi… Sa mirë ajo p’i merr çikat e veta e po shkon te Bishbishi, ama mbesat e mia nuk i duron në oborrin. Ato maxhupkat e saj tranohen mbas Bishbishit… Une sa të jom xhallë, do t’ i sajdisi dhondurtë, po kur të vdes ni ditë, ka me marrë fund edhe sajgia. Ҫashtu po më doket.
Me kanun, çika osht derë e huj, por edhe ato e ka bo dikush. Edhe ajo e ka ni babë e ni nonë. Ajo vjen rrallë te shpija e vet dhe ka të drejtë me hongër e me pi shka t’ i doje zemra. Edhe thmitë e çikave jonë xhaki jem. Mue, si ni vjehrre, nuk um bje në hise me u përzi në puntë e Fajës apo Qazimit, po si t’ um qilloje dishka në maxhe, duhet me jav ndu përpara. Ҫaç mikpritje m’ ka dhonë Zoti.
Hajdari m’ ka lutë me ndejtë në Suedi po unë jom plakë dhe, sa herë ma ka çelë atë punë, i kom thonë – jo. Une oborrin e kom në Preshevë, burri jem ka le në Mahallën e Epërme, gjemt i kom preshevali, dhe krejt dynjanë me ma ndu përpara, nuk e ndrroj me oborrin tem. Mbarre me thonë, po Hajdarit s’ i besoj. Me bo vaki me dekë agje, ai ndashta duhet me më shti në vorre të shkijeve, e une s’e kom vendin agje. Ato nuk ma falë as nona, as baba.
Kur të shkoj kysmet te shpia, do ta ves Hasanin – shka ju boni çatine pareve që m’ i la Fazalia.
“ A m’ i ka shti në bankë,” do t’ i thom.
“ Po, po,” ka me thonë.
“ Qysh i ke shti – n’emnin tond, n’ emnin tem apo n’ emnin e grujës tonde?” do t’ i thom. “ Se Hajdari m’ i ka çu mu do pare… Une t’ i dhash paret e mia për biletë… Po pareve të Hajdarit shka ju bone?”
“ Jo po kështu, jo po ashtu…”
“ Ato pare bjermi mu, se jonë të miat,” do t’ i thom. “ Tovona, shka u bo puna e pareve të babës? A i shtine në bankë? Jo? Epo, shka osht kjo puna jote? Si mos të m’ i japish paret e burrit tem, mere çite ni gardh midis shpijës tonde dhe ksaj temës. Po, pasha Zotin. Se ti s’ mujtësh me marë ma shumë se çato 200 metrat që t’ i ka dhonë Faza. Si t’ um rujsh si duhet, mirë. Jo, jo, kruje bythën n’ atë kolibën tonde. Mirre atë surratzezën dhe hiqmu sysh…”
Kjo punë s’ osht pa kurkund në dynja. E merr “pllatën”, po qira nuk paguan… Blen shka blenë – miell, zejtin, pasul, kompira, sapun, kripë, shiqer – po kurrë me paret e veta… Teri çetash ata kanë hongër pi neve… Me kepë, me lakna, me presh, me oriz, me zejtin, me miell, krejt pi neve i kanë marrë… Ai i mer ka katërdhetmi banka në muj… Ku po shkojnë ato pare? Masi pi run paret e tua, edhe une pi ruj ato të miat dhe paret e mushmullave po i du në bankë… Se jom plakë e po duhet me mbetë idare… Ti, o bir, pe ha edhe rrogën tonde, edhe paret e mushmullave, kur se ai qetri që osht në Gjermani, as po shef pare, as po shet mushmulla…
“ Jo, po une p’ e punoj kodrën…”
“ Edhe une e kom punu. Bile me lipë hollë, une e kom mbjellë atë kodër me molla e me dardha e me mushmulla, po s’ i kom marrë as niqind banka teri çetash. Kaq larg ka shku puna.”
28. Shitësi i tepsiave

Ai budallallëk s’ ka ndodhë kurrë në Preshevë: m’ u bo dhondrri hyzmeqar i vjehrrit të vet. Ama edhe vjehrri tamaqar. Nuk ngopet me ja dhonë xhimsën e Shkupit.
Erdh ni ditë Bishbishi e p’i kallxon Hasanit se ai, me njo tre kusheri të vet, po do me shku në Bosnje e me shitë tepsia. Po pse çaç larg kur mujtën me shitë në Shkup ose Tetovë? Se ata kusherit e Bishbishit, ai Musahi edhe Beqa edhe gjali Selimit patën ra në belâ dhe s’ guxojshin me livritë nëpër Preshevë. Ani, shka me bo? Hajde të shkojna në Bosnje dhe të shesmi tepsia. Për m’ i maru, i marojshin vetë, po për m’ i shitë u dashke ni qetërkush, që s’ ka ra në bela me Majancalitë. Ai Musahi livritke, po Beqa dhe gjali Qazimit jo.
Ҫeshti ja kanë mbushë menden Bishbishit edhe ai me shku e me – fitu pare. – Na marojna tepsia, ti i shet nëpër shehër.
E çashtu… Ata po marojnë tepsia, Bishbishi po i shet. Shka se vjehrri po do me fitu dyfish dhe ai që duhet me ja mbushë xhepin osht – dhondrri. Hajde dhondërr, se ti je ma i trashë si lopët e Ҫukarkës.
Ҫashtu e mashtroi gjalin. Tovona, masi kanë shku agje, hajde me tepsia. Shit Hasani tepsia, që Bishbishi t’ i mbushe xhepat me pare dhe t’ i martoje të bijat.
“ Hajde njo ni javë,” p’i thotë Hasanit. “ Edhe fitojmë pak pare, edhe e kshirmi Travnikin.”
“ Ani,” i thotë ki viçi. Pak që muj për muj ja jipke “pllatën”, po u dashke m’i lonë edhe puntë e veta e me shitë tepsija.
Hajde Hasan, dhe Hasani shkoj. E morën me vete. E shka me ndejtë Hasani në Bosnje: hemen dy muj ditë. Në midis të verës… E ajo kuçka, reja jeme, po do me lujtë menç.
Veç ni natë ndejti te na… Të nesërmen i mur të bijat dhe – hajt – te nona vet… Te gruja Bishbishit…Thu ti se s’ kishke burrë e s’ kishke thmi dhe u dashke me bredhë si ato shkinat e Stambollit..
Ҫeshti ka shku te nona vet dhe agje po rri. Nuk po vjen te na. Mazalla. Pa ardhë Hasani, s’ kom shka shkoj te Faza. Edhe po çon inat me babën e vet, edhe po mërzitet. Për shka me marrë Hasanin, kur Hasani osht burri jem? Kush ma bon supën çeshti? Shfar zori pat me shku në Bosnje, kur natë për natë e përcillke teri te “nana”?
Ata, po – kurrkund. Shkoi ni javë, shkun dy javë, shkun katër javë, po nuk po vijnë.
E ta mer ni letër e ja çon Hasanit. – Hajde, se nona jote osht tuj dekë. E Hasani i ngratë, papaloz, e vjen në Preshevë. Kur e kapërcen derën e Shefketit të Ibrahim Agës, hop, e zatet Hajtën, grujën e Bishbishit.
“ Ku po shkon, gjyshe?”
“ Valla t’ i blej njo dy kile speca. Po ti mbrrine?”
“ Ҫe sa kom ardhë.”
“ Ty të lumshin komtë, o bir, se ment e kresë m’ i kanë çitë. Me lipë hollë, ajo oshtë dasht me ndejtë aqe ku e ka shpijën, po ajo i kish marrë ato pshurrçet e erdh te na… Ҫe xhasht javë që ma kanë hongër mëlçijën… Aman, o bir, meri te shpija jote, se s’ po du me jav pa sitë. As asaj, as atine çikave tua.”
Shka me bo Hasani? Ati e te shpija Bishbishit dhe i merr robt e vet.
Ama – budallë. Po shkoj une teri në Travnik e po shes tepsia për me ja trashë xhepin vjehrrit, ato s’ e kishna bo kurrë. Po ti, bre budallë… Po ti, bre ahmak, rri njo ni javë sa për me pa Travnikin, e ktheu te shpija jote. Po ai e ka që Bishbishit p’i kojtën paret, ani ka ndejtë. Se ai nuk ndejti për hatrin tem dhe – për me nderu vjehrrin – e la shpijën e vet, e la grujën e vet, e hajt në Travnik.
E mashtroi vjehrri.
Ҫeshti jonë pajtu dhe ata të Bishbishit jonë kthy në Preshevë. Edhe ai Musahi, edhe ai Beqa. Beqën e rrasën në hapsone pak, tovona e lishunë. Edhe këtu po marojnë tepsia dhe Bishbishi, kur s’ po punon me atë “majstorin”, po shkon nëpe¨r katunde e po shet tepsia. Shyqyr Zotit, Hasani ka mledhë mend e nuk po përzihet mo, ama çat herë ja doxhën bithën me hitha. E repën si me ju pas pasë borxh.

29. Dembeli s’ i duhet askujt

Nuk e di se në cilin libër e kishte këndu, po Nena Plakë thojke që dembeli s’ i duhet kurkujna. Orhani jem shkon e vjen pi Gjermanisë pa e ditë se për shka po shkon. Tovona, kur kthehet te shpija, i doket që krejt dynjaja i kanë faj.
“ Po çu, o gjalë, se të zuni dreka,” i thom. “ Ҫu e ndihmoj Hasanit, se edhe ato e kom bo une. Kah me u ça edhe ai njeri?”
“ Ҫe, edhe ty s’ po të pushon goja. Taman si ai burri jot.”
Me folë drejt, une s’ e di pse ka shku ai në Gjermani. Krejt vërsnikët e ti menxi presin me shku në Gjermani, me xhetë punë, me kursy ni dinar, e me e rujt për ditë të zeza. Ai që ka dy kokrra mend, mendon. Sa pare p’i nxerr në muj? Xhashtqind marka. Bereqatversën edhe për çaç. Po sa pare shkojnë për qira, bukë e cigare? Dyçind marka. Po sa po jesin për ditë të zeza? Treçind. Bereqatvesën edhe për çaç. Dymbdhet muj bojnë tremi teri në katërmi marka.
Po ku jonë ato katërmi markat e gjalit tem se? Ato kanë hupë si shurra e pulës. Ai ibreti s’ i ka kursy as nimi marka. Mender teje, pallangoz ka shku, pallangoz osht kthy.
Atëhere shka dreqin po shkon në Gjermani? Si të jetë për hiç, ma mirë ish konë me kshyrë mallin e vet. Ai i madhi, Hajdari, e ka thye çafën në Suedi dhe as të bon hajr, as të bon zarar. Edhe ky i dyti, Hasani, ka zonë punë. Keç, mirë, ni “pllatë” p’e nxerr. Atëher kshyre ti çat mallin e babës tond, more teveqel. Njeri rrafshon pak, mbjell bari, hynë në Malin e Kishës e e mbledh ni krah dru, del teri në çarshi dhe i blen njo dy fije presh… Njoni s’ po ka vakt me kshyrë baçen… Qetri ka dalë jashtë… Athere pse dreçin s’ e kshyrë ti, more qafir?
Ai që lypë punë, xhonë… Ai shkul murriza, sharton mushmulla, mbjell hardhi, se nuk blehen me pare. Ai që ka merak për mallin e babës, mbjell akazje, mlon gropa, derdh djersë. Eh… Me dasht njeri, i xhonë punë vetvetes. Hallki shkojnë dhe marin ara me qira, marin mal përxhimsë, kurse gjali jem endet nëpër Gjermani… Pret mi ndihmu Hasani ose Hajdari, thu se ata nuk kanë familje dhe veç hallin e Orhan begit e kanë…
Në koftë dikush nevojtar, prapaseprap osht Hasani. Hasani ka qillu në Jugosllavi dhe parja e Titës nuk rondon shumë… Hasani osht i pakrah, i vetëm, i rrethum pi udbashve, me ni golloguzke dhe do krushq që s’ ngopen me kurxho… Ani prapë – bereqatversën. Aty ku s’i ndihmojke Allahi Gjylyshan uhu, i ndihmojke baba i vet. Shiqir e maroj ni kolibe dhe ka ku me shti kryet…
Ai Fazlia i trentë nimend diç, po Hasanit ia ka bitisë puntë… Po, pasha Zotin… I ka ndihmu sa ka mujtë… Me pasë deshtë Orhani, moti i kish rregullu punt… As ma pak, as ma shumë, po për ni motmot… M’ i pas pasë mendet, ai i kish hipë pampurit dhe kish ardhë në Preshevë, kish ndejtë njo ni javë, kish pushu, dhe prap ish kthy në Gjermani e kish mbledhë marka… Njo dy miljon dinarë… Edhe njo dy miljon ia kishin dhonë uha dhondurt, dhe ai – pa as ni therrë në komë – e kish nisë nifar xhallnimi… Ama ai s’ e ka synin e haxhillëkit… Po hjek për mend… Sot ai, nesër gruja tij, masnesër evladët e tij… Në vend se vet m’ i kshirë evladët, duhen vllaznia me ja yshqy… Kjo s’ osht normale… Ata bezbeli po ja shofin menden, ani s’ po dojnë me e martu… Po tuten… Se kurxho s’ osht e shkruijtme në letër… Ҫohet Allahi e i jep thmijë ati ibretit… As une, as ata nuk mujtën mi rujt thmijt e atina… Se ajo punë nuk dihet… Ama Allahi u dashtë m’ i dhonë pak ma shumë mend… KETU
Nejse, as Orhani nuk osht fajtor për krejta. Ai shkollën e bitisi në Preshevë dhe ndashta mujke me xhetë ni punë. Po si e maroj zanatin, u ç peshë Plaki jem me e nisë në Gjermani. Në Gjermani që në Gjermani… Thu se Gjermania osht xhenet… Mu kurrë nuk um ka pëlqy ai yryshi i madh për pare… Ama shka t’ i boj atij rahmetlijës? Zare ish rritë fukara ndhe s’ dike m’iu ngi me pare… Pare, pare, pare, vec pare dojke. Nuk e di pi kahit i kish nxerrë ata katër miljon, po kom ndi që edhe Hajdarit i kish cu letër dhe i kidh thonë – meri ku t’ i marish njo kater miljon e comi me telegram, se du me citë Hasanin pi shpijës..
Edhe kjo oshte budallallëk. Të çohesh e ta nxjerrësh evladin pi shpijës osht punë e keqe. Kush i pat mbetë Fazës tem? Hajdari në Suedi, Orhani në Gjermani… Kush p’e kshirë atë kodër? Hasani. Po edhe p’ e kshirë, edhe p’e ha.
Po le ta haje… Teri sa p’e punon, bon mirë që p’e ha. Ndoshta vjen ni ditë që ngopet. Vet Hajdari i kish pasë thonë – mbasi p’ e kshir, të bofshin mirë edhe frutat që p’i nxjerr. Une s’ jom ngusht për ma shumë se ni copë vend. Mue s’ um duhet kodra, mue më duhet Presheva. Për çato, mos i le hallkit me ta kullandris mallin e babës, po haje vet. Hallki s’ ta zonë për mende, po për budallallëk.

30. Dymendsia

Une, edhe kur të bihna njo me dhevin, kom m’ u mërzitë për atë dembelin e Stambollit… Për Orhaninin… Se qish e jaradisi Zoti çaç dembel – nuk e di, po tre tarnakopa na i ka thye… Ata nuk i pat ble Fazlia, po Hasani.
“ Mirë osht me na u xhetë,” tha Hasani. “ Se helbete zatetna me ndoni gjal të ri, që s’ ka punë, e e marr me na prashitë kodrën. Po çeshti s’ po ka shumë të papunë… Krejt kanë ikë në Gjermani, Austri, Zvicër e Danimarkë. S’ po ka mo argat. As maxhupt s’ po lipin punë. Kush punon sot për tre – katërçind banka?!..”
Ama s’ ish kysmet me ja thy argatia, po vllavi vet. Orhani… Po nxhitet keshe në kodër m’ i ndihmu Hasanit, ia nisë me prashitë, po nuk kshirë se po iu bje gurëve, drunave… “Guuup” po i bje ndonji guri dhe po ja then tarnakopin… Tre tarnakopa i ka coptu… S’ pe di qysh e fali Zoti çaç hajvan… Pasha Allahin, ma mirë ishna konë me më pasë dekë, se e kom xhallë… Me më pasë dekë, ja kishna ditë bare vorrin… Kishna kajtë sa kishna kajtë – dhe dikur e kishna harru… Po kjo, ta pjellish thivin me nimi mundime, ta rritish dhe teri në pleqni t’ ia bajsh gajlen, konka ni zor i madh… M’u konë i vogël, m’ u konë i smutë e s’po munë, hajde – hajde, po të shkojsh teri në Gjermani e të mos bojsh kabull me punu, ato veç te ai e ndinë…
“ E ka xhetë Sociallin,” tha Jashari. “ Pse me punu kur shkon te ai dreq Socialli dhe ha bukë badihava. Se me deshtë me punu, kish xhetë sa të dush…”
“ Kuku, more Jashar, shumë po mërzina,” i thash ni ditë.
“ Ah, hiç mos u mërzit, “ tha burri Nailës. “ Ai si hamall me pasë punu, ani bukën e vet e kish nxjerrë. Po Orhani oshte dembel dhe mujtët m’ u shty me krejt dembelat e Stambollit. Ai s’ ka shku në shkollë me u bo dembel, ai ka le dembel me dipllomë.”
“ Shuj, lum Jashari, se po më lonë ment e kresë””
“ Hiç mos u merzit, nusja agës Fazë. Orhani osht si veshka në vjam.”
Ҫashtu thojke edhe Plaki. Ai kishke pare m’ i zonë nuse, po nuk dojke. Sa të jom xhallë une, ajo punë s’ bohet, thojke.
“ Po, pse nuk bohet, mor nomqorr?” e vetshna. “ Po ti evlad e ki, more qyqe të pafsha…”
“ Jo, nuk i zo besë,” thojke. “ Ai besë nuk ka. Për çato nuk guxoj me martu, se e merr pashaportin e ik në Gjermani, kurse grujën ma le mue. Pleq jena, s’ kena takat me i rujtë edhe ploncat e tij.”
Fazlia kishke të drejtë. Me lipë hollë, ai që duhet me ja xhetë ni grue – osht Hasani. Nuk jom une… Nuk osht Hajdari… Dhe nuk jonë çikat e mia që duhen me ja zgidhë atë hall… Jonë ata që po hanë e po pinë e po e bojnë rrush e kumbulla hisen e tij… Pa shka se, edhe me e lipë ndoni çikë, kurkush s’ i jep. Ajo vjehrra e Hasanit thojke – tybe, ori aba Minë, ka ra aga Fazë, se mos me konë aga Fazë, ja kishim xhetë ndoni çikë.
Eh, llafe, ori motër, llafe. Ka kohë që Faza po kalbet në dhê, po kurkush pos Sefës nuk e përmend Orhanin. Sefedini osht gjali hallçës teme dhe osht martu me çikën e Halil Agës. Edhe ai osht në Gjermani…
Erdh ni natë Sefedini e po rrina. Pat ardhë edhe Faja me Halimën dhe gjemt e saj. Po pina çaj e po bojna muhabet, kur t’ u rrok me Hasanin. E bija Bishbishit… Ama guhën – kaci. Mos të martë përpara, se ma të poshtër s’ e xhonë as në Surdulicë. S’ po punon që s’ po punon… Asni markë s’ e ka çu teri çeshti…
“ Ama edhe ju koki tuafa,” tha Sefa. “ Mos ja ërrxoni pahën, se nuk osht e drejtë. Orhani nuk osht qorr, nuk osht sakat.”
“ Valla, mirë e ki, o Sefedin Aga,” tha Hasani. “ Se edhe na p’i japim kosës.”
“ Ani de, pse s’ pe marton,” i tha ajo kuçka.
“ E martoj, pse s’ e martoj,” i tha Hasani. “ Zatën, ti je e para që ia ke çitë zonin e keç. Ku e ki pa ndoni gru të poshtër, ndoni gojështremtë, çati ki çu xhind me lipë. E martoj unë Orhanin, se vëlla e kom. Hiç mos ja baj gajlën… E si mos të doje me shku në Gjermani, çe ku e ka bahçën… Du hekter tokë i ka…”
Ҫashtu tha Hasani dhe e harroj atë punë. Ai e harroi, po mue po më kujtohet e po më dhem zemra… Kom qillu plakë, nuk po kam takatë. Po më vjen edhe keç për Hasanin, se ka ra në gropë të qenefit… Ai po duhet me dalë në punë… Ai po duhet mu kthi pi punës… Ai po duhet me rrokë tarrnakopin e me dalë në bahçe… Ai po duhet me rrokë kizën e me krasitë… Kurse Orhani s’ livritë pi vendit… Ashtu kurkush nuk të do…
As motrave të veta s’ pe dojnë. Jo pse p’ i shanë a p’i rreh, po sepse ka qillu dembel e nuk po punon, nuk po mbledh pare, nuk po mendon për veten…
“ Ev,” i tha Halisja ni ditë. “ Kunati jem po punon në Udhën e Frengit dhe p’i bje ka xhashtmbdhetmi banka, kurse bishti jot po hec me tesha të Hasanit. Të kisha me ditë sha po ju bon pareve? Ku dreqin p’i le? Këta s’ po të lipin për veti. Këta po të lipin për ty…”
Ai shujke si baldosa. As ni llaf s’ ia tha Halisës.
Për çato po më dhimset… Po më vjen gjynah.. S’ po di as vetë shka me bo… Ҫeshti osht i ri dhe s’ i ha bytha shumë, po mazallah plaket dhe e le dora, e le koma, e le truni… Ai ndashta e rren menden që e rujnë gjermant, po Gjermani s’ i ka borxh me rujt… Ҫe, edhe une jom plakë… Shtatdhetë e kusur vjet i mbusha… Ama hala po punoj… Hala po fshi… Hala po laj… E gjali jem osht korrë në bythë… Mue m’ vike keç m’ i folë në sy të Plakit, po Orhani do dru…
Hasani osht si gruja vet… Krejt punët – me interes. Po e ka ni të mirë që s’ e shanë, i vjen gjynah. Gjthmonë i folë me të mirë – o vëlla, qish e ki menden, qysh do me ja bo kësaj pune, harroj ato shka jonë konë, mendo shka mujtesh me bo çetash, mblidhe ni dinar e xhoje ni gru, keç mirë, kur ta xhojsh ni gru, dishka prishet e dishka rregullohet… Ani e qesmi shpijën në dy kat dhe hallki të marrin lakmi, ta japin ni rob…
Ai s’ e kish pasë ditë që Fazlia e kish pasë rujtë ni kerr me pare në shokë. Se mos kallxonte Faza sa mirke pi mollave, dardhave e mushmullave?
“ Valla, be nonë, s’ po kom pare,” thojke Hasani. “ Se ta kishna pasë ni miljon, i kishna goditë nja nimiepesqind blloka dhe e kishna qitë shpijën në dy kat, e kishna ly, e kishna martu.. Po ki hiç, be nonë…”
Ku ta dish – sa e kishte me zemër… Përpara, kur ishke edhe Hajdari në Jugosllavi, Hasani s’ u konë hilexhi. Po ishmi edhe ma të lidhëm me njoni qetrin. Ҫeshti, si e mur këtë pirishankën, Hasani ka ndrishu si nata me ditën. Ama çysh ta ketë zemrën, çashtu ja dhashtë Zoti… Ajo gruja tij gjithë ditën kshirë shka me vjedhë, shka me marë për veti dhe për ata qorrdelijajt e vet.
Hasani p’i folë, po ja ka marrë takatin. Shka mujtet me bo ai? Masi e ka shti në shpi, duhet me e duru… S’ un e prish familjen për hatrin tem apo t’Orhanit. Tovona i ka renditë dy thmi. S’ ka hesap me u martu dy tri herë… Ai s’ un e prish martesën, se Allahi ja ka shkrujt çat nafakë… Ajo folë, folë, folë… Gjithë ditën grinë si drapni… Ai po shunë… Shka me bo…
Edhe une duhet me shujtë… Kur s’ ki takat, ma mirë konka me shujtë. Kur u rrokshin m’ u përlajt me Fazën, une hisha ndërmjet… Ju folshna të dyve… Herë asaj kuçkës Radoshit, herë plakit tem.
Ҫeshti e kom ma lehtë… Se përlahen burrë e grue, nuk um ha palla, se çati përlahen, çati ndreqen… Unë s’ kom shka hi në midis… Në mujsha m’ i ndihmu, ju ndihmoj; mos mujsha, ju lipi falje. Se gjithë ditën nuk rrihet badihava… Mbarre osht me ndejtë durkriq e mos me bo kurxho… Po qillova pa takatë, e unxhi kriet dhe shuj. Valla, bre bi, s’po mujtna. Me zor nuk shkon. Ma mirë me të mirë, se me të keç… Me të keç s’ un e çet në krye askush… As une…
Nuk p’ e di as vetë se shfarë insani më ka falë i Madhi Zot. Me i pasë njo dy kokrra mend, Orhani ma kish çu ni adresë e ja kishna çu ni xhevap. Njeri i xhallë duhet me mbajtë nifar lidhje me nonën e vet. Ai o dashtë me mendu që e ka ni babë, ni nonë dhe ni ditë ata mujtën me vdekë… Ҫeshti baba i diç… Shkoi sikur mos t’ ish konë në ket dynja… Sikur ta kish pasë ni adresë, njeri ja kish çu ni copë letër… Ja kish shkrujt Halimja ose Halisja… Se ato dinë me shkru…
“ O, gjalë! Ty ndashta po të jet hatri, po çeshtu osht kjo dynja. Dikush të folë pak, dikush të folë shumë, po krejt po të folin për të mirën tonde. Kurkush nuk të folë se ka ndoni interes… A ka xho të re? A ki kursy ndoni dinar?”
“ Jo, nuk kom kursy”.
“ Athere, mlidhi plaçkat e hajde te shpia. Se nona jom plakë dhe në vend se me më kshirë ti, po duhet une me të kshirë ty. Hajde mere ni hasër e le t’ um kshyre pak, se çato paret që i la baba, ato jonë të miat… Meri ato pare dhe xhoje ni plloskë, se s’ kanë mbetë çika ma të mira.”

Shënim: Autorja e këtyre “rrëfimeve” u lind në vitin 1905 dhe vdiq në vitin 1998. Ajo nuk shkoi kurrë në shkollë dhe nuk mësoi kurrë ta shkruaj emrin e saj. Në rrëfimet e saj, dëftonte për njerëzit me të cilët i kishte ndarë hallet e përditshme.
Të gjitha “përrallat” e saj janë dëftuar në një shqipe që është folur në vitet 70-të shekullit të kaluar dhe të cilat i kam i inçizuar në kaseta të manjetofonit. Kjo është shqipja që fliste një nënë shqiptare nga Lugina e Preshevës. Duke i shkruar ashtu siç m’i dëftonte me gojën e saj, kam shpresa se po e shpalos një histori që ka perënduar në shekullin e kaluar, por një pjesë e personazheve janë gjallë dhe mund të mësojnë diçka mbi sjelljet e tyre. ( vazhdon)

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi