SHPËRNDAJE

 
S’di kujna i ka gajtë ajo çikë. O, pasha Zotin, asnigram s’ e ka pi babës vet.Flokët – katran të zi, fytyrën– çerep të zezë, erën – taman si të maxhupkave që shitshin sita.Sa ma e madhe,çaç ma terbiesëzkë. Shka nuk i blenë ai Plaki jem! Simite, bukë të bardhë, tramakë të kallamoqit, banane, pashteta, çokollata e – turli turli keksash, po ajo s’ pe merr veten. Shumë p’e zhugmitë ajo findërliçka, nona vet.E mbyti tuj e rrehë.
Edhe Plaki jem, që u konë katil i madh, ani s’ e mbajke veten.
” Hej, i piskatke. ”A e ke atë çikë me gjalin tem apo e ki me ndoni torbesh?Shka osht kjo punë që p’ e rreh si me pasë dushmon?”
Ai e dojke Perkën.Sa herë që dilke në çarshi, i blejke dishka dhe ja rujke në xhep.Kur e mirke shportën me dalë në çarshi, ajo i thojke – babo, a po mi blen do keksa?
” Ani t’ i blej, baba,” i thojke dhe ja bike n’ aksham.
Ama badihava. Ajo çikë osht shumë nopran, shumë kriefortë dhe shumë e poshtër në tabiat.Ajo osht ni kuçkë që s’ ja xhonë shoqen në krejt Serbinë. Për çato po ha qytek dhe s’ dihet se sa ka me hongër. E sosi tuj e rrehë ajo nona vet. Xhak ja ka bo durt.
Ani, sa herë që do merrehë, e bija e Bishbishite rreh me kullturë. Si m’u konë msuskë. Ajo emer ni thupërr të thonës, se thona osht e fortë, dhe i thotë– mbaje dorën. Ajosurratkusia ia zgatë dorën dhe – shunë…Si m’u konë e pagojë.Ajo hajta, nona vet, ia mshon sa mujtët dhe e vet – a më tutesh?
Ajo i tutet, po shunë… Si klyshi trollit… Ani kjo prap ia mshon dhe e vetë – a bon mo kështu? Ajos’ e çelë gojën dhe shunë. Asni llaf s’ e nxjerr pi gojës. Ashtu a?
E t’ i hinë kjo qetra, nona vet, me shtagë… Ving e ving e ving… Teri sa e bija ja nisë me piskatënë kupë të qiellit… Ajo virrë, pisket, ulurin, po nuk lipë falje… Edhe sikur t’ ja prejsh kriet… E sakatoj tuj e rrehë…
Une, po, kom ra në hall. M’ i folë – keç. Mos m’ i folë – edhe ma keç. Se s’ ki kujna m’ i folë… Ajo kaçillu gojëçarapë…Bishbishka… Që je ma plakë se ajo, që ki hekë pak ma shumë, s’ i jep pesë pare. Ҫaty për çaty ta le mutin në dorë… Bile, bile, në koftë se gabon e i thu – boll, mori gru – ajo e rreh të bijën edhe ma shumë.E rreh për inati, jo se ka bo dishka…
Ҫeto e kishna pasë rrësk: me kshirë torbeshkën kah tarreh mbesën dhe – me shujtë. Kaniherë s’ po mujtna me duru e p’i thom – boll, mori gru, se e pakse atë çikë.Boll se gjynah…
” Ti shuj çaty,” më thotë. ” Ju p’i jipni sy. Mos mi dhonë ju sy, kjo m’ u kish tutë ma shumë.”
Eh, p’i thom vetes – ti s’ e ki bo terbije bythën tonde, jo p’e bon atë kashore thmi. E ki xhetë atë çikë e p’e nxerr vongin e qetërkujt. Se të ishe ma e meçme, ta kishna puthë dorën… Po ti je babahovkë… Nuk ta pret mendja që hallki bojnëseri dhe e keshin Hasanin tem.
” Po pse p’e rreh çikën, mori Emine kadën,” po më pvesin gratë.
” Përkurrxho”, po ju thom.
Se me bo me shku çika n’ atë shpijën e re, që e ka maru Hasani, ajo e copton.S’ do m’i hi kurkush në shpi… S’ do kurkush me ja përllongë qilimat… S’ do kurkush me juunxhë n’ ata divanat e pshurrtë… As ato që i ka nxerë pi barkit…Mazallah, imbytë çikat me thoj.Se ajo Bahta, e vogla, osht maustah.Ajo veç shunë dhe s’ ndihet e xhallë.
Po edhe kho – te shpija e vjetër – ajo e rreh.Perka, po, ka çillu sertike, maxhupkë. Hyxhym e me dalë përjashta… Ai Refiki i ka njo dy thmijë, ni gjalë e ni çkë, dhe ata dojnë me lujtë me këto tonat.Plaki, po,s’ i like me lujtë, se iashkilshin shortat. Edhe s’ kishke faj,se u konë merakli i madh. Gjithë ju vikatke.
” Mos, more,” i thojshna. ”Shyqyr që po lujnë n’ oborr e s’ i shkel ndoni maqinë. Ma mirë që po lujnë n’ oborr, se me dalë në sokak.”
Jo, Faza s’ dojke me ja shkelë limonat e trandafilat dhe qametin e bojke kur i hyjshin nëpër bahçe… Ҫeshti shkojte vorret dhe ka hi vetë në tokë.Si ja shkelën, si s’ ja shelën, s’ mujtët me bërtitë.

32.Komshinjtë

Mos të lashtë Zoti pa kojshi. Nena jemethojke – kur dixhet shpija e kojshisë,shkon edhe e jotja.
Kojshitë ma të mirë i kena kah bahçja e agës Mal: haxhi Durakin,haxhi Isahin dhe agën Fahredin.Po as ata qert,që i kena pasë përtej agës Can, s’ jonë konë ma të kqi. Daja Xhemi, daja Shaban, Mark Gashi, zotni Emini, zotni Alia, aga Shaip…
Aga Durak i ka pasë tre gjem: Hajrullahin, Dulën dhe Zekën. Hajrullahi u konë ma i madhi, tovona vike Dula dhe, ma së mrami, Zeka. Të tretë jonë konë birinxhi gjem dhe Plaki jem i ka dashtë shumë.Edhe ma mirë ka shku meata tëagës Isah. Aga Isah u konë shumë i fisëm dhe ma dojke Hajdarin. Ni herë, ai majasili i abës Miriban, Mustafa,ju kish thonë thmive memledhë kojka.
Ra në hall Hajdari i ngratë. As aga Kadri, Kadri Millinxhia, as aga Selim, as Rrutencët, kurkush s’ dike me kndu kojka tëvjetra.
” O, gjalë! Shko te aga Isah,” i tha Plaki.” Aga Isah e di kojkën e Dem Ahmetit. Ai ta kallxon e ti shkruje në fletore.”
Shkoi gjali te aga Isah dhe haxhi Isahi, rahmet i pastë shpirti, i kish ndihmu si gjalit të vet. Ai kallxo, gjali shkruj – teri sa e kishin mbushë ni fletore.
Ata të agës Durak – Hajrullahi, Dula dhe Zeka – jonë dajtë. Ҫeshti Hajrullahi ka maru shpi ma poshtë, përtej Xhevatit të agës Fahredin. Ai e ka blejtë shpijën e Rexhepit të agës Haqif. Mesela, Rexhepi ishkonë lodhë pi shkijeve të Lazit dhe ja kish shitë shpijën Hajrullahit. Aty ka maru shpi…Edhe Dula osht dyndë te shkijët e Lazit. Veç Zeka ka mbetë te na. Krejt jonë ati… Ata të haxhi Isahit, ata t’ agës Fahredin, ata të agës Hajrullah, ata t’ agës Dulë, veç Zeka që ka mbetë. Ajo shpija ku jonë rritë Hajrullahi, Dula e Zeka osht në vend, po Zeka e ka maru ni shpi të re ma nalt, kah vada… Ҫaty e ka maru shpijën…
Kojshi e kena edhe agën Fahredin. Ai i ka pasë dy gjem: Xhevatin edhe Fatën. Xhevati osht shnosh e mirë, po Fata – vdiç herët, masi u kthi pi asaj udhës që e thojshin Shamac – Sarajevë. Eh, sa gjalë i mirë u konë ai. Birinxhi gjalë. Sa i dashëm, sa i gatë, sa i pashëm… Po e mori toka, vironja… Shti, Xhevati e ka ni gjalë dhe ai ju ka rritë e ju ka bo plep… Ja ka nxhitë emnin e vllavit të vet… Edhe aba Miradije e ka ni gjalë, po s’ ja di emnin…
Aga Mal, Mala i Mulisë, osht çaty ku u konë… Përtej asaj shelnjës tonë dhe ni arre që e ka pasë mbjellë Faza përskej “rekës”. Ҫat shpi e ka, po e ka ndreqë, e ka regullu… Ajo nusja e tij, aba Hysnie, osht shumë e paqtë. Durt e saj s’ dinë me pushu… Vjet për vjet e lynë shpijën, e rregullon, e mbush me lula… Aga Mal e ka ni çikë të vogël, Lulën dhe, mos kofsha gabim, ajo i ka mbushë njo shtatë – tetë vjet… Kurse aga Can ka dekë…Fehmia, Fehmia i agës Idriz,e ka marë oborrin e tij… E ka bo ni bahçe të mirë dhe po mbjell speca, patlixhana, krastaveca e turli – turli zarzavate…
Refikin e kena para dere. Edhe ai, edhe aga Sali jonë çaty ku jonë konë… Ata t’ agës Selim jonë dajtë. Aga Muharrem ka dalë te bahçja… Aty e ka maru Lazi ni shpi të madhe… Agje ka dalë, përtej asaj udhës që e dajke bahçen e agës Selim pi bahçes së agës Zejnë… Ajo shpija e Demir Ali Hoxhës oshtë rrëzu… Atë shpi e patë maru nifar Hasan Panduri… Tovona e blejtën njo di tre xhind dhe – majsëmbrami – e blejti aga Demir, baba i Kadrije… Ai u konë njeri i mirë… Tovona vdiq aga Demir dhe zotni Emini ia shiti trullin Nazimit të haxhi Isahit… Ҫeshti Nazimi ka maru shpi të re, ka bo dyer të mdhaja, dhe e ka rrethu me duvar… Përmi shpijën e Nazimit kapërcen xhadja…
Ata Seferajt jonë mirë. Aty, ku ishin do arra të mdhaja, e kanë mbaru ni shpi trikatëshe dhe mizën s’ e lonë me lujtë.Hasret me hi a me dalë dikush pi shpijës, se ata nashofin si në pasqyre.
Ai Radoshi që e ka pasë shpijën karshi Llozenkës – ka plasë dhe Danica ka mbetë vetëm.Edhe çezmja që u konë te ”vila” e agës Avdullah osht shembë. Fola jangllësh… Aga Avdullah ka dekë, po gjemt shyqyr i ka shnosh e mirë… Edhe Velijën, edhe Farukin… Të dytë jonë për merak… Velija e ka marë vilën, atë binanë e vjetër, ku e patën çelë shkollën, kurse Faruki e ka maru njo të re, për ibret të madhe.Aty po rrinë të dytë.
Faruki e ka grujën msuskë dhe, si mos kofsha gabim, punon me Hasanin në gjimnaz. Edhe Velija ka punë të mirë, se po thojnë qëmerr ”pllatë” të madhe.Po nusja Velijës nuk punon. Ajo rri te shpija, se konka e smutë. Nusja Velijës osht pi Prishtinës dhe Zeqavetin e ka pasë kunatë. Ҫashtu m’ ka thonë nusja Nazimit…
Ni ditë, tuj i nxerrë dhitë në xhade, ”hop” më del Danica përpara.
” Ku po shkon mori komshikë,” p’ e pves. ” Shka po bon, shka po maron? Ata gjem çysh i ke?”
” Eh, ku po shkoj,” tha e ngrata. ” Po shkoj te kisha.”
” Po ata gjem a po t’ shkrujnë,” e pveta.
Se unë s’ e di sa gjem i ka Danica. Më doket që i ka katër – me Zvonkin – dhe krejt kanë dalë jasht shtetit. Zvonki osht vërsnik me Orhanin. Shka se edhe Zvonki ka shku në Gjermani. Ai e pat zonë ni nuse të re, po masandaj u da. Ҫeshti prap ish martu me ni gru qetër dhe e kish ni gjalë.
” Veç Zvonki dhe nusja po më shkrujnë,” tha Danica. ” Saherë um shkrujnë, me ni onë të letrës um shkrun Zvonki, në qetrën onë um shkrun nusja… Se une po jav njof shkrimin. Po s’ e di shka ka ndoshë, se Zvonki m’ i ka ndalë letrat dhe kom zonë me u mërzitë.S’ po di shka me besu… Nusja po mi kthen letrat dhe po më thot që jonë shnosh e mirë, po une s’ pi besoj. Gurbeti osht i keç, Emine…”
Kajke Danica dhe më shtini në gjunah. Se ajo – nimend – osht shkinë, po edhe ato e ka falë Zoti.Nena Plakë thojke se neve na danë veç ni livore pi shkijeve dhe llatinve. E kur diç Plaki dhe i kapërcym të nondtat, ajo e kish marrë ni qese mekumblla dhe erdh me ma shnoshë kryet.
” Konka mërzi me të dekë burri,” i thash.
” Kadalë, kadalë, se hala s’ e ki paatë sendin e dhijës,” tha ajo tuj i fshi lotët.
” Pse, pak po të doket që më vdiç Plaki?” e veta.
” Eh, henez ki me pa evlatin tond dhe këtë “caricën” që ta ka pru te shpija. Ni herë do të shujnë, teri sa t’ i harxhojnë paret e Fazës, po tovona ja nisin me ta tharrtu jetën. Kom pa, ani po foli.”
Ҫeshti Danica po do me shitë bahçen, po ata të agës Avdullah po ja rrehin poshtë. Atë shpijën e Radoshit, që u konë përskej shpijës agës Selim, ja ka shitë ni karadakliu… E ka maru Karadaklia ni shpi ibret të madhe dhe – jo veçse ata të Islamit, po edhe ata të agës Ahmet, i shef si huti… Ai i ka njo pesë a xhashtë gjem e dy çika…
Po shpijën e vet, atë shpijën që e ka pasë përskej agës Avdullah, Danica s’ e ka shitë prore. Shti ajo po do me shitë e me shku te Zvonki… Jo në Gjermani, po dikund në Jugosllavi… Po thotë se Zvonki paska ble shpi dhe krejta letrat i ka gati… Agje po dojke me shku, po as Faruki, as Velija s’ po dojnë me ja ble bahçen… Ajo e ngrata osht hutu… Ka nisë me folë me vetveten…
Ajo p’i lipë nizet e xhasht miljon, po kurkush s’ po ngutet me ja dhonë gjith ato pare. Muharremi agës Selim i kish dhonë katërmbdhet miljonë, po ajo s’ ish kandisë… Po lipë ma shumë… Edhe mirëbon, se shiptart jonë azdisë…Kanë mbledhë shumë pare në Austri dhe Gjermani… Se t’ ishte për “pllatat” e Jugosllavisë, ata s’ kishin mujt me blejtë as ni koçak të pulave. Shyqyr Zotit, ka qillu ajo Gjermania dhe – memarkat e saj – ata kanë maru turli – turli shpija… Bile as n’ ondërr s’ i ke pa shpijat e tine…
Edhe Mara ka plasë. Maisëpari diç Misha, tovona Mara… Kurse Rrutenct jonë çaty. Daja Xhem ka dekë, po Hyseni e ka maru ni shpi të madhe. Krejta çikat i ka martu. Njona osht martu në Llojan, ni qetër osht martu në Rahovicë, njo në Preshevë… Më doket se Kadrushi osht martu në Llojan… Daja Shaban e ka çat shpi që e ka pasë dikur… Ai i ka di gjem e di çika… Njonën çikë e ka martu ati te shpija e Sherif Miratovcës, qetrën e ka martu në Tërnavë… Mos kofsha gabim, burri i saj koka msues…
Kojshi me ata të dajës Xhem u konë aga Asllan. Ai Mehmet Hakia u bo hajrsëz i madh… Shpesh po ik pi shpijës dhe po shkon çagje ku ka të përdala… S’ po di qysh e ka emnin ai vend… E e ka lonë grujën, e ka lonë agën Asllan… Aga Asllan osht plakë, po mërzitët shumë… Ai osht ma plak se burri jem… Krejt po thojnë ”po des aga Asllan”, ”po des aga Asllan”, po ai – shyqyr Zotit – veç po ripërtrihet…
Ni herë erdh Ismeti, gjali motrës teme, e po vetë:
” A osht, be, këtu nifar Mehmet Hakia? Ni gjal i zeshkët dhe i pashëm? Se më doket që shpijën e ka këtupari?”
” Po,” i tha Hasani. ” Ai osht gjali agës Asllan.”
” A osht këtupari apo ka shku në Poloni?Çato deshta me ditë,” tha Ismeti.
“ Jo,” i tha gjali.“ Mehmet Hakia s’ osht këtupari. Ni zot e di se ku osht përplasë.”
“ Shumë i poshtër,” tha Ismeti. Keshe Ismeti ma imirëe Mehmet Hakia ma i keç.
Ni herë e paskan vjedhë ni limuzinë dhe ja kishin shitë ni Shkavi. Po ku t’ i mshehim paret se?I kishin mshehë teni lis. Hajt hajt – e Policia jav lidhë durt, po Mehmet Hakijën e lishon, kurse Ismetin e mbanë në burg. E mbajnë sa e mbajnë dhe – majsmbrami – e lishojnë. Kur shkon m’ i marë paret te lisi, nuk e xhon asni dinar. Po kush i ka marë? Keshe ja paska marë Mehmet Hakia.
“ Po do me thonë se Mehmeti t’ i ka marë?” i thash.
“ E kush qetër, oj teta Minë?” tha ai dhe më kallxoi sepër pak kokan mbitë me njoni qetrin. Ai rrejke dishka, përzike, po unë s’ e ngojshna, se Gjylka, motra jeme, ma bojke me krie që po rrenë.
Përtej agës Asllan jeton aga Hysi. Edhe Muharremi, gjali agës Hysi, u doxh keç. Shumë i panafakë ish konë. Ni herë u martu, mirë e çojke me grujën, po tovona u da pi saj. Çeshti ajo ja ka lonë ni çikë në bylik dhe di gjem… Kshtu osht kur t’ hinë prapshtia… E ka shku Muharremi e e ka marë ni gru qetër, po thmia, dy gjem e ni çikë, i kanë metë jetima. Jetima – tuj e pasë nonën xhallë… E atë grujën e parë e kanë martu në Shkup… Ajo qetra ndejti sa ndejti dhe apete ka shku te nona vet, kurse Muharremi po merret me berberllëk…
Ata të Ymer Efendijës jonë bo pikë e pesë. Alija shkoi në Prishtinë. Ai edhe grujën e ka pi Prishtinës. Edhe Zenel Abedini po punon në Prishtinë. Ata edhe thmijën i kanë marë me veti… Agje po shkojnë në shkollë… Fehmia osht në Preshevë… Nuredini ka maru shpi përtej ”Igralishtës”… Veç Fevzia dhe Fehmia kanë mbetë në shpijën e vjetër. Fevzia po rri në shpijën e moçme, Fehmia e ka maru ni të re dhe po jep histori.Ai e ka grujën pi Tërrnocit… Ҫat gru që e ka pasë, çato e ka edhe sot… Xhindja folshin ka pak, ja nxhitshin do rrena, po ai osht zotni gjalë… Po pi ka pak, po përlahet me shkiet, po edhe ai, si Hajdari jem, nuk do të dale i fitum…Eh, shkijet jonë të mençëm… Ata e zonë leprin me kerr… Ҫeshti Fehmijës ja kanë marrë pashaportin dhe s’ pe lonë me livritë… Po rri në Preshevë, po punon me Hasanin tem, se I xhalli do me hongër.
Ata kojshitë e Fehmijës, Ademi dhe Qazimi, hupën dikund.Po thojnë se kanë shku në Australi. Ku me ditë sa largosht ajo Australia… Atë shpijën që e kanë pasë dikur ia shitën dajve të vet…
Ҫagje dikund u konë ni mulli e përtej ati mullini e ka pasë shpijën Stanki… Edhe shpijën e Stankit e ka ble ni karadakli…Ai daja i Qazimit. Ҫeshti veç ni shka ka mbetë te shkiet e Lazit… Vidosavi… Ata qertë i kanë shitë shpijat dhe kanë dalë në Tasjan. Vlajki… Zdravki… Dragi… Krej kanë ikë… Zdravki ka maru shpi nër Tasjan, kurse gjemt dhe çikat e tij e kanë shitë hisen dhe kanë shku në Vrajë… Njoni pi gjemve kish zonë punë në Bujanovc, ai qetri, Stanimiri, hala punon në biron e punës dhe po arrnohet me ryshfetet që po merr pi shiptarëve.
Edhe Salihi ka ikë pi mahallës tonë… Sali Danki… Ai e ka shitë shpijën e ka dalë çagje poshtë, te shpija Mirkit. Une s’ e di ku e ka shpijën ai Mirki… Ai i ka di gjem e ni çikë…Ramadani u konë në Shkollë të Medicinës, ai qetri s’ e di… Ramadani, ma i madhi,osht me agën Sali, Ridvani osht dajtë… Të dy gjemt kanë hi në punë. Ridvani u bo msus, kurse Ramadani po shet ilaçe. Ai më doket ka çelë ni apatekë.
S’ ka mo shkie në Preshevë…Mara ka dekë, Misha ka dekë, Radoshi ka dekë… Ajo Mara ish konë bugarkë, Misha – jahudi. Të dytë i kanë shti te vorret e shkijeve. Veç Danica dhe Ganja kanë mbetë. Ai Milja ka cofë… Gutja ka shku në Zagrep… Ai mirë i ka puntë… Jova ka dalë në Tasjan…
Edhe Gurishta, shka merr pi vilës ”Letafet” e teposhtë,ka ndryshu.Daja Riza, Rizahi Maliqit, e ka shitë vneshtin. E ka ble ni karadakli dhe ika maru di shpija të mdhaja… Ibret të mëdhaja…Preshevalitë kanë dalë në Prishtinë, kurse karadaktlitë e kanë zonë vendin e tyne. Edhe shpijën e moçme, edhe njo matë re, daja Riza ia ka shitë Avdulla Binanës. Të dy shpijat… Hem atë shpijën e moçme, të dajës Maliq, hem të rejën që e pat maru vetë… Ҫeshti, edhe daja Riza, edhe daja Musah, kanë maru shpija te vorret. Ikën pi mahallës tonë e shkunë ma poshtë. Daja Riza i ka katër gjem dhe krejt i ka shti në punë. I ka martu dhe i ka bo me shpija…
Atë vneshtin qetër, vneshtin e dajës Xhemi, e ka ble Shemsedini. Ati e ka maru ni shpi të madhe.
Ati diku, karshi plemës së Tozoviqve, osht edhe mullini i Stankit. Ai Stanki e ka pasë shpijën të madhe, po s’ ka pasë gjem… Veç ni çikë e ka pasë – Radën – dhe ajo u konë si gjalë… Shumë ka pasë qejf me ju grah kuvalëve…Eh, kur i hipke Rada kalit, s’ dike me u ndalë… Teri sa shkojke te bazeni… Po du me thonë – te mullini ages Maksut…
Ҫagjejonë edhe Berberët… Ata Berberët – Qanija, Qamili e Nazmija – jonë të ngatë me zotni Ademin, Ademin e Didit, dhe Hasan Lleshin, babën e agës Skender…Ati Qanijës i ka punu nafaka. Gjemt e tij kanë punu në Gjermani dhe kanë fitu shumë pare. Eh, sa shpijat, sa dyqanet, sa beterllëqet i kanë maru, s’ kallxohet me fjalë… Edhe Nazmija, shoqi Hajdarit, ka punu në Gjermani dhe ka nxerrë pare… Me pa sa dyqane ka maru, jet pa mend… Ҫashtu po thojnë, se une s’ i kom pa me sy. Ukubet të mdhaja i paska bo…
Halil Aga iki në Turki. I mur çikat, e mur abën Shkurije, dhe hajt shkoi në Stamboll. Ata të agës Hysi – Talati, Iba dhe Esati – kanë mbetë në Preshevë.
Ҫeshti shpijën e Halil Agës e ka zaptu Jashar Posllajniki. Ai Jashari ka e ka ni kerr methmijë, po une e mbaj mend veç Fadilin dhe Ridvanin… Fadili u konë ni torllohup, po nusën e ka marrë të mirë.E ka marë çikën e zotni Talatit… Jo atë të madhën… Atë të madhën e ka marë ni karadakli, kurse Fadili e ka marë atë të dytën, të voglën… Ajo e madhja u rregullu shumë mirë… Ka shpi, ka burrë, ka thmijë… Ai burri saj osht në punë… Ni herë thojshin se Dema, nipi agës Ipçë po do me lipë, po ajo s’ e kish begenisë… Tovona Dema u martu, e mur ni beterkë dhe zhdripi në Preshevë. Hala po punon si msus..Allah, Allah! S’ po folet me Demën…
Ni herë desh u mbyt me Metushin dhe Nurën e agës Sefer.Aga Sefer, SeferHutka, e kish pasë të vetin atë Nurën… E shkojnë ata diku – Dema, Metushi e Nura, më doket në Bugari – i xhojnë njo dy tri kurva dhe i marin në makinë… Udhës, ama, ia nisin me u përla dhe maqina ju del pi dore… Ee ato rrospiat ishin vra keç… Bile njona kish dekë… EMetushin e rrasën në burg… Dy vjet e xhimsë… Po Dema u kurtalis… Pshtoi… Se shka thanë, se shka nuk thanë, po u kurtalisën… Ata dy pshtun, kurse Metushi i hongri dy vjet e xhimsë në burgun e Nishit.
Ai vllavi Metushit, i vogli, osht martu. Ka maru shpi dhe i ka renditë njo katra pesë thmijë. Po rri çaty ku e kanë pasë shpijën dikur, karshi Mehmet Haki Doshlakit…Vllavi madh, Bejtushi, e ka punën mirë. Ika pasë njo tri katër çika dhe krejta i ka martu… Veç ma të madhën e ka te shpija… Më doket që ajo osht e ligë dhe s’ do m’ u martue… Shumë e zaiftë osht… Ni qetër çikë, që osht pak ma e vogël, e ka martu në Kumanovë… Po thojnë se ajo konka doktoricë. Bejtushi e ka edhe ni gjalë. Ai – më doket – e kish marrë ni shkinë dhe po jetojke në Maqedoni dikund.
Ata gjemt e Ibrahim agës jonë xhallë. Ni herë, ai i madhi e shiti hisen e vet dhe dul në Turki, po s’ di shka e kish xhetë e u kthy prapa. Atina ja kom harru emnin… Ai qetri, Shefketi, e ka ikë çikën e Salihit të Asllan Qireçit… Kojshi jonë konë… E ka ikë çikën e Salihitdhe i ka bo nja katra pesë thmijë… Po nuk po shkojnë mirë… Nusja po rrike në shpijën e re, ai por rrike në shpijën e vjetër… Batall jonë bo shiptart… Ai i madhi, vllavi Shefketit, ja ka shitë shpijën abës Azize… Po edhe ai ka maru shpi ngat dajës Riza…
Me agën Mehmet, Mehmet Dajkën, s’ kena pasë shumë të hime e të dalme. Ai e ka shpijën çati te dyqani Mitës… Mita Kovaçit… Edhe gjemt e agës Mehmet jonë dhonë mas shkollës. Turani – jo dhe aç, po Isufi – shumë.Aga Mehmet osht shumë punëtor… Shka nuk mbjell… Presh… Speca… patlixhana… Duhon… I del shpirti tuj punu… Ai Isufi, gjali dytë, e ka bitisë shkollën dhe osht martu me ni mbesë të Gollomehve. Shumë nuse e mirë… Ja kom harru emnin babës saj… Isufi më doket se e ka edhe ni motër, po nuk e di se në cilin vend osht martu…
Krejt po punojnë ka pak. Dikush në Preshevë, dikush në Prishtinë, dikush në Shkup, dikush edhe jasht Jugosllavisë.
Ai kojshija jonë i parë, Refiki, osht bo shofer. P’e vozitë Mehmet Haki Doshlakin… Herë e çon në Prishtinë, herë në Shkup, herë në Beligrad… Ku shkon Mehmeti, çagje shkon edhe Refiki… Lazi agës Muharrem osht në Gjermani. Enveri, gjali ditë, po punon në Tasjan… Syli i agës Islam ka knu në Prishtinë dhe po punon si msues… Edhe Hyseni i dajës Xhem ka hi në punë… E ka shti Mehmet Hakia… Jo Jashar Jashari, po Mehmet Haki Doshlaki… Aga Jashar ka dekë… E ata gjemt e agës Jashar jonë shnosh e mirë… Ai i madhi, Fadili, po jeton në Prishtinë… Kurse këta qert jonë në Preshevë… Njoni, ai Ridvani, u konëi kopil i madh… Shumë i heshëm osht majmuni… E ki qetri oshte besharet, po shumë punëtor…Më doket se e kanë edhe ni vëlla ma të vogël, po atina s’ ja di emnin…
Krejt po punojnë… Aga Hajrullah, burri plak, ani po punon në ”Kreçanë” të Preshevës… Ҫe s’ di sa vjet që punon dhe çeshti ka dalë në penzi… Hem punon te shpija, hem i shkon penzija… Zeka e ka punën ma ligsht… Ai u konë dhe ka mbetë birinxhi gjalë.. Zeka i ka njo tre gjem… Njoni i punon në Tasjan dhe i merr ka tridhetmi banka në muj. Atë ditin e ka marangoz dhe bonë rafte, vitrina e çekmexhe. Ma i vogli osht hala i ri. Edhe Zeka po mbjellë duhon…
Edhe ata të haxhi Isahit jonë në punë. Nazimi, ma i madhi, po punon në Udhë të Frengit.Musahi dhe Nura jonë bo marangozë…Mas Musahit vjen Shema… Shemsedini u konë njo tri katër herë në Gjermani… Agje ka fitu mirë dhe çeshti po punon si kondukter. Edhe Shema i ka punët mirë… Abedini u konë në shkollë… Ҫati, me Hasanin tonë… Ai po punon si drejtor dhe, mos me konë Abedini, Hasani edhe sot ish shalakatë nëpër katunde… Po si gjali jem, ashtu dhe gruja tij, jonë bukëpërmysës…Kurrë s’ i kanë thonë faleminderës. Ҫashtu osht kjo dynja: jepi kutës bukë, ndash me ta kaçë dorën…
Veç Orhani jem po mledh miza…Teri sot ka shku e ka ardhë njo nizet herë pi Gjermanisë, po xhepin e ka bosh. Bosh kafalli, bosh xhepi…Leje që s’ e ka kursy ni markë, po s’e xhet at ni gjermankë të hajrit. Ҫashtu ka mbetë, si Ajeti i abës Bahtë…

33. Ortakja

Aga Ibrahim u konë zengin.Përpara se me lypë Gjylkën, motrën teme, e ka pasëni gru qetër, po Zoti s’ ju kish dhonë thmijë. Prit, prit – dhe kur e shef që po plaket dhe krejt arat e livadhet do t’ jesin shkretë, kish marrë leje pi Zyhrës, grujës pare, dhe e kish lypë motrën teme. Bon vaki që baba s’ ja kish dhonë Gjylkën, po vakt lufte ishte, Bugari e pat hy në Preshevë, Kumanovë e Bujanovc, dhe xhindja durojshin për bukë. Edhe baba jem – ish mbatë sa ish mbatë – dhe maismbrami ia kish dhonë çikën.Ai – plak, xhashtdhetë e kusur vjet, kjo – thmi, hala pa i mbushë xhashtmbdhetë…
Si sot e mbaj mend… Hajdari ishkei vogëldhe une e mora gjalin e shkova në Tërrnoc. Na e kena pasë shpijën te shkolla, kurse aga Ibrahim agje mrenda, karshi Strukarve.
Natën e parë jo, po natën e ditë, erdh Gjylka me ndejtë dhe e kish marrë Zyhrën me veti. Ajo Zyhra ish konë shumë ma e madhe se Gjylka, po e mirë, e urtë dhe, tuj folë poshtë e përpjetë, mora vesh që ish konë pi Preshevës dhe babën e kish pasë me shkollë. Ajo s’ ish rritë me lopë e bullica, po dike me kepë dhe aga Ibrahim, për me shti në punë, ja kish pasë ble ni maqinë. Ajo nxirke pare tu ju kepë nuseve petka. Kepke kmisha, fustana, dimija, jelekë. Gjthshka i vike për dore.
Ajo e kish pasë ni vlla dhe ai ish konë hajduk.Ato e njifshin krejt po une s’ ja kishna ndi zonin. Se mos kishna vakt? Kush me maru gropa, kush me mjellë murriza, kush mi rritë thmijën? E ndejtëm atë natë e u kënaçëm tuj bo muhabet…
Hajt, hajt – e mos t’ i teket ati hajdukit mee vjedhë motrën e vet. Po qish me vjedhë se? E bon ni plan dhe e merrImerin e abës Kadire. Krejt kjo ka ndodhë se ishna në Tërrnoc…
Atë ditë ish konë ditë e xhuma. Ni natë ma përpara ajo Zyhra i kish kepë ni palë petka,po s’ kish pasë vakt me bitisë jelekin, se duheshin me shku te Strukart.E ikish marë ajo petkat dhe i kish ndu përmi ni sandëk e i thotë Gjilkës:
“ Valla, Gjilko, u lodha. Po kur të kthehmi pi agës Meti, ja boj edhe jelekin.”
“ Ani de. Hajde shkojna e, kur të kthehmi te shpija, une pi mjel lopët e ti bonejelekin gati.”
E shkojnë ato teaga Meti dhe rrinë njo dy – tre sahat…Ato s’ kishin pse nguten, se Kurani po thojke që s’ bon me punu ditën e xhuma për pare. Shka se, pak para se me dalë pi shpijës, ai Atullahi, bashk me Imerin,ishin përvjedhë në pleme dhe ishin mlume kashtë. Mos paç punë me hajdukin, se të vjedh në midis te ditës!..
Dalin ato n’ oborr, Gjylka e mshel derën e jashtme dhe, tuj kapërcy nëpër oborrin e agës Osmon, e porosit abën Xibë.– Kshir kaniherë kah shpija jonë, se po na hin dikush mrenda.
” Po ju ku po shkoni?” i pvetë Xiba.
” Te Strukart. Te ni farefis i agës Brahim.”
“ Ani,” ju thotë aba Xibë dhe ato shkojnë.
Ata çent e shofin që këto dolën pi shpijës dhe hinë nëpër penxhere. Kush e di se qysh i kanë çelë penxheret?!Ajo shpi u konë e mirë,me dy palë xhama, ama badihava…
I çelin xhamat ata, hinë mbrenda dhe, mbasi e xhojnë ni thes, e mbushin me petka të mira… E hyjnë tovona nëpër shpi,hanë bukë me mjaltë,i marin njo dy kat tesha të agës Ibrahim, ni elmaz, njo dy unaza, dhe prap shkojnë e mlohenme kashtë, se ishke ditë dhe nuk guxojshin me dalë përjashta. Pritshin meardhënata…
Ati kah akshami kthehen gratë. Ajo e ngrata, Zyhra, menden te jeleki.
” Lum Gjylka,” i thotë.” Mos prito të ma bish jelekin e asaj çikës, se na zuni nata. Duhet me ja bo gati.”
Shkon Gjilka në odën qetër, kshir përmi sandëk, kshir përmi divan, po ndoni jelek s’ pe shef. El hiqmiri lah… Nuk po shef as petka, as jelek.
Kthehet teprapa e i thotë ortakes:
” Mori abë! Une ndashta jom qorru, po s’ po shof as petka, as jelek.Dishka s’ po më pëlqen.”
“ Shuj, gru, se të paskan lone sytë,” i thotë ortakja.
“ Jo, pasha Allahin. Hajde vetë, se une – me këta sytë e mi – nuk po shof kund petka dhe jelek.”
E çohet gruja e ja nis po hallakatë nëpër odë. Kur – hop – i shef njo dy tri fije të kashtës. Ateherë i bje ndër mend…
” Kuku, Gjylkë mori, mori motër. Na paska ardhë Atullahi,” thotë. ”Paska hi mrenda dhe na i paska vjedhë krejt petkat e çikës. Edhe këtu osht, se po kallxojnë kashtat.”
“ Ti s’ je në veti, lum aba. E ku pe di që osht këtupari?” ja kthen Gjylka.
“ E di, motra, e di. Kshiri kashtat! Ai konka konë në pleme dhe, kur kena dalë na, ka hi mbrenda. Në pleme duhet me konë.”
E dalin gratë dhe e thirrin agën Osmon.Se aga Ibrahim – në Bujanovc.Ai aga Osmon u konë kusheri i parë me agën Ibrahim.
Edel aga Osmon,e mbledh xhinden, dhe e rrethojnë plemen. Secili e ka marrëni tfurk e po hallakatë nëpër kashtë. Kur – tuj hallakatë nëpër kashtë – hop dalin komt e hajduqve. Mirë e kish pasë gruja. Ata ishin mshefë në pleme, ishin mlu me kashtë dhe ishin konë tuj e pritë terrin e natës.
” Çu, bre, pis,” i thotë aga Osmon. ” A po më kallxon – shka je tuj bo këtu?”
Ai qetri po shunë.
” Ҫysh, more pis, m’ i vodhe petkat,” e pvetë Zuhra. ” Ku i ke lonë, more jezit, more nomqorr?”
” Ҫe ku i ke,” i thotë vllavi.
E i merr gruja petkat dhe shkon e ja palon të zotit. Kurse ai edepsëzi në pleme.E aga Osmon shaj… Me i ra, nuk po i bie, ama p’ e shanë… Shkamos i kish thonë… More çen, more bythjashtë, more edepsëz, more rezil… Nisoj si motra vet…
E p’e kshirë Gjylka atë Atullahin dhe p’i vjen gjynah. Shka me pa: gjal i ri, komzbathë, me kmishë të shkyme, me pantolle të shkyme… I pagojë… Ata shaj, ai po shunë… Hiç s’ po folë… E kish marrë ni kronde e po i gërryn ata dhomt e krimbt…
Dikur aga Osmon del pi plemes. Dalin edhe kojshitë…Kush po ta ka gajlen sot…
E ajo ortakja p’i thot vllavit të vet:
” Jazëk të koftë, more vlla. Kshtu si ja ke nisë, s’ na ki lonë ftyrë me dalë përjashta. Hajde bonmu def, se me ardhë aga Ibrahim e me të xhetë këtu, na mbytë të dyve. The çafën e mos t’ i shof sytë.”
Gjilka po shumë e dhimbshme.
“ Mos i thuj ashtu, lum aba, se gjynah,” i thotë ortakës. ” Jepja ndoni pare, se s’ je çaç fukara. Ti po kepë, po fiton.T’i japim edhe pak bukë, se ndashta osht untë. Mos ja mir për të madhe. Po shifet që nuk ka… I shkimë… I palamë…”
” Shuj Gjylkë,” ja kthen qetra. ” S’ i jap unë pare, se ma ka përvlu mushknitë.”
” Mos, abë. Se gjunah osht me lishu pa bukë…”
“ Ani shko ti, se une s’ i jap bukë këti edepsëzi…”
Shkon Gjylka te shpija, merr bukë e gjathë e do molla dhe ja sjell atij Atullahit.Ai e merr bukën dhe çohet me ikë. Ama s’ po do me dalë pa i thonë motrës dishka. Kur afrohet te dera, i thotë Zyhrës.
” Ngo këtu, motra jeme! Si të jom ai që më thojnë, hala pa ardhë java, kom me të ardhë me Shaqir Godenin.”
Ai Shaqir Godeni ish konë kaçak… Ҫashtu ju thojshin dove që i plaçkitshin vllaznit e vet.
” Kuku, e mjera,” thotë Zyhra. ” Si t’ ma bish Shaqir Godenin te shpija, ma mirë vramë edhe mue e – tovona – bon sha të dush…”
” E kshirim atë punë,” thotë ai çeni dhe prap kthehet te plemja, tuj kujtu se Imeri osht mrenda… Në kashtë…
E thirr ai – o Imer, o Imer, po Imeri kish ikë. Se fundja, aga Ibrahim e ka pasë shpijën ngat malit dhe sa kish shku Gjylka me marrë bukën, ai Imeri e kish rrokë malin…
Njo dy ditë ma vonë erdhën me ndejtë. Edhe Gjylka, edhe Zyhra, ortakja e saj. Po na kallxojnë ato – çeshtu, çeshtu, na ka ndodhë.
Nona jeme, rahmet i pastë shpirti, p’ i thotë Gjylkës:
” Mblidhni mend, mori gra. Mos dilni natën me alltëne në çafë. Bile bile, pagune ni njeri e mos livritni natën, se ai, mbasi paska thonë çaç ashiqare, prap paska me ardhë.”
” Shuj, abë, se s’ guxon me ardhë,” i tha ortakja.
” Ti mos u trimno, se mbasi të ka ardhë ni herë, ka me të ardhë edhe për së dyti,” nguli komë nona.
E ndejta une edhe njo dy javë në Tërrnoc.
Ata vllaznit e mi s’ dilshin natën, se Axhi e pat vra nifarë Idrizin, dhe hala ishmi në bela. Axhi i pat mbajtë njo shtat vjet burg, poerdhën gjermant dhe e lishun të lirë.E ni natë, ramë me fletë po agje nalt vlojshin pushkët… Kurkujt s’ ishkontemendja shka po ndodhë, se vakt lufte ishke…
Të nesërmen morëm veshse ai çeni, Atullahi, nimend kish ardhë. Si për bela, atë natë kish shku te Gjylka edhe aba Binaz, ni gru pi Preshevës. Atë natë e kish marë gjalin e kish shku me bujtë e me u shmallë me Zyhrën.
E rrinë sa rrinë dhe aga Ibrahim shkon me fletë. Shkallët e shpijës jonë konë përjashta dhe penxheret e tij përmi shkallë. Si verë mo… Nxehtë përjashta… Ai shtrihet në dhomën e vet, kurse Zyhra, aba Binaz dhe gjali i vogël shtrihen në gjyzneti.
Shtrihet edhe Gjylka, po s’ po ka xhumë. Gjithmonë p’ i kujtohen fjalt e atij prekudit, Atullahit. Dikur, aty kah xhimsa e natës, ajo p’ i ndinë do pëshpëshe përjashta. Çohet, kshyr, dhe p’ e prekë agën Ibrahim.
” Kuku, more njeri”, i thotë. ” Po më doket që dikush osht përjashta. Po më doket që ka ardhë aj çeni, Atullahi.”
Po aga Ibrahim korkaç i madh. Atëherë çohet Gjylka e del në dhomën qetër. I kallxon ortakes dhe abës Binaz.
“ Kuku, mori abë! Po më doket që dikush osht përjashta,” i thotë. “ Une ju afrova penxheres dhe m’ u dok që ndita do hapa.”
“ Kuku, Gjylkë mori, paska ardhë ai çeni, vllavi jem.”
Tuj thonë çashtu, “kuku Gjylkë, mori”, ajo kshir përjashta dhe i shef që nja katra pesë burra, me pushka në duar, ishin konë tuj livritë nëpër oborr.Nuk shkojnë as tri katër dakika dhe ata i bien derës jashtme me kondak. Cëngërr… Cëngërr… dhe po maten me hi mrenda… Mbrenda – po – terr… Edhe po shofin, edhe s’ po shofin… Po maten a me hi a mos me hi mrenda, se s’ po janë të sigurtë…
Gjylka rraset në dhomën e saj dhe e mshel derën me bravë.
” Ҫu, se kaçakt po dojnë me hy në gjyzenti,” p’i thot agës Ibrahim.
Ai i ngrati – veç në këmishë e në done. Tuj mos ditë kah me ja mbajtë, frik e frik rraset në oden qetër, ku flejshin mysafirt, dhe e çel penxheren që ish konë përmi kapixhikin e agës Osmon. Me kërcy – s’ po guxon, se u konë pak sakat, po edhe me pritë – s’ po mujtët, se ata e thejnë derën dhe po mundoheshin me hi në gjyzenti.Atëherë aga Ibrahim e çel penxheren dhe virrë kah oborri agës Osmon.
“ A po ndini, burra! Na kanë rrethu kaçakt dhe po dojnë me na vra. Boni rahmet e ndihmona.”
Hala pa e mshelë xhamin, ni roje që ish konë n’ atë krah – taaaak – e xhun me pushkë. N’ atë sahat ia nisin me xhujtë edhe qert, shokt e tij, që ishin mshehë nëpërstreha e trupa të pemëve. Po s’ po xhujnë kuturu, veç drejt e kah ajo penxherja që e kish çelë aga Ibrahim… E Gjylka e ngratë gërmuqet… Se shpirti osht i ombël… Une vetë e kom pa atë odë dhe – pasha Allahin – njo pesdhetë plumba ishin ngulë nëpër duvar.
Dikur aga Ibrahim e mledh veten dhe – pi tutës –kcen përmi kapixhikin e agës Osmon, e pi atyhit në bahçe të Selës. Ajo viron penxhere u konë shumë e naltë… E pi atyhit shkon e rraset në plemen e agës Osmon…
Kur pisket aga Ibrahim, aga Osmon e merr ni tfurk të hekrit e turret kah shpija e kusherinit. Ai e kish pasë ni gjalë beqar, Rasimin, dhe Rasimi i shkonpërmas…
N’ atë sahat kaçakt kishin hi mbrenda dhe – sa po mujnë – p’ i bien asaj derës ku jonë mshelë gratë… Ata bjer me kondakë të pushkëve, kto shtyj derën me shpindë për mos m’i lonë mrenda… Aty ishin konë të katërt – Gjylka, ortakja e saj, aba Binaz dhe ai gjali i saj…
Dikur aga Osmon hyn n’ oborr dhe ata rrokën fyt për fyti… Fyt për fyti po shkojnë… E t’ i rrinë agës Osmon me pushkë – taaak – dhe e vrasin në vend… Mbas agës Osmon e vrasin edhe Rasimin e ngratë… Aty e vrasin, bashk me babën e vet..
Ҫeshti po vlojnë pushkët… Krejt, pi tona onëve, po xhujnë me pushkë… Po xhujnë ata çent, po xhujnë edhe kojshitë e agës Osmon… Ata e vrasin agën Osmon, e vrasin edhe Rasimin e ngratë… Pak ma vonë e vrasin edhe Zejnën, kojshinë e parë… Tybe istikfarë… se kush i kishte lonë njo dy thasë me grunë te kapixhiki dhe, kur e marin plumbat, Zejna unxhet sikur me dashtë me pushu… Ai i ngrati kish dekë në vend po u dokëke si i xhallë…
Tri xhenaze teri n’ atë sahat… Kur e shef Zyhra, ajo ortakja, që xhaki s’po ndalet, i thotë Gjylkës.
” OriGjylkë!Gjith kjo xhinde po vrahet për ni grusht pare. Këta xhind s’ kanë ardhë me liftu me Bugarin, po me na vra neve.A t’ ua jap qemerin e ndashta thejnë qafën?”
Ajo e kish pasë qemerin në brez.
” Jepjau, abë, jepjau,” i thotë Gjylka.” Po xhujav nëpër penxhere.Mos dil përjashta.”
Ajo – jo që jo. Po kujton se ata, kur t’ marin lirat, do të thejnë qafën. Ajo s’ e dinte që aga Ibrahim kishte kcypërjashta dhe ishte xhallë…E rrejke veten që p’e pshton burrin… Përjashta po – terr… Fenerët – jonë shqymë… Llampat – copa copa…Kurse pushkët po shkojnë valë…
E del Zyhra, me qemer në dorë, edhe ato,tuj kajtë e tuj nemëme të madhe.
“ Kukuzoti të marroftë, o vllazën. A vret njeri për pare, more çen? Merni, bre frymën jav zofshin!…
E ta xhunë qemerin përjashta e po hecë përpara, po terr, nuk po sheh. E ai çeni, vllavi vet, ish konë ati. Ai ja njef zonin dhe t’ i rri motrës me allti. taaaak – e vret motrën e vet…
” Kuku Gjylkë mori, më mbyti,” pisket ajo dhe rrëzohet në vend. Zare plumbi e çillon në zemër.
Kur e ndinë gratë, hinë në odën e Gjylkës dhe e mshelin derën. Po Gjylka oshte budallë. Shumë e dashme. Ajo e çelë e po do me dalë, po do mi ndihmu ortakes, po ai katili, Atullahi, e shtynë mrenda tuj i thonë – ti hin mrenda. Shka dreqin po del?”
Shka me bo Gjylka ngratë? Hynëmrenda dhe po dridhet si thuprra. E aba Refë, gruja agës Osmon, ka dalë në çardak me pa shka po ndodhë, kur t’ i rrinë edhe asaj… Taaaak! E t’ ja bojnë komën copë – copë. E ajo e ngrata jet në vend e po virrë sa po mujtet… E ka pasë aga Osmon ni çikë të vogël. E ajo çika zhag zhag e shkon mi ndihmu nonës vet…
Po Gjylka s’po mujtët me ndejt në vend. E merr abën Binaz për dore e po do me kcy pi penxheres…Po do me ditë shka po ndodhë… Pushka sikur kish pushu…
Avitet ajo te penxherja dhe ka shka me pa: ata po zhdripin njoni mas qetrit nëpër shkallë… Dikush ju ka dhonë komandë me ikë… Zare jonë tutë se po vine bugarët e do t’ i ngjekin… Kur zhdripin n’ oborr, ndalen pak, bohen truç dhe po folin dishka…
E p’i numron Gjylka… Njo, dy, tre, katër, pesë… pesëmbdhetë… Nizet e pesë ishin konë… Ni brigadë…Kur thejnë çafën pi oborrit, Gjylka e mer gjalin e abës Binaz e po shkon m’ i pa xhenazet…
Po gjali po virrë, po pisket… Se mos kishte pax hind të vramë që!.. Po pisket sapo mujtët..E hynë Gjylka në gjyzenti e p’ e lip fenerin.Zare aty i kish mbajtë. Po s’ po mujtët me xhetë.P’ i dridhen durt…
“ Ndalmotra ta marr fenerin e ta kshirmi shka ka ndodhë,” i thotë gjalit.
E kall Gjylka fenerin e pe lypë agën Ibrahim me sy, po ai kurkund. Kur shkon pak ma tutje, e shef që aga Osmon ish konë shtri në gjyzenti… Ajo ja lagë buzëtme ujë, po plaki kish dekë… Kur i jep ujë Rasimit, ai ngreh njo dy herë, dhe des…Edhe ai shkon me babën e vet…Kur e ze Zyhrën për dore, ortaken e vet, e mer vesh që edhe ajo kish dekë…
Kuku, thot, edhe abën e pahan mbitë..
Zhdrip tovona n’ oborr dhe p’ e shef që Fejza osht mbshtetë në thes.
“ Po ti, Fejzo, shka po bon?” i thot.
Po ai, i ngrati, s’ po ja kthen xhevapin. Atëherë e mer vesh që edhe ato e kishin vra. Kukuuuu, ja nis me kajtë, po pak si vonë. E aba Binaz – kap – gjalin e turret kah dera…
N’ atë vakt, aga Ibrahim e kupton që ata kanë ikë dhe del pi kashtës ku ish konë mshehë. Ato lirat që i kishte xhujtë Zyhra kurkush s’ i kish pa e s’ i kish prekë. Kur del drita, turrën gjemt e agës Osman dhe i mbledhin kokërr për kokërr. Gjali agës Osmon, ai i madhi, i thotë Gjylkës – mos mu bo merka; mirëpo tovona s’ dojke me javdhonë lirat e alltënta.Dhe ndashta metë drejtë, se i shkoi baba, i shkoi vëllavi, i shkoi nona dhe ni kusheri i parë… Meatë ortaken e ngratë boheshin katër xhenaze…
Po çat natë, mas akshamit, e mora gjalin dhe shkova me pa. Shkame pa? Oborrit hala i vike era xhak…
Dhe asni shqiptar, bile as Ibrahim Topalli, që nxori katër xhenaze pi oborrit, nuk ndihej i xhallë. Ata që kishin ardhë natën dhe i kishin vra xhinden e pafajshme s’ ishin shkie, po shqiptarë. Bile ai bajraktari i tyne, Shaqir Godeni, endej nëpër Bujanovc si me konë në katundin e vet. Thu se kishte bi hyner…
Atë ditë bugart ishin konë në qef të madh. Se qef osht m’ i pa shqiptart tuj u hongër – e tuj u mbytë – e tuj u vra me njoni qetrin. Po edhe ma qef ishte m’i poshtru kur jonë të dekëm.
Na, shqiptart s’ e kena adet m’ i mbajtë të dekmit nëpër shpija. I shtina në dhê atë ditë që v-desin. Po bugart s’ ishin konë kail m’ i shti në dhê.Meniherë i kishin çue askert dhe dojshin me ditë pi kah erdhën ata xhind, pse i vrajtën gjithë ata burra dhe ku dreçin kishin thy qafën…
Ҫeshti edhe aga Ibrahim bie në hall. Atij ialidhin durt dhe e marrin në Bujanovc, kurse xhenazet i lonë në oborr. As lishin me i lajtë e m’i shti në dhê, as lishin m’ i lujtë pi vendit.Dikur, masi e xhojnë ni torbesh dhe i japin urdhën me e fotografu shpijën, oborrine xhenazet, i thojnë mulla Zenunit – me bo punën e vet…
Kurrë s’ e harroj atë ditë… Me katër xhenaze tuj shku kah vorret… Katër gropa për ni ditë… Nuk mu dhimke çaç aga Osmon, se ai ishke ma plak, po aga Zejnë, Zyhra dhe Rasimi i ngratë. Krejt ishin të ri… Veç aba Refë që pshtoi… Nusja agës Osmon… Asaj ja prejtën njonën komë, se copë copë e kish pasë, po nuk diç.
E ai namqorri, Atullahi, u konë pi Preshevës. Unë s’e kom njoftë, po çagje diku, në fund të Preshevës, kishjetu. Shumica e preshevalive nuk e kanë ditë që ai faqezi e ka vra motrën e vet… Shka se aga Ibrahim e ka ditë… Gjylka, motra jeme, e ka ditë… Ata të agës Osmnon e kanë ditë… Po kurkush nuk ka guxu me lypë hakin e të vramve… Se çysh i harrunë ato xhenaze, se çysh e harrun atë xhak, se çysh e harrunë gjithë ato virrma, veç i Madhi Zot e di…
Ndashta dhe mirë kanë bo. Vetë aga Ibrahim s’ u konë i zoti me vra. Me shti gjalin, ishke i vogël… E çashtu e lanë… Tovona, kuna me vra, kuna me mbitë?Ai faqeziu – edhe ashtu u konë faqezi.
(vazhdon )

Shënim: Autorja e këtyre “rrëfimeve” u lind në vitin 1905 dhe vdiq në vitin 1998. Ajo nuk shkoi kurrë në shkollë dhe nuk mësoi kurrë ta shkruaj emrin e saj. Në rrëfimet e saj, dëftonte për njerëzit me të cilët i kishte ndarë hallet e përditshme.
Të gjitha “përrallat” e saj janë dëftuar në një shqipe që është folur në vitet 70-të shekullit të kaluar dhe të cilat i kam i inçizuar në kaseta të manjetofonit. Kjo është shqipja që fliste një grua shqiptare nga Lugina e Preshevës. Duke i shkruar ashtu siç m’i dëftonte me gojën e saj, kam shpresa se po e shpalos një histori që ka perënduar në shekullin e kaluar, por një pjesë e personazheve të saj janë gjallë dhe mund të mësojnë diçka nga brendia e tyre.

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi