SHPËRNDAJE

 
Mua më dhimsen thmitë, se vetë i kom pjellë njo shtatë. Kurrë s’ i kom sha dhe kurrë s’ i kom prekë me dorë. Neliferi, ajo e madhja e Hasanit, vjen e ma mashon në krye, majep mutin vakt e pa vakt, po une s’ ndihna e xhallë, se du me e rujtëpi nones vet. Nuk kom qef ta rrehin për hatrin tem, se nesër kom me dekë dhe s’ i du gjynahet e saj.
Po plaki jem u konë gërzhaq. Ai kurkujna s’ i zike besë dhe turli turli kurthi na gatujke. Hiç nuk pritojke meçele varrë. Une, po, gjithë ditën në komë. Ҫysh bishna, çashtu u çohshna. Shka s’ ka bo, shka s’ ka beteru ai, rahmetlia!..
Ni herë, kur u pat martu Hasani dhe natë për natë shkojke te ajo ”nana” e saj që e kishke vjehërr,Plaki kish dalë në bahçe. Une kom ra, më ka zonë xhumi, s’ po ndi kurxho.Ai, po, vampir. Tuj ndejtë në bahçe, i ka pa kur jonë kthy dhe kanë hi mbrenda.Ngucakeç dhe zemërkatran. Në vend se me kshyrë punën e vet, ja ka marë nusës njonën kundër e ja ka thy… Kundra të reja… Taze te reja… Njonën s’ e ka prekë hiç, ama qetrën e ka bo helaç. Ajo ndashta ndreçej me pas çu te kundraxhia, po Qordelika azgën… Nuk vesh kundra të prishme…
Të nesërmen jom çu herët, e kom kallë ”shporetin” e po shti bukë, kur p’e ndi piskamën e asaj kuçkës.
” Kshyre, oj nonë, sha m’ i ka bo kundrës,” po më thot. Ama ftira iu kish bo si speci. Thu se une i kishna faj.
” E ku ta di, nona, shka po ndodhë,” i thash. ” Nonajom konë në xhum e s’ kom ndi kurxho. E shtrofsha Hajdarin në vorr… Velam mendja s’um ka shku te kundrat e tua.”
“ Jo, ori, jo. Nuk po më shkon mendja te ti, po te ai prekudi, vjehrri jem. Veç ai ma ka bo këtë punë.”
Nuk i thash kurxho, se Zoti s’ na i falë shpifkat. Po atë ditë më shkoi mendja qetërkund. Ajo natë për natë shkojke te ”nana” dhe ”babushi”. E mirke Hasanin dhe – hyxhym – e te Mahalla e Maxhupëve. Kështu s’ e kan zakon preshevalitë, po asaj s’ i hajke vrima për atë punë. Agje, po, tu pi çaj e tubo muhabet, Qorrdeliajt e msojshin gjalin me u dajtë pi neve. Se sa ishmi bashk, nuk mujshin mee repë sa duhet.
Une ndashta po hi në gjynah, po isharetet kallxojshin që ajo nuk dojke mendejtë me neve dhe lypke m’ u dajtë. Edhe nuk shkoj gat, se atë punën e kundrës e mshelëm diqysh, kur dul mesele qetër.
Ni ditë vere, çeshti s’ po më kujtohet cilli muj ishke,ajo e kish la ni fustan të vetin, e kish hekurosë dhe e kish virë përjashta. Kur i ka dalë xhumi në sabah, ka shku me marë, po nuk e ka xhetë. Po kush ka mujt me ma marë? Po du me thonë – kujna me ju xhujtë? Kujna qetër, veçse mue? Nena Plakë, rahmet i pastë shpyrti, thojke se Zoti i ka stërpikë vjehrrat me hi xhehnemi dhe kurkush nuk i do. Leje mo neve, tërrnockat.
E kur t’ mu ka turrë me sabah.
“Oj, nonë! Ku osht, mori, fustani jem?”
“ Po, ku ta di, oj bi,” i thash. ” Ku e ki lonë?”
“ Ku kom me e lonë, bijo? Çaty në tel e kom virë,”ma kthej. Ama bajagi me çehre.
“ Po shkoj ta ves Plakin,” i thash.
Edhe Faza u konë i hershëm. Gjithmonë u çohke pa dalë drita dhe nxhitej në kodër. Ai e kish deshë setrën, i kish përvjelë kraht dhe po sharronte dishka. M’ erdh pak si zor me e pvetë, se burrat nuk lodhen për fustanat e grave. Tovona, me e pvetë për fustanin tem, hajde – hajde, po për fustanin e rejës më erdh mbarre..
” Po pse, o burrë, ia ki marë fustanin e ia ki çitë dikund,” e qortova.”E paska lajtë nusja dhe e paska shtri në tel. Mos, bre burrë, se po na keshin dynjaja.”
Ai i boni sytë katër.
” Për cillin fustan po fol, mori gru?” tha.” Jo, pasha zotin, s’ ka pa Faza fustan me sy. Ndoj shkallët te duvari ages Durak dhe kshyre mos e ka marë çeni Hajrullahit, se ai p’i hajke me dhomë. Une s’ e kom ditë, po Bejta më ka kallxu.”
Mu në çat dakikë p’e ndi virrmën e saj.
” A p’e shef, mori nonë, sa ngucakeç! Çe ku ma paska xhujtë në maje të dardhës.”
Tovona, a po dom’u sha? A po do me u përla? A po do me ndi fjalë që kurrë s’ i ka ndi mahalla?Krejta mujshe m’i ndi n’ oborrin tonë.
Ai Faja, burri Halimës, osht shumë i mençëm.Se ku i ka xhetë ato mend, nuk e di, po kaniherë më doket evlija. Ni vakt, sa ishke Halimja në Miratoc, ai lakojke shpesh te na. Vike me më kallxu çysh osht Halimja dhe, sa herë m’ xhojke tu kajtë, mundohej me më dhonë gajret. Ai iu pat marë erë të dyve, si nusës, ashtu dhe plakit tem, ani më msojke për të mirë, se për mue kurkush nuk e lujke bithën.
Ni ditë, tu dalë pi derës madhe, më tha:
” Oj xhyshe, bon gajret, se ata dy, si aga Fazë, ashtu dhe çika e Bishbishit, po yshqehen me poterë. Si mos të shahen çdo të tretën ditë, ata desin pi mërzijës.”
Edhe çashtu osht.
Plaki jem i pat ra në fije se ku e ka hallin ajo Llozenka, mbesa e Qorrdeliajve, dhe dojke me e da gjalin pi nusës. Ajo, pra, tu dasht me e repë Hasanin sa ma tepër,dojke me xhetë ni shpi te Xhamija e Poshtme. Mendja e të dyve punojke veç për sherr. Të dytë dojshin me na mbajtë në çengel.
” Kom ra në hall, nona,” i thash Fajës.
” Oj, xhyshe,” tha. “ Mos ma merr për të madhe që po t’ foli ashiqare, po ata jonë si dy buaj. Ata dy, sikur jonë rritë me ni bark dhe s’ ngihen me bari, po metë shame. Mere njonin e bjeri qetrit!..Aga Fazë del në hahçe me shartu, po gjithë ditën bon “pllane”çysh me u përla me juve. Çato “plane” i bon edhe e bija Bishbishit. Ajo fshinë fshinë dhe – lypë sebep me u zonë me Hasanin.Ajo do me pasë Hasanin në grusht. Se me ty s’ i ka boato dalldyshkat që po ta japin mutin me sabah, po me Hasan Begin.”
Hajt, hajt – e pe marton daja Riza gjalin. Pat ardhë edhe Halimja e thamë të shkojna mej av bo për hajr. E morëm edhe nusen me veti, se Hasani e Faja patën shku dikund. Ndejtëm sa ndejtëm, u pamë mekojshikat dhe u kënaçëm me nusën e dajës Riza. Nuk e di mirë, po vjehrra jeme i ka pasë si të vetët. Kur kena ardhë te shpija, shka me pa: krejt qylimat ishin mlu me pleh. Nuk e di tamam shka ishke – pleh apo dhê.
Dhoma, po, ishkonë bo si pleme. Ka hi nusja me shtru, se çika kish ardhë me bujtë, po në vend se m’ i shtru dyshekët, ajo ja nisi me mbledhë bagla. Ato cergat e mira, që ja pat dhonë baba i vet, plot me dhê… Ata qilimat që i pat ble Hasani në Shkup, plot me dhê… Kauçat, si me pasë hi klysht e trollit…
” Shka osht, mori, ki dhê,” po thotë ajo.” Oj, nonë! Pi kah, mori, ka dalë ky dhê?”
“ Po ku ta di, oj bi? A nuk ishna bashk ty?” e veta.
“ Jo, gru, se s’ e kom me ty, po me atë prekudin. Ai ma paska mbushë sobën me pleh.”
Halimja e ngratë po shunë.Ah, sa m’ u dhimt n’ atë sahat. Si çikë, ashtu dhe gru, ajo gjithmon me zehër në shpirt. Ndashta prap e nemi veten që erdh me bujtë, se ajo s’ dojke m’ i ardhë çkat mysafir. Çeshti, bile, s’ po m’ kujtohet kujna ja pat lonë thmijën.
Nimend ahur i lopëve…
Ajo qoshja mbas “kauçave” – plot me dhê. Qilimat – plot me bonca e glasa të pulave. Ai vendi ku shtronte nusja për Hasanin – plot me grutka.Ajo s’ ishke ndoni paqtore,por jorganat dhe dyshekin i nxirke përjashta për gjithë ditë.
Ai që e kish bo atë punë e kish nifarë sebepi, po – ec e xhoje. Ku s’ um shkojke mendja. Ai ndashta e kish bo për me ftofë nusen pi Hasanit.Shumë i çuditshëmu konë.Krejt dynjaja e dishin të mirë, të njerzishëm, normal, se – me folë drejt – ai u konë edhe i mirë, po kah mendja shkepojke.Ishke merakli i madh për lule, drandafille, limona, rrush, qurshi, po ndashta s’ e dojke xhinden.Ai s’ i dojke as evlatët e vet… M’ u dok sikur kishshku te vorret dhe e kish mbushë shpijën me xhenaze…
Tovona e mora vesh se ato glasat s’ ishin konë të pulave, po glasa të lejlekit…Zare dojke me ftofë gjalin pi grujës dhe e kish mbushë shpijën me glasa të lejlekut.Shka nuk dinë bota!… Turli – turli hajmalie, turli – turli sehiri… Ama krejta s’ ishin konë glasa të shpendve… Kishke edhe grutka të dhevit.. E ta kish mbjellë… E ta kish mbushë krejt shpijën plot me dhê…Ama shko e thuj që ai e kabo? Zoti na rujt. Ai edhe atë ditë ish konë mepopin. Kishte ispatë që s’ u konë te shpija…
Ata – me lypë hollë – s’ jonë për njoni qetrin. As ajo për Hasanin, as Hasani për to. Hasanit ju ka dashtë ni çikë e urtë, me din e iman, që ja respekton nonën, ja respekton babën, që ja bon dy tre thmijë dhe – ja run shpijën. Asaj, po, ju ka dashtë ni shpekullant që shet zhivë, kurva dhe droga, si ni kusheri i plakit tem, që t’ ia mbushe grykën me marka… Se ajo nuk ka Zot.Ajo paren e ka din e iman…Për çato p’i rri Hasanit… Si ajo puna e çenit që duhet pa çare me hi në vneshtë… Mos me konë ”pllata”, as ni javë s’ e kish çu me Hasanin…
Ama as plaki jem s’ishke ma i mirë.Se, sa e ka sha atë grue dhe qysh ja ka mare ftyrën, nuk shkruhet në fletore.Edhe bash m’u konë e përdalë, nuk i thuhet grujës kurvë.Jo që atë punë ja çitke biftan.Ajo kurkund nuk shkon paburrin e vet. Gjithmonë më lutke me shku me to, po Plaki nuk um jipke leje. Sa herë që e lutshna me dalë me nusën, ai s’um turrke me sakicë. Për m’i thonë dikujna kurvë e orospi, njeri duhet me e pasë kriet në vend. Mu pas konë kurvë, ajo e kishmarrë ni qetër e s’ i përzike komt me Hasanin…
Tovona e zike belaja Hasanin. Ai u dashke me shku me to… Natë për natë… Shka me bo? Me e mbytë, nuk mujshna.Une jom myslimane dhe e ngushllojshna veten me fjalt e Kur’Anit.Me dijeni teme, Kur’ Ani nuk na mson m’ i mbytë burrat me zeher.
Ka ni herë i thojshsha:
” Ori bijë! Une ishna konë e nemun me jetu me ket prekud.Po ty kush të ka nemë që e more Hasanin?”
Plaki jem ka me lajtë shumë gjynahe.Boll i ka biftanet që ja ka çitë të bijës së Bishbishit. Une e kom pasë burrë dhe duhet me ja falë. Po ajo s’ ia kishte për borxh. Une ja fali, se i kom bo shtatë evlad me to, po ajo s’ ia falë, se e ka veç vjehërr. Nesër dahet pi Hasanit dhe i thotë – ku të kom pa. Edhe shiptart ja kanë nisë m’ u dajtë…
Hallbuqi, Hajdari ka të drejtë. Ku ta xhojsh sot ni pop a ni hoxhë që osht i ndershëm? Ku ka metë vakt për xhenet a xhehnem? Hoxhallart jonë prishë ma keç se xhemati. Xhenet mujtesh me pasë sa te jesh xhallë, se kur të desish, kurkush s’ ka me ta ndi zonin. Une muj me ja falë burrit tem, po s’ ja falë i Madhi Zot. Sa u konë xhallë, aj ni ditë s’ um ka lonë rahat. Edhe pi gurit mu pas konë, ani s’ ishin duru ato që i kom ndi përmi trupin tem. Edhe me ja bo hallall une, nuk ja bon Zoti, se u konë i lig në krie. Ni njeri që osht i trentë, shkon në ”bollnicë”, e rrasin ndër brisk dhe, ndashta shndoshet; ama ni njeri që e ka shpirtin të krimbtë, ai yshqehet veçme poterë…
Eh, shka s’ i bike ndër mend!..
Ni herë, pak para se m’ i nxerrë delmet në kullotë, më porositi meja bo strajcën gati. Pak bukë dhe pak gjathë. Shumë ipëlqejke gjathi i dhenëve.
E mora e po ja boj gati bukën. E preva ni xhysë mbrume, e nxora dhe ni copë gjathi pi qypit, e po ja boj gati… Kur p’e kshiri, mrenda ish konë ni shishe me helm. Tybeistikfarë, i thash vetes. Shka pi duhet helmi, mori gru? Zare e paska ndër mend me mbitë veten?
Si për bela, hop, erdh burri i Halimës. Më doket edhe Hasani ishke te shpia. E ju afrova ngat e pi kallxoj Fajës.
” Ore Fajë,” i thash.” Shka p’i duhet, more bir, ajo shishja e helmit?Po më doket që po do me mbytë veten si Vllajki… Se Vllajki e ka pasë mbytë veten…”
Edhe une – budallë e madhe. A vetet Faja, që secillën punë e mirke për hoka Në vend se me më thonë – merja, xhyshe, largoja at virone shishe, ai më tha me ja ndu në strajcë.
“ Pash Zotin, xhyshe, mos ja prek, “ më përbejti. “ Leja aty, se n’ e piftë aga Fazë helmin, do ta pi edhe une.”
” Mos bon hoka, o bir, se xhyshja jom plakë dhe s’ kom takat me shku në burg për atë lanet.”
” Hiç mos u mërzit, se n’ e helmoftë veten ai, une shkoj në burg për ty. Leja helmin në strajcë dhe pi çaj pa merak.”
” Po çysh me ja lonë, o bir, e me na keshë dynjaja?”
“ Leja dhe mos u mërzit,” tha Faja.
Po une nuk ja lash. Ja mora dhe ia msheha në odën e tij.
N’ ato dakika erdh plaki pi kodrës e po hallakatë.
” Ku osht shishja?” po më vetë.
Po shka po të duhet, more, ajo virone? Shishen që shishen. Veç shishen p’e do. Masëmrami, ja dhash. Elhiqmirilah, shka të doje ne të boje.
E t’ u rras në ahër e keshe po pi helm.Tona dul pi ahrit e po shtiret se s’ un po ecë, po e prekë barkin, po do me vjellë… Nuk shkoj gat dhe t’ u turr kah vada e po shtiret se do me dekë… E of, e of, e of… Bezbeli po jep shpirt…
Ama e bija e Bishbishit osht ustah… Une s’ lujta hiç pi vendit, po ajo e mur vrapin e po virrë, po pisket, po kanë – kuku na vdiç baba, kuku na vdiç baba – teri sa m’ erdh në maje të hundës…
“ Mshele gojën, mori budallë,” i thash. “ Ik mos um shurdho, se ai p’ e dredh bithën me neve… Thu se jena thmi e po kena vakt me bo filma. Truse bithën e leje ne të vdese.”
Po ajo s’ e la. E mbushi ni kovë me ujë, ja lagi kryet, ja zgati ni peshkir dhe atina i erdh shpirti.
Shka nuk na bojke. Gjith na denediske. Atë dakikë që i hipshin rrebet, e vishke setrën dhe – hajt – u nxhitke në kodër. Kaniherëshajke, kaniherë virrke, kaniherë kajke, kaniherë folke melisat, shortat dhe zojt e malit… Nisoj si e bija Bishbishit. Edhe ajo me vetveten…
” O, kuku nonë!… O, kuku nonë…”
Krejt mahalla e ngojshin. Po shka ki more? Për shka po virrë ashtu? Ani vishin e vetshinkojshitë – shka ka mori aga Fazë?
”E ku ta di une”, ju thojshna.
Aga Durak u konë shumë i mençëm. Ni ditë, kur e kish p-vetë Zeka se shka po ndodhë, ai ia kish dhonë ni xhevap të mirë.
“ O, gjali jem,” i kish thonë.” Mos ja ndo veshin ati laneti, se ai osht bo mexhnun. Ai ka harru që ka Zot në dynja.”
Meraki atina – me e da Hasanin pi grujës.
Tybe istikfarë! Hiç s’ i shkojke ndër mend se gjali e dojke grujën e vet. Ku me ditë shfarë mende kishte? Në dorë të parë, ai vet e pat begenisë çikën e Bishbishit. Tona, kur deshti Hasani me lonë, desh u tranu. Mos e prish që mos e prish fejesën. Po çeshti?Ҫysh po hinnë gjynah me gjalin? Çeshti s’ osht vetë i dyti, po vet i katërti. Ni herë i lejti ajo e madhja, që e ka gojën plot me mut, tovona i lejti Bahta, e dyta…Çysh po prishësh me nusën që po ta pret gjalin, po t’ i pret kojshitë, epo ju bon sajgi?
Po burrat e çikave nuk i do. As Fajën, as Selimin. Ata jonë xhind të mirë, mahiten, lishojnë ndoni llaf, po ajo kujton që e kanë përnimend. Ni ditë më tha Selimi:
“ Shumëshpejt p’i kcejnë, bre xhyshe.”
“ P’i fol me thumba, obir, e ajo po kujton që e ke përnimend,” i thash. “ Mos harro se ajo osht preshevare. Si mos t’ ia lish vendin në krye të sobës, nuk të do. Kshire hallin tond, nonës.”
“ Ashtu koka puna?” tha.
“ Valla, çashtu, o bir. Veç me të mirë, se me të keç nuk bohet.”
Ajo osht si ata gratë që dalin në televizí.Ka shumë ftyra. Kur vjen Lazi, vllavi jem, gëzohet shumë dhe i bon sajgi. Kur vjen ndoni kojshikë, gëzohet shumë dhe i bon sajgi. Nuk osht mirë me e mshehë diellin me shoshë.Ama nervat i ka kodra mbas bregit. Gjithmonë duhetme ja lishu udhën. Inatqorre – si dhija pa brina, po mbasi po ma do gjalin, nuk um ka hie me shajtë. Fundja, nuk osht lehtë me hongër bukë me plakin tem.
Eh, sa ka bajtë ajo, nuk ban as stogi i sonës, po s’ po banë për hatrin tem. Ajo po banë për hatrin e familjes së vet. Dhe po ja marr dorën që osht çaç e meçme.Ku t’ ishke gjali jem sa xhimsa e saj?! Se po e repë atë Dushanin tem dhe asni fije të likurës nuk ia ka lonë… Ajo nona vet – veç me cigare s’ ngihet… Ka tri paqeta në dite…Çeshti edhe të bijat kanë nisë me e kallë…
Kurkujna s’ i beson… Unë, po, ni ymër e kom çu me abën Fetë, nusën e agës Mal, Ramizën e agës Sali dhe abën Bidë. Bidën e kom pasë si motër. Kur s’ kishna xhi m’i dhonë Hajdarit, ajo ia jipke të vetin dhe kjo s’ duhet me ju harru kurrë. Une çato gra ikom shoqe, motra dhe kojshika. Sa herë që shihemi te “reka”, e marim dikond nëpër gojë. Po kjo s’ prish punë, se plaka jena dhe folmi pala vala..Ka niherë e flliçim edhe gojën, po atë punë s’ e bojna me zemër…
” Av, shka po rrini në derë e p’i marni hallkin nëpër gojë?” po më thot.
” Se çashtu jena msu,ori bijë, ” i thom. ” Na jena plaka dhe kurkush s’ na ndon veshin.”
E di ku e ka hallin. Ajo po kujton se na, tu folë me njona qetrën, po e marim nëpër gojë…Ai plaki jem pat çillu shumë i prapë. Teri kur diç s’ na ka lonë rahat… Veç e xërxatke…
“ Po pse, more, s’ po zihet me mue,” i thojshna. “ Une gjithë ditën po rri me to dhe – kurxho nuk po më ndodhë.Sa hyn ti n’ oborr, shpijës i hynë flaka.”
“ Ti shuj, se ta këputa kriet,” më thojke. “ Edhe ti je kurvë si ata. Se me konë taman myslimanë, ata rrinë te shpija. Këta po enden si bugart e Kriva Pallankës.”
Thu se jom konë dhee di çysh osht ajo Kriva Pallanka.
“ Po rri, more prekud, se na bone për pesë pare. S’ osht puna jote me kshyr ku shkon Hasani me nuse.Me deshtë, shkon edhe në Kafen eTozës dhe s’ ki shka i bon.Shka bohet se po del me grujen e vet?Ama kujna m’ i thonë?
“ Jo që jo,” thojke.“ Ti, sa të jesh gruja jeme, s’ ki me shku kurkund me to… Shko në Tërrnoc, shko në Sllupçan, shko n’ rrotë të somës, po ate delihojkën mos mamerr me veti… Shka se hallki po folin, o bir! Nusja s’ mujtët me dalë vet nëpër sokaqe.– Ku e ki vjehrrën, e vesin hallki. Ai – po mazalla. Që m’ like me dalë me nusën, nuk um like.Hujet e tijs’ kishin fund. Veç une mos të knaçna…
“ Mos, more burrë, se mbarre,” i thojshna.
“ S’ ka mbarre te une.”
“ Epo kurrë mos pastë. Ti s’ po ki mbarre, ajo s’ po ka mbarre, dhe po hahni si çent.”
Gjithmonë dilshna e keçe.Pata ngecë si ajo çyçja në katran.Asajna – mos, atina – mos. Mos mori, i thojsha asaj. Mshile, mori, gojën!Si për inatin tem, mirke edhe ma shumë flakë… E kur të dalldiseshin me u shajtë, ai përpara shpijës vjetër, ajo para shpijës re, shka s’ i thojshin njoni qetrit…
Kurse une me ja thonë ni llaf goje, i jitke hatri. Zare s’ ish konë msu me e rondu nona e vet. Ai llafi jem i vike niçind herë ma i rondë se llafet e Fazës. Ani se i thojke shkamos… Kurvë, orospi, dembelicë, hajdutkë, shkamos…
Kaniherë rrishmi badihava.Dimnit s’ kishmi punë.
“Hajde shkojna te “nana”,” më thojke.
“ Jo, oj bi, se bohetqameti,” i thojsha. Se çashtu vike puna.
Nuk e rrejshna që. Une rrishna gjithë ditën te shpija, po me guxu me marë nusën e me shku te krushqit, nuk guxojshna. Mazallah… Me shku, mujshna me shku, po tovona s’ kishna ku m’u kthy…U pata lodhë pi poterës… U pata lodhë pi zullumit… U pata lodhë pi qytekit… Mos shko këtu, mos shko aty, teri kur vdiç dhe i mur zullumet me veti… Eh, prekud, prekud. Çu çeshti n’ mujsh mu çu!..
Po shpirtin s’ e ka pasë të keç… Kaniherë ishke nervoz dhe s’ e dojke veten. Atherë, ma mirë ishke me hi ndër tokë, se m’ i dalë përpara. Shumë tuhaf u konë, shumë i praptë… I blejke Hasani ”fanulla”, taze të reja, i blejke kmisha, donë të gata – katër parë, pesë parë, po nuk i vishke. Pesë parë ja dhash Lazit, vllavit tem. Nuk i dojke që nuk i dojke teshat e Hasanit. Se s’ bon mejav marrë hakin…Ata shkojshin në Kumanovë, shkojshin në Shkup dhe, kur blejshin tesha për veti, na blejshin edh neve. Po ai nuk i prekërke me dorë…
“ Lej çaty, se s’ pi du teshat e qafirave”, thojke.
“ Po pse m’ i lonë, more qyqe të pafsha? Gjali i ka ble me pare?”
Jo, s’ i du teshat e atina. Çe, i la krejta hallet në ket dynja e shkoi si mos me pas konë n’ atë oborr që e patëm veshë me rrush, plepa, mushmulla, limona, drandafilla e vodhza… Zare ish konë rritë jetim, pa asni njeri të vetin, dhe hallki e kanë shajtë, e kanë poshtru…
Ai kurkujna s’ i zike besë dhe gjithmonë dojke me ditë se shka po bojnë kojshia… Gjithmonë pritke keç, zullum… Mue kurkush në dynja s’ ma mbush menden se ishke mirë me shndet… Ai pike hapa me grusht dhe gjithmonë thojke se natën pi del xhumi dhe p’ e mlon gjersa…Ani shka me bo? Mule ta rrehi grujën. Mule të shaj nusen e gjalit. Mule të përlahna mekojshitë. Mule ta shty gardhin. Tovona, kur sharrojke në lloç – ajt, ku je Hasan, se më ra Islami. Ku je Orhan, se më shajtiHyseni… Çeshtu i shkoi ymri…

36. Djersa e një burri

As Hasani s’ i do teshat. Ai kurrë nuk lidhë kravatë. Ka turli turli këmisha, po shkon e kthehetpi punës me”trenerka”. Për ketë sebep ajo gjithmonë e qorton që s’ po vishet mirë.
Ajo vetë s’ ka qetër punë, pos me u kurulldisë. Dhe pse të mos kurulldiset? Se mos p’i dhinë lopa n’ oborr të shpijës? Ajo lopë s’ ka. Ajo dhen s’ ka. Ajo pula s’ ka.Njo nizet tridhet delme që ja pat ble Hajdaribabës së vet – i shitëm. Me t’ ardhen Hasani pi punës,ajo shkon e pispilloset, e lynë surratin dheyrysh – e te “nana”. Aksham për aksham te“nana”. Shtatë ditë në javë dhe tridhet ditë në muj. Thu se nuk ka ardhën nuse te na, po Hasani pat shku nuse te Qorrdeliajt. Plaki jem desh pëlsitke pi inatit.
Del Hasani në punë, mban orët e mësimit, nganë me nxansit, lodhet, gjersitet, po ajo s’ ia ka gajlen. Hiç s’ i dhimset burri. Ai kaniherë i mbanë edhe tetë orëmësim, po asaj s’ i kruhet shpina.Bash përkundrazi. Hala pa u çu pi bukës, ajo ja xhonë ni punë… Çu, Hasan, bjerma ni dardhë! Çu, Hasan, bjerëm pak ujë! Çu, Hasan, veshja kundrat çikës! Qetër kojkë s’ ka n’ oborrin tem.
Epo, kaniherë po du edhe une me pëlcitë. Po më teket t’ i thom – Ori gru! Ti këtë Hasanin shka e ki? Burrë apo hyzmeqar? Se, fundi i fundit, Hasani i ka bo njo dhetë vjet shkollë. Po ti shka ki bo? Ti po ha bukë badihava, jo motër.
Sa ishke plaki xhallë, Hasani s’ i thojke pulës – ish. Shkojke e vike pi punës pa e çelë gojën. Ҫeshti, ama, duhet meçelë gojën. Ndashta s’ bon keç me ju kërleshë pak e m’ i thonë asaj dembelicës – ti, mori shoqe, çu dhe merr ujë vet, se pi djersës teme po jeton…
Krejt me gjersën e gjalit tem… Gjersa e gjalit tem po shkon për cigare, qyreç, gurë, hedije dhe tesha. Për çdo muj ka ni kat petka. Ngërç e ka shpijën me tesha. Ҫeshti iu ka familja. Shka të mujtët merrasë në dorë, krejta i çon te shpia e babës.Tesha nuk arrnon… Krrabza nuk prekë… Copa – copa hecë nëpër oborr… Po kur vjen akshami, do me dalë si Jovanka e Stojan Qopës. Ani s’ ka xho, se nuk p’i harxhon paret e mia, po paret e burrit të vet.
Si s’ jom përpjekë mee afru, me e bo për veti, po ukija nuk i ndrroka adetet. Edhe nona vet ish çashtu. Ai burri saj mbytet tuj punu, ajo mirka e jav çojka vllaznive të vet. Çeshti ka dalë në penzi, po hala s’e ka ndalë punën. Ai nuk osht gjalë i ri, po gjithë verën punon. Gjithë ditën ban mallter e ju ndihmon ”majstorëve” meymyt se po merr pak ma shumë e po iu blen çikave cigare.Ajo nikoqirja, gruja vet, po rrike gjith ditën e lume me cigare ne gojë…
Shyqyr që e kanë atë çikën e tretë. Ajo osht me boj sa Feimja e haxhi Murselit…Krejt punët ja bon… Kurse e zoja e shpisë e ndon mangallin përpara, e merr cigaren në gojë dhe pret muhabet… Punët e shpijës? Për ato s’ do me ditë… Shyqyr që e ka çat evlad e ia pjek bukën, ia zinë pasulin dhe ja lanë enët, se për grujën, aiBishbishi kish dekë për bukë. Ajo çikë osht ma e zoja se kjo pirajka jonë, po s’p’e japin kurkund. Sa herë që bie fjala për to, krushka e mbanë hundën nalt.
” Si mos t’ma lipe ndoni prefesor, nuk ja jap askujna”…
Dur bakallëm, se prefesorat nuk jonë qorra… Edhe ata kanë sy… Ajo çikë osht e zoja, po beter e zeshkët… Thu se prefesorat jonë qorra dhe s’ kanë sy me pa.Kanë pa ata edhe çika qera dhe krejta jonë pak ma të bardha se çika jote. (vazhdon)

Shënim: Autorja e këtyre “rrëfimeve” u lind në vitin 1905 dhe vdiq në vitin 1998. Ajo nuk shkoi kurrë në shkollë dhe nuk mësoi kurrë ta shkruaj emrin e saj. Në rrëfimet e saj, dëftonte për njerëzit me të cilët i kishte ndarë hallet e përditshme.
Të gjitha “përrallat” e saj janë dëftuar në një shqipe që është folur në vitet 70-të shekullit të kaluar dhe të cilat i kam i inçizuar në kaseta të manjetofonit. Kjo është shqipja që fliste një nënë shqiptare nga Lugina e Preshevës. Duke i shkruar ashtu siç m’i dëftonte me gojën e saj, kam shpresa se po e shpalos një histori që ka perënduar në shekullin e kaluar, por një pjesë e personazheve të saj janë gjallë dhe mund të mësojnë diçka nga mëkatet që ia kanë bërë.
Rininë e saj s’ donte ta kujtonte fare. Të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e saj ajo i përjetoi në një shtëpi përdhese dhe në një shpat ngjyrë smeraldi që gjendet përballë villës ”Letafet”. Atë shpat ajo – dhe plaku i saj – e veshën me lloj lloj frutash e pemësh që rritën në klimën kontinentale të Luginës. Mjerisht, në vend se ta ruanin shtëpinë e saj si kujtim,ca nga pasardhësit e saj e shëndrruan në ”shupë”, ndërsa më datën 16 qershor 2013 e shembën fare. Sipas fjalëve të njërës prej tyre, kjo paska qenë ëndrra e tyre e madhe: që ta rrëzojnë shtëpinë e gjyshit dhe gjyshes dhe ta përvetësojnë pronën e tyre, pa i pyetur fare trashigimtarët tjerë.

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi