SHPËRNDAJE

 
Vjehrra jeme e ka pasë emnin Ajshe. Ish rritë në Tërrnoc, po dajallart e nonës i kish pasë pi Norçës. Nuk e di seçysh, po baba iu kish vra në luftë dhe ajo, bashkmeAlijën dhe Arifën, motrat e veta, ishin rritë te ni kusheri i largët.Ato e kishin pasë edhe ni vlla, Adilin, po ai kish dalë herët në Turki. Ҫashtu ishin rritë, pa babë e pa nonë, dhe kur kish ardhë vakti m’ u martu, norçalitë iu kishin xhetë burra. Alija ka dekë moti, po tezja Arife osht në Eskishehër.
Mejav kallxu serin, njerindashta s’ ka nevojë m’u konë farefis për me hi e me dalë te dikush; veçse vjehrra jeme kish hi e kish dalë te norçalitë taman si te vllaznit e vet. Atë ma të ngatin e kish pasë dajën Isuf, po daja Isuf ishin kaçak dhe i kish pasë punt lluga me hyqymetin. Hajt hajt e ni ditë zaptijet ia rrethojnë shpijën dhe i thojnë m’ u dorzu, po daja Isuf nuk dorëzohet. Atëherë ia kallin shpijën. Kur bon nusja e tij me dalë pi shpijës, ata i rrinë – taaak – pi së largëti dhe e vrasinnë prag të derës.Dashtë e pa dashtë, daja Isuf martohet për së dyti dhe familjet tona afrohen edhe ma shumë. Daja Nezir e tezja Sabile kishin ndejtë ma shumë te na, se në Norçë.
Daja Nezir kurrë s’ na ka harru. Verë e dimër ka ardhën e ka ndejtë meFazën. Pak para se të nisna në Suedi, erdh mena pa e me na shnoshë kryet. Ish konë lodhë dhe s’ kishke takat mefolë. E shti nuk e di. Ndashta edhe ai ka dekë. Edhe ai i ka njo tre katër gjem. Njo dy të mëdhej – Ziadinin dhe Hajrën – i ka të mirë, ata qertë nuk e di. Papunësi e madhete na. Si lum ata që e kanë ni njeri përjashta, se Jugosllavia osht e mirë për shkijet, jo për neve. Ziadini, ai i madhi, osht martu dhe po punon në Francë… Veç verës që vjen… Ai rri pak, sa m’u pa metë vetët, dhe shkon. Po thojnë se ka maru shpi të madhe dhe po fiton mirë. Ai edhe grujën e ka me veti. Ai Hajra, gjali i dytë i dajës Isuf, iu ka nxhitë shkollës. Udajtë pi dajës Nezir dhe e ka maru ni shpi te ”Igralishta”. Më doket se e ka marë ni gru pi Rahovicës…
Edhe daja Zahir osht xhallë. Ai ka dy gjem e dy çika. Njonën pi çikave e ka martu në Preshevë, qetrën në Miratoc. Për gjemt nuk jom e sigurtë, po më doket se njonin e ka mësues, qetrin e ka n’ ”Opshtinë”. Ati punon… Daja Zahir osht plakë dhe s’ po mujtët. Ai osht ma plak se Faza po hala po mbahet.Ai i ka punët mirë, se gjemt po i ka në punë dhe mjalti po shkon shtrejt… Daja Sali ka dekë… Edhe ai i ka lonë di gjem: Rexhepin edhe Camën. Ai Cama e ka marë ninuse pi Miratovcës dhe i ka njo dy gjem, kurse Rexhepi – njo tre a katër… E ka gruen pi Bushtranit.. Veç shumë e mirë osht dhe punon si daktillografe… Kush e di shka shkrun… Ama krejt kanë xhetë punë, asnjoni s’ po rri badihava… Jo, ai që osht i zoti po çanë udhë… Ai që osht si Orhani jem, ma mirë me hi i xhallë në tokë… Se harrova… Daja Nazmi osht çati në Preshevë, po punon si ”poreznik”…
Daja Nezir, daja Nazmi e daja Shaban jonë konë vllazën. Daja Shaban u konë nacionalist dhe shkijët ia prejtën 15 vjet burg. Se çysh iki pi burgit, nuk e di, po iu dul shkijeve pi dorës dhe shkoi në Francë. Ҫeshti osht kthy në Preshevë, bashk me grujën e vet, dhe e ka çelë ni viron kafe… Zatën çaty po mbytën xhindja… Po shkojnë n’ atë kafe, po pine,tovona po kthehen në Preshevë e po mbytën me njoni qetrin… S’ e di pse ju dashke ajo kafe, kur mujke meçelë ni dyqan të vogël e me shitë pemëve ose cigare… Ajo gruja dajës Shaban ish shkinë, po s’ po dike me folë shkenisht…Më doket ish pi Beligradit… Nejse, daja Shaban e ka me to ni gjalë.… Ai e ka edhe ni gjalë qetër, me grujën e parë, dhe e pat marë në Francë… Shkoi Isufi aqé, keshe te baba, po ajo gruja s’ ia kish dashtë, se Isufi ishke i madh, në bylyk… Tovona daja Shaban ia kish xhetë ni çikë dhe e kish martu me to. Daja Nezir thojke se Isufi e ka marë edhe nonën e vet në Francë, ama thmi nuk ka me atë nusën.

49. Gjedha jonë

Ashtu bojshin dikur… U konë gruja e martume për ni vëlla, po vllavi ka dekë. Atëherë, familja e të dekmit, për mos me prishë miqësinë, e mbajke nusën për vllavin e dytë. Ani me bo me dekë edhe i dyti, e mbajshin edhe për vllavin e tretë… Ket adet s’ e kanë shkiet, se jav ndalon feja, po Karadaki e ka pasë teri vonë. Presheva – jo.Tërnoci – jo. Po kjo punë ka ndodhë në Malësi…Nejse, këto adete, m’ i mbajtë gratë për vllazni e m’ i shitë për pare, s’ jonë hiç të mira. Xhindja e kanë hupë insafin. Ma leht po e shesin evladin, se p’e martojnë si ka dhonë Zoti…
U konë te na nifar Hasan Buhiçi… Burrë i mirë shumë, burrë i ndershëm, burrë besnik, ama çikat i shitke për pare. Ajo ma e madhja pi çikave e ka pasë emnin Feime dhe u martu në Kurbali. E ka pasë njo edhe matë madhe se Feimën, dhe tu dyja i shiti në Kurbali… Tona e ka pasë njo matë vogël, hafif, e mbas asaj e ka pasë Vezirin, gjalin e madh. Ai Veziri u konë ma i madh se Selmani. E ishin zonë udhës, tuj u kthy pi shkollës, dhe Selmani i kish ra me grusht. Ama Veziri i urtë, nuk po i bie Selmanit. Nona vet, karadaçkë, tue pa që Veziri s’ po do me u ngucë, hipë përmi gardh dhe e qorton të birin.
” Po hija, bre Vezir! Hija!.. Psepo rri si hut? Hija, thivit, me shka të kish në dorë!..”
Tona une rash në hall. Njo, dy, sa herë që vike pi shkollës, Selmani më thojke – oj, nonë, shka osht be ai llafi “hija, hija”. M’ u deshtën njo shtat ditë teri sa ja anglashtisa se karadaçka i ka thonë Vezirit – mshoja, bre, mshoja. Po Veziri u konë alltën. Ai s’ e ngoj nonën e vet dhe Zoti ia boni bruz.
Ҫashtu, me atë punë. Ai Hasani e martoi Feimën njo tri katër herë. Ni herë në Rahovicë, ni herë në Lluçan, ni herë në Depce… Asni burrë s’ e lishojke çikën, se e urtë u konë, po baba i vete shitke, jav mirke burrave paret dhe tovona, masi e xhojke ni sebep, nuk jav lishojke prapa… E hallki shka me bo? Me shku e me e vra, nuk guxojshin pi shkieve. Shko ni herë, shko dy, dhe e harrojshin atë punë…
Mirëpo, ai s’ e majke çikën gat.Sa kapërcejshin njo dy javë, ai prap e shitke çikën, ketë herë ma shtrejt, dhe jav kthejke paret atyne qerëve dhe fitimin e rraske në xhep. Hajt hajt – e Hasani dul në Kumanovë. Ni herë në Kumanovë, tovona në Turki. Aqé kish punu natën, si taksist, njo dhet – dymbdhet vjet, dhe kish fitu mirë. Po puna e rondë dhe shndet i lig e kishin mujtë. Aqé e kishin shti në dhê…
E kom dalë ni ditë në xhade dhe po pres me ardh “kozari”, kur p’i shof dy burra dhe ni gru. Njoni i gate e veshëm si zabit, qetri i vogël. Ama ai i gati dilber i heshëm… Tube Istikfarë, ku e kom pa atë gjalë? Nuk po më bje që nuk po më bje ndër mend… Ai e kish hypë nusën në magar, kurse vet, bashk me gjalin e Vebijës, po shkon kah shpija agës Avdullah. Avdullah Velijës…
“ Ku po shkon, more Ferat?” i thash.
“ N’Karadak,” ma kthej.” A p’e njef çet gjalë?”
” Jo, bre bir, çysh me njoftë?Kush osht ai gjalë?”
” Ky osht daja jem, aba Minë,” tha ai. ” Ky osht Veziri, gjali Hasan Buhiçit, kurse ajo shoqja osht gruja tij.
” Po ku po rri çeshti?”
” Në Turkí,” tha.” Ka ardhë me na pa.”
Shyqyr, o Zot. Shyqyr që e pash atë gjalë. Ish bo Veziri si yll. Ta kish lakmi. Ajo shka më çuditi ma shumë, ai nusën e kish marë shiptare. Aqé e kish xhetë… Në Turkí… E ai vllavi vet, Shabani, kish dekë… Asni thmi s’ e kish lonë… Edhe aga Hasan kish dekë…
Ҫashtu ishke atëherë.Shti e kanë çitë nimarifet qetër që familja – para se me lypë çikën – duhet me e pa.Ky adet nuk po më doket i keç, se dasmat po dojnë harxh, po unë jom budallë dhe s’ i marë vesh.S’ e di pse s’ i thirrin ato çika të ngrata për kafe e t’ ikshyrin si bota? Pse duhen çikat me dalë nëpër ara, kur mujtën m’ u pa nën hijen e ni mondi, tuj folë e keshë si xhindja?
Ajo Sevdia, gruja Murselit, para se me lypë çikën e Mustafë Qutit, kish thonë – tybe, krejt po folin mirë, po unë du me pa me sytë e mi.
” S’ ka problem,” ia paska kthy ajo e Mustafës.” Dil me çikat te Baçja Rrahmonëve, keshe je nisë te ara, dhe do ta shofish. Une e çoj te motra dhe ajo kapërcen aqépari.”
Ani paska dalë çika dhe Sevdija e paska pa pi sëlargti, si ata që kshirin pi helikopteri. Ajo, me folë drejt, ish pa me çikat e Murselit, kish folë me to, po adeti e dashka me kapërcy përskej ”dërzhavës”, se nona ja bon gjalit dasmën.
” Ani shfarë hedije i çut?” e veta Sevdijën.
” Bajagishumë,” tha. ” Nigjerdan dhe tri pesëlira të Turkit. Ai gjerdani na kushtoj ni miljon dinar, kurse peslirat ni miljon e xhimsë. Tovona i kena çu tesha, i kena çu pare dhe i kena çu hedije… Se ata qutat nuk jonë pak.”
Zoti i rujtë ata gjermant që po iu japin punë,se për që kish pasë Sevdija katër miljonëme ble nuse, as në ondërr s’e kish pa. Ama parja e kthen ujin përpjetë. Me katër miljon dinarë, ai katundari i Shushajës lishoj rrojë në midis të Preshevës…

50.Argatët e luftës

Atë punë e di ma mirë se Selmani. Shin Gjergji bje në mujin maj. Ai maji kaniherë osht i keç, i ftoftë, dhe i prishë pemtë, po kaniherë osht i mirë dhe i nxehtë. Ҫat herë çelin dardhat, mollat e mushmullat dhe shelnja nxerr fleta.
Sa herë që vike Shin Gjergji, gjemt shkojshin te mullini Maksutit dhe mblidhshit ”pika” te rrota mullinit. Ҫashtu u konë adeti. Ani thejshin rrema të shelnjeve, xhojshin kungëll të egër dhe shkojshin e mirshin ujë të Kroni Keq. Ai mullini Maksutit u konë çati te Bazeni. Ama ditën e Shin Gjergjit, hala pa lejtë dielli, edhe Selmani, edhe Hasani, edhe Orhani, shkojshin meplakin në Rreth.
Ҫeshti po marr vesh se Selmani paska lejtë në Sh’ Mitër. Dishka osht jangllësh n’ atë punë. Selmani ka lejtë tri javë para Shin Gjergjit. Edhe binakt e mi, Hasani e Halimja, kanë lejtë para Shin Gjergjit. Orhani e Halisja, n’ onën qetër, kanë lejtë në verë. Se kur ka lejtë Jakupi nuk e mbaj mend, po e di që ka dekë bash kur nisën me u pjekë vojsat.
Para se meardhë Gjermani në Preshevë, hyqymetin e kishin shkiet. Gjermant erdhën me ni makinë të madhe, shkunë teri te Kisha dhe u kthynë prapa. Ata nuk ndejtën shumë dhe na prunën Bugarin e Dytë. Ai Bugari Parë osht qetër… Atëhere une jom konë e vogël… Njo shtatë a tetë vjet…
Ku t’ i mbajsh mend hallet tona? Ni dushmon shkojke, qetri vike. Po Bugari Dytë ndejti hemen tri vjet. Ashtu ishin pasë marë vesh: këtu te na me hy Bugari e me e marë Shkupin, Kumanovën, Preshevën, Bujanocin edhe Vrajën, kurse Gjillanin me ja lonë Shipnijës. Se atëherë Kosovau pat bo Shipni. N’ atë onë Karadakit pat hi Italia, po ndoni kufi s’ kishke dhe xhindja shkojshin e vijshin pa telashe. Ata shkojshin nëpër male dhe, kah Zhegra,dilshin në Gjillan. Aqé bohej Pazar i madh. Dikush blejke pushkë, dikush allti, dikush drith, dikush pemë, po secili xhojke dishka për me ble ose me shitë. Ma së shumti blejshin ”shporeta”. Atëherë sa patën dalë ”shporetat” dhe secila shpi e dojke të vetin. Ndyshe, çysh me pjekë bukë e laknurë?
Krejt xhindja bojshin shpekullaci. Dojshin me mbetë xhallë. Ni herë, bile, pata shku në Tërrnoc, se Selmanin e kishna të vogël, e erdh Gjilka meZyhrën, ortakën e saj, dhe më kallxoi që bugart ia kishin nisë me mbledhë ”argat”.
” Po për shka argat?” e veta Gjylkën.
” Po çeshti s’ jena Jugosllavi,” tha ajo. ” Ҫeshti jena Bugari dhe Bugarisë p’ i duhen argat për me korrë, me fshi e me mbledhë fleta të trandafillit. ”
Ani i mblidhke Bugari gjemt e ri – mahallë për mahallë, katund për katund – dhe i çojke në Sofi, Lili Burgaz, Tërrnavë, Sofi e Pazarxhik dhe i shprishke nëpër katunde. Ai Nijazia i Alimetëve, që ja pat kepë Selmanit ni kat tesha, u konë në Pazarxhik… Reshati Alajve u konë në Sofi… Verë për verëi kish pasë mledhë Bugari e i kish pasë çu me punu angari. Po ata kapërsyn ma mirë. M’ i pasë marë Gjermani, ishin dashtë me shku e me liftu në Rusi. Si Meta, vllavi dajës Bakë…

51. Dhelpria

Jo, gjalë, jo. Hasani s’ ka vakt me u veshë si bota. Ku mepasë që duhet m’ i mbajtë tri punë?Ai del herët në shkollë, lodhet me ata hungulçat e Zhunicës,mbanë ka shtatë a tetë orë mësim – se edhe ai duhet me ngajtë barabar me ta – dhe kur vjen te shpija, e presin plot halle qera. Ani se ka njo dhetë kat metesha – do që ja ka lonë Selmani e do që i ka pre vet – ai gjithë ditën e lume ecë me trenerka. Bile ajo cerga e Bishbishit, që s’ e prish xhumin kurrë, shpesh herë ia ze kryet që s’ po ndonkravatë. Ai ka turli – turli këmisha, po ymri p’ i shkon me trenerka.
Merre me mend! Vjen gjali i lodhtë pi punës, unxhet me hongër ni kashore bukë, ose mshtetet me pushu pak, kur ia xhonë punën. – A Hasan, a po ma bie çat trikën e kuçe?A Hasan, a po ma zgatë ibrikin e ujit?A Hasan, a priton me ma dhonë etekin?
Ajo kurrë s’ ia prish vetvetes qefin.Te shpija vishet keç, si maxhupkat, po kur e ka ndër mend me dalë te ”nana” dhe me ju kallxu kojshive që ajo osht gruja e “prefesor” Hasanit, unxhet dhe e rregullon “frizurën” ka tre sahat.Plaki, po, zevzek, sedërmadh, dojke me plasë pi inatit.Ҫaç e pat marrë hasëm, sa dhe sytë e vet dojke m’ I shitë e me dajtë pi Hasanit.Ama vonë.
Ajo osht tinzake.Hasani u konë gjalë i mirë, s’ ka pasë qef me u përlajtë, po prej se ka hi në dyshek me to, osht bo qetër insan. Si mos me pasë gru, po motër.
Ajo osht shumë e paftyrë. Shkojke fyt për fyti me plakin tem… Thash – shkojke – se Plaki diç dhe ajo u rahatu.Ajo s’ kishke qetër hall veç çysh me dajtë gjalin pi neve.– Lypi që lypi vabës vend për me maru shpi… Lypi që lypi babës pare me shtru cokllën… Lypi që lypi emër me e shkrujtë shpijën n’ emnin tond… Lypi që lypi emër me u dajtë, se s’ po na japin “deçji” për thmijën…E ai, isteri stemez mee ngu, se shkojke te Bishbishi e nuk i vike mrapa… Pi ni shpije u bonëm – dy. Pi ni zjarmi u bonëm – dy. Tovona m’ u kthy mue. – Hani mut sa të doni, se çeshti jom në shpi teme. Me ju dalë dhomi çekaç, se s’ kini shka më boni. Heee, rrini urtë se e thirri axhën Muharrem e jav merr shpirtin të dyve… Edhe ty, edhe atij përçit, që ma hongri shpyrtin.
Ajo goja e saj – si qenefi i Llozenkës. Aksham për aksham iksha te vada e derdhshna lot.Po du me dekë, o Zot, i thojshna Allahit. Merëm ni sahat ma përpara e të rahatohna. Ni herë Faza ma doxhi shpirtin, çeshti kjo maxhupka e Zallit. Ҫysh do ta ndije veten ti, o i Madhi Zot? Met’ u rrasë kodoshka në shpi e me t’ u bo ortake?Ani sa ishkeplaki te shpija, nuk ndihej shumë, po me të dalë Plaki pi oborrit, veç s’ e mirke kacijën me më ra.Pata ra në hall… M’ i kallxu plakit – keç… Mos m’ i kallxu Plakit – edhe ma keç… Ka ni herë i kallxojshna, po bohej e madhe… Ai më thojke mos m’ i ju folë e mos me pa me sy… Ani une – pi zorit – e kallshna kubën në Odën e vogël, ata në Odën e madhe… Une kall… Ata kall… Katër vetë, po dy oda, dy zjarme, dy shpija…
Dada Bibë, nusja agës Can, u konë e meçme. Ajo thojke – s’ ka xhenet e xhehnem, po llafe të mirë e llafe të këçi. Sa të jesh xhallë, lellafe të mirë, se ata të këçit edhe ashtu harrohen. Se as Faza s’ u konë i urtë. Ai, teri sa shkoj n’ atë dynja, na ka dekë me llafe. Ni qetër gru, edhe m’ u pasë konë pi gurit, s’ kish mujt me duru. Unë, isteri stemez, ja kom bo hallall, se e kom pasë niqah dhe pesë evlad i kom me to, po Allahi s’ ia falë. Ai u konë bajagi i lig, po nuk e di tamam se ku – në krye a në shpirt. Ni njeri, që osht i smutë në krie, shkon në bollnicë, bohet operacion dhe ndashta shndoshet… Po ai që e ka filin të keç, veç me poterë yshehet…
Ai, rahmetlia, veç sebepe lypke.Mos kofsha une, ishke Hasani.Mos ishke Hasani, ishke Orhani.Kur s’ ishke Orhani, ishke Sahiti… Ishin megjet, gardhet, loptë e Limon Stanecit… Gjithmonë dilke dishka. Njeri i praptë e filkeç… Gjithmonë gati me ta nxhitë për fyti. Po në vaktin e Luftës s’ e kallxojshin të keç dhe me dijeni teme s’ e ka vra as ni zog të malit.
Une nuk shkojshna kurkund.Nusja dojke me dalë, me shku te të vetët, po unë s’ guxojshna…A keshe vjehërr… Nona e Hasanit… Gjithë ditën rrishna te shpija se, me bo me ardhë e mos me më xhetë n’ oborr, bohej kiameti… Njeri i praptë… Njeri, që ta mshojke në krye dhe të like në vend… Ani Hasani provojke me të mirë…Blejke ndoni teshë për veti dhe të vetat ia jipke atina. – Ҫe, babo. Veshu pak. Po Faza s’ i veshke teshat e atina.– Lej çaty, thojke.Po pse m’ i lonë çaty, more ibret, kur gjali t’ i ka dhonë m’ i veshë?
Ai askujna s’ i zike besë. Yrysh e me xhetë ni sebep. – Ajt, filani ma paska shty megjen. Ajt, filani po dofesat. Ajt, filani po m’ i prishë shortet.Mu konë njeri hekër, ani s’ e durojke.
Edhe Hasani pat ra në hall. Niméndna e kena rritë, na e kena veshë, na i kena dhonë me hongër, po ai po fle me atë kulshedrën, po ngjishet me to dhe teri çeshti i ka gatujt njo dy kurva si veten. Boll po më vjen inati, po kështu konka bo dynjaja: ajo randonma shumë se une në kandar.Shti që ka dekë Plaki, ajo osht thesi, une jom kakërdhia.
Ҫashtu e hupi Hasani. Ai, bile, shkoi çaç larg sa s’ na i lexojke as letrat e Selmanit… Selmani na shkrujke ka ni herë, sa me na kallxu që shnosh e mirë osht, po Hasani i mirke letrat, i këndojke me atë Bahtën e vetdhe i – shkyke ose i çojke te vjehrra.Ajo i ka pasë dajallaret në hyqymet dhe ata e mësojshin shka me bo e çysh me ngrehë Plakin për hunde. Ajo i thojke Hasanit me e çitë shpijën përmi veti.Bile, mos kofsha gabim, i thanë me marë shpi të dërzhavës, po Hasani s’ dojke m’ u da, se ishke vet.Selmani ishke përjashta, Orhani ishke përjashta, dhe veç ai mujke me hongër e me pi si në mall të huj. Ai oshte edhe turrec…
Qetërkush ndashta s’ ish mërzitë, po ai u mërzitke. Ai menxi se hini në punë dhe ka katermi banka i mirke në muj. Pakë pakë, po ato bojshin punë, se na, si kur ishmi bashk, ashtu dhe kur u patëm dajtë,idarën e bojshmi pi pemëve. Krejta të mirat i kishmi… Qurshia, vojsa, mushmulla… Ka katërmi kile mushmulla i mlidhshmi… Po as katërmi, as katërdhetmi banka s’ i dilshin Bishbishkës.Sa ishke Plaki xhallë, shujke si urithi, po çeshti po thotë se Hasani e ka maru shpijën. Jazëk i koftë, se Faza ia shtroi cokllënme paret e veta… Faza ia bleu tullat… Faza ia dha tranat e shpisë…
Ani kjo hiç nuk po më çuditë… Se me shkelë krejt Jugosllavinë, nuk e xhonë ni tinzarkë si ajo… Sa ishke e re dhe s’ kishke thmi, rrike si pula në strofull, ama atë muj që mbet me bark, nisi ollovina. Nuk po thom se çojke dorë, po goja saj s’ ditke m’u ndalë. E ka, shyqyr, edhe çat të keçe që fol me vetveten dhe mu konë përjshta, të shkon mendja që je në sokollanë. Ajo mahalla jonë ka turli turli – tuhafi, po kjo jona osht veç dynjasë. Se të rrenë, se të vjedh, se të plaçkitë krejt ashiqare, hiç s’ i bohet vonë.
Atëherë që erdh Lazi dhe u zu meFazën, une për pak s’ u ndajat pi burrit. Shkova keshe me ndejtë ni javë embeta gjithë verën, se kurkush s’ vike me më marë… Thu se Tërnoci ishke në Zvicër dhe gjali jem – çai gjali që e pata yshqy me tomlin e xhinit – sikur ishke sakat dhe s’ mujke me livritë pi vendit. Shka ka ndodhë me to, i thojshna vetes. A çaç i paska hypë fukarallëki, sa s’ po ka pare me ardhën teri në Tërrnoc?
Isha konë gabim. Me të dalë pi shpijës, ajo vjehrra e tij e kish mësu të bijën se duhet me shku në Tetovë e me ” e ftofë” Fazënpi mue. Une s’ ju besoj magjive,po ajo iu beson dhe sa herë që i dhem kryja, shkon dhe e prish ni grusht pare për m’ i fry e m’ i shkru hajmalia…
Ҫashtu ia kish bo atë verë. E kish marë Hasanin e kish shku në Tetovë, kish bujtë ni natë, dhe e kish bitisë punën.Tovona i kish hi punës me temel: aksham për aksham– mish viçi, laknurë,veshka të kinxhit, speca gjegës dhe mysafirë. EjaBishbishi e – rri teri në sabah… Eja dajallart – e rri teri në sabah… Hajde,babush, se kena mysafirë… Ҫashtu ia nis Faza meharru se ka pasë gru – dhe ajo gruja ia ka bo shtatë evlad… Pesë të xhallë e dy të dekun… Eja çikat me u pa me mue, po ata s’ po ju kallxojnë që – Plaki osht përla me dajën Lazi – evç po shujnë… Ku osht, mori nona? Ka shku në Tërrnoc. Po sa do të rrije, mori, aqé? Po ku ta dimë sa javë do me ndejtë? Se mos p’e presin puntë? Ajo çeshti osht plakë dhe s’ ka pse mërzitët për babën Fazën. Baba Fazë ka gjalë…Baba Fazëka nuse…Baba Fazëka mbesa dhe s’ ka pse mërzitet për Minën…
Ni ditë shkon Faja në Bilaç… Nuk e mbaj mend sebepin, po shkon në Bilaç, e bitisë punën e vet, dhe kthen te axha Musa. Ai axha Musa osht plak dhe rri te e bija në Bilaç.Mbasi e vet për Halimën e Qemalin e Bilallin e çikat, ajo plaka i thot:
” Ore, Fajo! A përnimé e ka lishu Faza grujën a?Se ndita që ai vllavi sajpo dojke me martu”.
Hajde, hajrli koftë!..
N’ atë vakt që une ishna në Tërrnoc e pritshna me ardhë dikush me më marë, Faja ish konë tri katër herë te Hasani, kish vetë për mue, kish vetë për Plakin, po kush s’ e kish hapë gojën m’i kallxu çysh osht puna. Ҫeshti i hipë ni marredhe s’ po shfarë xhevapi me dhonë.
“ Jo, be nusja agës Musë, une s’ e di që Faza e ka lishu grujën, pa mbasi paske ndi ti, ndashta edhe ka ndodhë,” i thotë plakës. “ Shumë faleminderës që më kallxove, se do të shkoj t’ ia blej vjehrrës ni fustan të bardhë.”
Rri Faja edhe pak e – dy hapa – shkonnë Preshevë. Ai nuk shkon te shpija, po drejt e në shkollë.
“ A keni, more, marre në trup?” i thotë Hasanit.“A keni, more, fytyrë?Qysh s’ ju vike keq pi Halimës, grujes teme? Hajde se une jom dhondërr e nuk njifem i xhallë, po Halimja osht motra jote. Kena ardhën te ju, kena ndejtë te ju, kena pi çaj, dhe as ti, as ajo gruja jote, s’ keni kallxu xho.Na s’ jena qorra, po ju kena respektu e ju kena kursy six hind tonë. Po pse, more, nuk shkon me marrë nonën tonde?”
Ai, po, në vend se me trusë, ia nisë e p’i kallxon Fajës përralla.
” Shka me bo, enishte? Ajo po folë dhe baba s’ pe duron.Pi se ka shkun në Tërrnoc, s’ kena pasë asni problem.”
” Mos e thuj atë llaf, se të keshin dynjaja,” i thotë Faja. ” Pse, more allçak, po nxerr kumlla pi gojës?”
“ Pse po nxerr kumlla,” ia kthen ai Stojadini. ” Une jom msus, s’ jom doktor. Gratë p’i rrasin gushtojat në prush, une po duhet mi nxerrë.Ama s’ ka nevojë m’ u përla, se të kom burrë motre. Po shkoj e p’e marr, po mos i kallxo asaj temës…”
” Ani kur do me shku?”
“ Kysmet, nesër… Se çat herë shkon autobusi për Bujanoc.”
Ani shkon Faja te shpia, i kallxon Halimës çysh ish puna, dhe e porositë me ja nxerrë xhumin në xhashtë. – Po pse, e vet ajo. – Se do të shkoj me lypë ni punë.
Të nesërmen, plot ni sahat para se me shku autobusi për Bujanoc, Faja delnë çarshi e p’e pret Hasanin. Kish marë edhe pak pare, se helbete i duheshin Hasanit.Po pret aite Ambulanca, xhindja po vinë e po hipin n’ autobus,po Hasanit s’ pi doken tragat.Po fle ai dhe s’ pi ha bitha për mue.
” Prit se po vjen, prit se po vjen, po ai e kish harru atë punë,” më kallxojke Faja.
Dikur autobusi shkon dhe Faja, bajegi i mërztun, shkon drejt e te shpija jonë.Ai rahmetlia, Faza,kish pasë dalë, po ai Murça dhe gruja vet hala s’ ishin çu pi krevetit. I bie Faja xhamit dhe jav nxerrë xhumin.
“ Po pse, more,s’ e mbajte besën?” i thotë Faja. “ Atha që do të shkoj e ta marish nonën?”
“ Po pse me shku ky, enishte?” i thotë ajo. E bija e Bishbishit.“ Nona vet ka shku, vet ne të vjene.”
” A, po çeshti fole si burrë,” i thotë Faja.” Se mu pas konë për nonën tonde, këtij moti i kish dalë xhumi. Nejse, mbasi konka puna ashtu, ika meniherë.Une kujtova që jeni mërzitë, se ajo i ka dhonë cicë këtij Sandakanit tond, po mbasi s’ po mërzitki ju, une nukmërzitna fare.Mbasi paska shku vet, kurrë mos u ktheftë.”
E çohet Faja me ikë, po ajo e ka ndu kafën.
” Ndalu, de, pije ni kafe. Ku po shkon?” i thotë Fajës.
” Zoti jav shtoftë bereqetin,” i thot ky. ” Po si të jetë për çaja e për kafe, kena pi ma shumë se buajt e Cakanocës. Pini vet e ju boftë mirë, se unë po shkoj te motra e çati burrit dhe p’ i kallxoj që nona e saj e kish ndër mend me u martu dhe duhet t’i blejmë hedije.”
Po ajo – ustah. Meniherë e mer Hasanin dhe shkon te “nana” e vet. Ajo “nana” e saj osht shumë e hollë. Zare kishin folë mirë e mirë dhe ajo i kish dhonë qetër karar asaj pune: ma mirë me ardhë Hasani e me më marrë,se sa m’ i lonë hallkit me e keshë.
Hallbuqi krejt ata që më njohin kishin pasë thonë – jazëk i koftë. Na e dimëkush osht nusja agës Fazë dhe sa ka hekë për ata thmi.Kur u bo ajo grue çaç e prapë? S’ i ka fajet plaka, po ajo sojsëzka e Bishbishit Qorrdelijës.
Jo, atë ditë, po dy ditë ma vonë, erdh Hasanie më mur te shpija. Si të dush me ardhë, tha, hajde. Jo, jo, kthehna vet te shpija.
Une i mlodha teshat dhe dolëm në Bujanoc.

52. Nuk e di

Nuk e di se – kur dhe ku – kom me dekë. Si vaktin, ashtu dhe vendin mujtët me ditë veç i Madhi Zot, që na ka jaradisë krejtve me komë e me dur. Unë jom e vogëlpër me u përzi në punët e tija dhe e di shumë mirë se kur të vije vakti m’ i dalë përpara, mue ka me m’u lidh goja. Për çato po ninoj ka katër muj në vjet dhe p’ i thom – faleminderit, o Zot, që mëke jaradisë me nonë e me babë, me vllazën e me motra, me teze e me halla, me gjem e me çika dhe me nipa e me mbesa. Shka po më duhet ma shumë?
Mirë ish konë me ditë se shka do të thojnë ata nipa e ato mbesa mbasi t’ um hanë krimat, po atë punë s’ e ka mësu askush që ka hypë në tabut dhe osht nisë te vorret. Faleminderit, o Zot, që m’ke rujtë me komë e me dorë dhe kurrë s’ kom shku te doktori. Se me më pasë jaradisë si çikat e mia, kishna dekë para vaktit dhe ai katili, burri jem, i kish sakatu në qytek.
Ajo gruja Selverit thojke – u kënaçe tuj fletë, mori aba Minë. Pasha Zotin, u kënaça. Kurkund nuk um dhem. Ka gra që gjithë ditën e lume kahen – o, kuku po më demb çafa, o kuku po dhemb shpina, o kuku po më dhemb midisi… Po mue, shyqyr Zotit, s’ um dhemb kurkund. Ҫe,edhe kur hipa në trene u nisa për Suedi, ajo gruja Selverit desh u ballais pi lodhjes. Une, pra, hiç nuk e ndita udhën dhe ato tri ditë e tri netë m’u doken si tre sahat. Zare kishna mallë për Selmanin,senuk e kishna pa katërmbdhetë vjet.
Une jom në zor. Ҫikat, shyqyr, u martun me burra të fisëm. Ҫaç e fisme nuk um ka dalë ajo Jagoda e Bishbishit, po mbasi e pëlqeu Hasani, copë mi copë u bofshin.As kjo Ruska e Selmanit s’ po më pëlçen, po shka mi bo. Mbasi i kanë përzi komt, edhe ajo m’ i martë të kçijat.Ani se e kanë xhetë ka ni gru gojështremtë, ata s’ i kanë pshtu asaj nemës që jav ka lishu ni karadackë, kur ia çunë gjalin e vramë te shpia.Me folë drejt, gjemt e mi s’ i kanë përly durt me xhak, po fesati shkon pi babes te i biri. N’ u boftë çysh po thotë Selmani, Leshkuqët kanë m’ u shkri si kripa në ujë. Për çato jom përla meSelmanin dhe i kom thonë m’u kthy në Preshevë. Jo sot a nesër, po kur të vjene dita e bardhë.Si mos të folin nipat dhe mbesat e mia shqip, haram i koftë tomli që ia kom dhonë. Ajo i bie sikur puna e ni kunatës teme, që e polli ni gjalë e ia dha vllavit të vet. Ҫeshti gjali p’ i thotë babës dajë, kurse dajës babë. Une,pra, pi se kom dalë në dritë, kom folë shqip dhe shqip du m’ i folë të Madhit Zot. Si t’ i pëlqejë Selmanit – mirë. Si mos t’ u pëlqeje – edhe ma mirë.
Nuk e di se shka do të bohet meOrhanin. Ai hiçs’ p’ i bie punës… Për çato krejt e kanë marë inatë dhe nuk po dojnëme ia pa sytë. Ma së pakëti – ajo kunata e tij. Ai nimé s’ po des për bukë, po xhepin e ka bosh. Përndryshe, Orhani s’osht i keç.Se vjen kaniherë te shpija, nuk bohet qameti. Ai në shpi të vetpo vjen… Po vinë bota pi Turkijës e po rrinë ka tre muj, kurse Orhani s’ bon me ardhë, se s’ ka marka. S’ po di shka me bo… Ai gjalë ka lejtë në Preshevë,ai gjalë osht rritë në Preshevë, po ata pe shtrojnë muhabetin ndryshe. – S’ kena borxh me majtë, po thojnë. Ai po punon në Gjermani dhe aqé po fitojnë mirë… Hallbuqi, as kjo s’ osht e drejtë, se ata poia hanë hisen… Ҫato pare që p’ i marin pi pemëve duhet me i shti në bankë, se ato janë edhe tëHasanit, edhe të Orhanit. Se Selmani nuk osht përzi n’ atë muhabet… Ama jok. Atë dakikë që t’ i shtinë paret e pemëve në dorë, menirend jav xhojnë vendin.
Sa të jetë i ri, ai mirë i ka hallet. Ama ni ditë ka m’u plakë, ka me lonë dora, ka me lonë koma…Mos shko me pvetë malarg, se ju kallxoj vetë. Unë jom shtatdhet e sa vjet, por hala po punoj, po fshioborr e po laj tesha. Kurse Orhani s’ prekë punë me dorë. Orhani osht korrë në bithë. Neve na ka ardhë keç m’ i folë, po ai do hu gardhi.Faza, nimé e teprojke, po kishke të drejtë. Orhani ka veshë dhe duhet me ngu. Hasani s’ e ka shajtë, po i ka thonë me mbledhë pare, me çitë shpijën në dy kat, me e xhet ni gru… Po du me thonë, e msojke për të mirë, po kujna me mësu?!
Une s’ di pse Faza,tue e pasë ni gjalë n’ oborr, ia kish çue letrat e shpijës Selmanit, po – bezbeli – e ka pasë ni sebep. Mos me pas pasë sebep, ai letrat m’ i kish lonë mue… Ҫashtu si ma la shokën me dy miljonë dinarë…Ҫeshti une s’ ia di çiviat Hasanit, po ai vet i ka lishu xekrrat sallamadi.Ҫe shka u bo sebep!
Kish shku ni ditë Hasani në Ҫukarkë dhe e kish marë ni viron aparati për m’i matë oborret. Me qira e kish marë. Po pse, efendëm? Se u dashke me fotografu shpijën dhe me jav kallxu atyne të “opshtinës” që osht dajtë pi neve… Po jeton me grujën dhe çikat e veta…
Ai rahmetlia, po, nuk i zike besë kurkujt. Edhe me të drejtë, se Hasani keshe u pat da pi neve, po zorrën e trashke pi sofrës tonë. Une muj methonë shka të du, po Faza e ka Allahin shahit. Ai, sa herë që i çojke mushmullat në Kumanovë, vike te shpija me1600 kile miell, ni “bure” zejtin dhe 600 kile “kompira”. Për çato s’ e la me fotografu oborrin dhe ia shtini në mend se – ajo shpi nuk ishte veç e Hasanit, po edhe e Fazës. – Ti s’ ke pse e fotografon oborrin tem, se nuk je vllavi jem. Ti je gjali jem… Përderisa une jom xhallë, s’ mujtësh me u bo vlla me mue, se je vlla me dy qerë… Mazalla që e la me fotografu… Hallbuqi, Hasani osht çivixhi dhe ia kish lidhë kryet asaj pune.E kish xhetë ni njeri dhe ia kish bitisë punën… Po du me thonë se Faza, edhe kur ishke në huje të mira, nuk i zike besë Hasanit, se Hasani, tuj hongër bukë me grujën e vet,iapat nisë me dredhë bisht dhe s’ po ngihke me kurxho. Ai veç bithën e vet pe kshyrë.
Për çato e luta Selmanin me ma shkru ni letër dhe i thash Orhanit – hajde te shpia, o Stojadin. Ma mirëktheu te shpija e kshire çat kodër, se shalakatesh nëpër gurbet. Punë ka sa të dush në bahçen e babës tond.Njeri mujtët me shkulë rrojë, me mbjellë bari, me mbledhë dru, me pre degë,me mbjellë speca… Njoni vëlla e ka thy çafën në Suedi, qetri vëlla osht da pi babës vet… Atëherë shka je tuj pritë? Hajde te shpija!..
Ai rahmetlia, gjithmonë kishke punë.Me deshtë njeri m’ i xhetë punë vetvetes, ka sa të dush. Hallki shkojnë e marin ara për xhimsë e mbjellin duhan, kurse gjali jem e ka bahçën para shpijës. Ai popretme martu Hasani apo Selmani, thu se Hasani e Selmani s’ kanë qerapunë veç mi rujtë bebet e tij…
Eh, sa herë që e ndoj kryet në jastëk, po i lutnaZotit me më marë sa ma frik. Jom lodhë me atë Plakin tem, jom lodhë me të bijën e Bishbishit, jom lodhë me Orhanin… Ma së shumti jom lodhë me vetveten…Ai plaki jem, mos i kofshin të ronda këto llafe, u konë lanet i madh. Mos e prek në koc, se s’ like gur pa lujtë, s’ like shka pa pvetë, teri sa e xhojke fijen e penit… O, sa ka gazu ai njeri! Sa na ka mundu!..Shumë gjynahe ka me la…Ai u konë shumë nervoz dhe secilli hajrsëz e ka ngrehë për hunde…
Ata jo se ia dojshin të mirën, po dojshin me ditë ku osht Selmani. A po miret me politikë apo jo?Po shka me boSelmani i ngratë? A me punu?A me studju?Apo me u marë me ata shqiptart që po jetojshin aqé?
Ata shqiptart e Suedisë m’ udokën turreca. Njo,dy – jena jugosllavë dhe, sa herë që u rrokshin me njoni qetrin, Selmanin ma bojshin shumë politikan…Jo enverist, jo nacionalist, jo lakna turshi… Teri sa u lodha dhe nuk kom shku m’ i pa… Shiptart jonë veç dynjajës. Mos iu kceftë rrebi, se për ni plesht prishen me njoni qetrin. Njoni thotë – ky osht pleshti jem, tjetri thotë – nuk osht i joti po i jemi… E Selmani osht qetër insan. Ai osht i urtë dhe s’ do me pa keç. Atë natë që isha me ni darkë, ai s’ foli keç as për Jugosllavijën, as për Shipnijën, as për Suedijën. Mbanume njoni qetrin,iutha. Se niymër e kini dhe s’ bon me e çu me rrena e budallallëk.

53. Armiqët

Ajo mahalla jonë ka gashë, berberë, alimetaj, kurbaliaj, hanucë, kelmendë, aty këtu ndonjë shka, qutë, karapanxhë e krasniqë… Plaki jem u konë rrem i krasniqve… Se kur kanë zhdrypë në Rrafshin e Kumanovës, nuk e ditke as axha Arif, që u konë shumë i mençëm dhe kryetarkatundi. Ҫashtu kanë thonë edhe axha Met e axha Dan, kusheritë e Fazës, pak para se me dalë në Turki dhe me u da pi njoni qetrit.Xhimsa e kusherive të Fazësjonë në Brusë ose Izmir, kurse qert kanë xhetë punë në Gjermani. Këto mi ka kallxu Shabani, nipi dajës Met, kur erdh niherë me na pa dhe me bujtë te na.
Sa herë që e preki tokën me krye dhe i lutna Zotit për shiptart mue më tërqethet trupi. Faleminderës, i thom të Madhit, se veç ti na ki rujt pi dushmonëve. Kush nuk ka kapërcy nëpër rrafshin tonë? Kush nuk na i ka gjegë shpijat dhe kush nuk na i ka marrë delet dhe loptë? Kush nuk na ka vra e përzonë në vend të huj? Po thojnë se ma shumë shiptarë ka në Turkí, se në krejt Shipni e Jugosllavibashkë.
Ni herë, kur ishna e vogël dhe pata nisë me thy duhon, hyni Sërpi i Parë.Ҫat herë i mlodhëm plaçkat dhe natën, tue ngjekë Xhadën e Madhe, ikëm për Selanik. Pleçt kishin ymyt që do ta kapërcejmë denizin dhe do të dalim në selamet, po Turkia e kish pasë hupë luftën dhe na mbetëm si peshki në zallë. Kur hipëm në kerre dhe u nisëm tembas, Shkupin, Kumanovën, Preshevën e Bujanocin i kish marë Bugari.Se as kaurrët nuk e dojshin njoni qetrin.Bugari s’ e dojke Shkavin, Shkavi s’ e dojke Boshnjakin, Boshnjaki s’ e dojke Llatinin dhe puna shkojke tëkërlek.
Hajt hajt e ajo Lufta Madhe u bitis. Shumë burra u vrajtën, shumë nona mbetën pa gjem, po na qerët pshtumë. Në vend të Turkís erdh Jugosllavia e Parë. Ajo u konë përnimé e keçe, po pak ma e mirë se kjo e dyta, Jugosllavia e Titës. N’ atë vakt,dinari kishke peshë… Meni dinar e mirshe ni kile shiqer… Edhe atëherë – nisoj si sod – për shiptart s’ kishte punë.Ai që lipke punë, u dashke me marë sharrën në krah e me shku në Beligrad.Na, sa mos me dekë uni, mbillshmi ka pak duhan, e prashitshmi, e thejshmi, e ngjitshmi dhe,masi e bojshmi kallëp, e çojshmi në Manapol.
Po nuk shkoj gat dhe erdh zullumi. Shkoni që shkoni në Turqi, na thojshin.Mos e pritni Turkínë, se ajo kurrë s’ ka m’u kthy prapa.Ajo s’ ka me ndodhë kurrë.Hajde, theni qafën.Krejt ata që jonë turq duhet me shku në Turkí. Dashtë e padashtë, edhe krasniqët ia nisën m’i shitë shpijat. I shitshin pi zorit, edhe ato, ma lirë se falë, se çashtu dojshin dushmont.
Shyqyr Zotit, prap erdh Gjermani – dhe na pshtoi. Jo për gjithmonë. Ai ia lishoj vendin Bugarit të Dytë dhe ki ndejti njo dy tri vjet. Shka se as ky s’ na dojke. Shkojshin xhindja m’ i falë taravijat, bugart qitshin bumba, vrajshin xhind,i lishin pa komë e pa dur, edhe ato, veç e veç për me jav bo qefin shkieve. Kur erdh vakti me ikë, ata nakputën edhe votht prej veshëve.
Tovona erdhën Shkiet.Ҫeshti ishin veshë si partizanë dhe kishin ndu yllzi në shapka.Me ta kcy Banjkën, ata u nxhitën në Karadak dhe i përvlunë Iseukajt e ngratë.Jo se patën bo dishka, po se patën çillu shiptarë. Aty ku osht Xhamia e Epërme, karshi shpijës së agës Hysi,u konë ni viron kafe, që i thojshin ”Kafja Tozës”. Aty ishin mledhë shkijet dhe kishin pi, kishin kndu e kishin festu që u shlirun pi shiptarëve. Nalt shkojke muzika çurlamë, aqé poshtë – në podrum – i mbytshin shiptarët metarnakop…
Me marë e m’ i shkru emnat e atine që jonë vrajtë në luftë, lista shkon pi ktuhit e teri në Gjermani. Ato hekat tona kurrë s’ morën fund…Gjithmonë dilke ni sebep për me jav lidhë durt shiptarve e për m’ i rrasë nëpër hapsone. Këto s’ i pata ditë përpara, po mi kallxojke aba Lickë, nona Skenderit… Ftyra e njerit osht nifar pasqyre. Ajo kallxon shka ki mrenda. Me pasë mujtë, aba Lickë e kish dhonë xhimsën e jetës për me pshtu gjalin e vet… Po për ko me dhonë ma së pari? Ajo e kishke edhe Limonin, burrin e të bijës, në burg…
Ani Skenderi dul, pshtoi, po ata qert i mbitën si miza… Axhën tem e vrajtën në Llapardincë…Taaak, i ndejtën pi së largti, dhe e lanë në vend. Pa ju bo kurxho… Dajën Shaban, Nuredinin e axhës Arif, Muhadinin e axhës Arif, agën Adem e plot shiptarë të Alizarës, Llopatit, Mateçit, Sllupçanit, Llojanit e Hotlës ,i fërfllun në Idrizovë… Tona erdh vakti ”otkupit”… Vakti plaçkës… Ni ditë jav lidhën durt edhe dajës Qemal, Mark Gashit, Isa Ҫukarkës e ku ta di sa qerëve. N’ atë kohë Zenel Abedini msojke për doktor. Selmani pat ardhë në Preshevë e punojke si msus… Hala pa ardhën vera si duhet, e murën edhe Alijën e agës Ymer… Une dhe Selmani ishmi në kodër kur morëm vesh se edhe Alijën e kishin zonë në Karadak…Ma vonë e mbytën Hakijën e Tërnavës, ni shoqin e Selmanit…
O, pasha Allahin, as vetë nuk e di çysh jena xhallë. Ani se na s’ kena shku as në Serbi, as në Bugari, as në Gjermani, secilli që ka ardhën në vendin tone, osht mundu me na vra – e me na gjegë – e me na faru.Si mjerë ne, që kurrë s’ e kena pasë hyqymetin tonë…

54. Ndarja

Edhe une, çashtu si nena plakë, që jetoi plot niçind e ni vjet, e lidha kriet me shami dhe erdha m’ u pa me gjalin tem.Ata qert i kom në Preshevë dhe muj m’i pa ditë për ditë. Atine që më ndihmun me hipë e me zhdripë pi maqinës, Zoti iu dhashtë shëndet, se ato qerat bohen edhe pa ndihmën e Zotit. Ҫeshti do të kthehna me ballon dhe Selmani më ka thonë se krejt udha mer njo tre sahat e xhimsë. Agje poshtë del e më pret Hasani.
I kom çu edhe Orhanit fjalë dhe i kom kallxu që ai rahmetlia, baba i vet, ka dekë dy javë ditë para Sh’ Mitrit.Sivjet ato i ka mledhë e i ka shitë Hasani, po – si të jet i mençëm – motin qetër vjen dhe i mledh vet. Selmani s’ mujtët me ardhë, se i del punë.Une vet, jom shiptarkë dhe, si krejt motrat e mia, du meshku aqé ku më ka lonë burri. Duhet me ninu e me pritë ditën kur t’ um thirre i Madhi Zot, se Ai ma ka dhonë jetën, Ai m’ i ka dhonë evladët – pesë të xhallë e dy të dekëm – dhe Ai e ka në dorë vendin ku duhet ta ndoj kryet e të pushoj përgjithmonë. Me e ngu Selmanin, une muj me pushu edhe këtu, se kish plot shiptarë e turq e arapë, po unë s’ jom arapkë dhe du me pushu aqé ku më ka lonë plaki jem. I keç, i mirë, çaj m’ ka mbajtë me bukë e me shpi…
Këti të madhit, Selmanit, i thash: Nona jom plakë dhe s’ mujtna me ardhë edhe ni herë. Si të vish ni ditë në Preshevë, aqée ke edhe ti ni qoshe, sa për mu unxhë e me pi ni kafe me kojshitë… Po une nuk vimo në Suedi… Për çato, para se të dahmi për jetë, po t’ lutna t’ ma bojsh hallall… Se edhe une, si krejt xhindja, nuk jom melaqe dhe ndashta kom gabu ndoniherë…

Shënim: Autorja e “rrëfimeve” u lind në vitin 1905 dhe vdiq në vitin 1998. Ajo kurrë nuk shkoi në shkollë dhe nuk dinte të shkruante.Ka qenë disa herë në Suedi dhe në rrëfimet e saj dëftonte për njerëzit me të cilët i kishte ndarë hallet e përditshme.
Të gjitha “¨përrallat” e saj m’ i ka dëftuar në një shqipe që është folur në vitet 70-të shekullit të kaluar dhe të cilat i kam inçizuar në kaseta të manjetofonit. Kjo është shqipja që është folur në Tërrnocin e madh, ku ajo u lind dhe jetoi deri sa u martua në Preshevë.
Të gjitha gëzimet e hidhërimet e saj ajo i përjetoi në një kopësht që gjendet përballë vilës ”Letafet”. Atë shpat ajo – dhe plaku i saj – e veshën me lloj lloj frutash e pemësh që rritën në klimën kontinentale të Kosovës Lindore.
Ishte dëshira e saj që trashigimtarët, pasi ta riparonin ”kolibën” ku ajo e kishte kaluar një gjysmë shekulli, të mblidheshin verë për verë dhe t’ i dëgjonin përjetimet e saj. N’ atë mënyrë – shpresonte ajo – trashigimtarët e saj do të afroheshin me njëri tjetrin dhe do ta vlerësonin më shumë vendlindjen e tyre.
Edhe pse kurrë s’ kishte dëgjuar për Kartën e OKB-s mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, ajo, me ato që kishte përjetuar, gjithmonë fliste kundër dhunës që ushtrohej mbi gruan shqiptare.Tani që po i shënoj, radhis e dëgjoj përjetimet e saj, po e kuptoj më qartë tragjedinë që zhvillohej n’ at ambient të infektuar nga shpifjet, intrigat dhe robëria e huaj.Në oborrin e saj, të cilin e donte më shumë seasgjë në jetë,zhvillohej një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.Ҫuditërisht, për të qenë aq e ”paarsimuar”, ajoishte jashtzakonisht largpamëse dhe të gjitha parashikimet e saj kanë dalë të sakta.
Kështu ndodhi edhe me“kasollen” për të cilën bëhet fjalë në këto rrëfime. Në vend se ta ruanin shtëpinë e gjyshës, ku plaka kishte jetuar gjashtë dekada, ca nga protogonistët e “përrallave”, të frymëzuar nga juristët e korruptuar vendas, e shfrytëzuan “boshllëkun” juridik të Gjykatës Themeloredhe, sëpari, i gjetën gënjeshtrat e domosdoshme për ta përvetësuar pronën e burrit të saj, kurse më vonë, e shembën edhe shtëpinë ku duhej të mblidheshin trashigimtarët e saj. Duke vepruar kështu, ata, edhe një herë, e dëshmuan se në gjenet e tyre jetonte një instinkt ithellë kriminaliteti, krejtësisht i huaj për atdhedashurinë e asaj gruaje të thjeshtë e fisnike.
Por dielli nuk mbulohet me shoshë.Të gjithë preshevarët, që nga fqinjët e afërm e deri te poetët, shkrimtarët, profesorët, doktorët e pushtetarët lokalë, e dinë se oborri i saj është trashigimi kulturore.Mjerisht, me përjashtim të qytetarëve HE dhe BS, asnjë preshevar s’ mori mund ta ngre zërin kundër asaj shkeljeje të të drejtave të Njeriut. Edhe kjo e pasqyron fytyrën e vërtetë të ”demokracisë” që mbretëron n’ atë pjesë të atdheut.
Dhe nuk po çuditem aspak. Një komunitet që ka frikë ta ngre zërin kundër dallkaukëve, servilëve e kodoshave që shesin edhe motrat e tyre për pare, pak nga pak katandiset në vetëvrasje. Një shoqëri që drejtohet nga juristë të cilët i mbushin xhepat me pare duke i deklaruar edhe të gjallët si të vdekur, vetëvetiu bienë provim dhe kualifikohet për geto të Evropës Juglindore.
Autori i këtyre radhëve e ndien veten shumë krenarë që, ndonëse i zënë me punë tjera, gjeti kohë t’ i shkruaj ”rrëfimet” e saj ashtu si ia dëftoi ajo nënë shqiptare. Mina e Shabanit të Sulës është gjallë dhe ajo do të jetojë deri sa të flitet gjuha e të parëve të saj.

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi