SHPËRNDAJE

Së shpejti për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian duhet të keni leje për hyrje, të cilën do ta kërkoni përmes internetit. Përvec kësaj duhet të paguani edhe taksën prej 7 euro. Këto janë masat e reja që do të aplikojë Bashkimi Evropian për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, transmeton INA. Këto masa thuhet se do të jenë për mbikqyrjen më të madhe të kufijve dhe sigurisë në vendet e BE-së.

Pasi që të bëni kërkesën në internet, në afat prej 4 ditëve do të merrni përgjigje. Në rast se ju refuzojnë, udhëtari patjetër duhet të informohet dhe ka të drejtën e ankesës. Këto masa të reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe më pas Këshilli i ministrave të BE-së.  Ajo do të vlejë nga janari i 2021.  Me këtë do të parandalohet emigrimi ilegal në zonën e Shengenit. Në rast se do të merrni leje ajo do të vlejë për 3 vjet.