SHPËRNDAJE

Nëse nuk vie deri te ndryshimi i Rregullores të shtëpive të sigurimeve që pronarëve të kontrollimeve teknike për çdo polisë të sigurimit të detyrueshëm të cilën e paguajnë gjatë regjistrimit të veturës i japin provizion prej 5%, pronarët e veturave shum shpejtë në vend të pagesës të të gjitha faturave në një vend do të duhet të shkojnë në sportelet e siguruesve.

Shumë nga pronarët e kontrollimeve teknike janë në dilemë që ta ndërprejnë bashkëpunimin me shtëpitë e sigurimeve me të cilat bashkëpunojnë me vite të tëra. Sipas tyre me 5% provizon nuk kanë levërdi që në sportelet e tyre ti lëshojnë polisat e sigurimit të detyruar. Kjo praktikisht do të thotë se, pronarët e automjeteve së pari do të duhet të shkojnë në kontrollim teknik dhe më pas te sporteli më i afërt të shtëpive të sigurimeve që ta kryejnë pagesën e sigurimit të detyrueshëm. Kjo automatikisht do të thotë se për tiketën e regjistrimit do të duhet të shkojnë në organet e Ministris së Punëve të Brendshme, sepse kontrollimi teknik më nuk do të mund ti ofrojë shërbimet e plota. Në vend të provizionit prej 15 – 20 por edhe 30% sa i kanë dhënë shtëpit e sigurimeve pronarëve të kontrollimeve teknike tash i japin vetëm 5% kështu që edhe të ardhurat janë ulur dukshëm.

Pronarët e kontrollimeve teknike kanë menduar që ti ngrisin shërbimet e kontrollimeve teknike gjë që nuk ka funksionuar sepse tregu ka reaguar dhe çmimet është dashur të ulen. Siç kanë sqaruar nga kontrollimet teknike për një veturë duhet së paku sipas rregullores së re 30 minuta deri në kryerjen e kontrollit tekni, kjo do të thotë se nëse nga një polisë e sigurimeve përfitohen 500 – 600 dinarë, në ditë, nga 10 vetura mund të përfitohen maksimum 6 mijë dinarë dhe kur këtë shumë e shumëzon me 24 ditë pune mund ta kuptoni se nuk mundeni ti paguani dy puntorë në muaj, pa llogaritur edhe shpenzimet e tjera të nevojshme, kanë thënë pronarët e kontrollimeve teknike.