SHPËRNDAJE

Me siguri se e keni dëgjuar më herët frazën “karma është bushtër”. Por, a e dini se çfarë është i kuptimi i karmës?
Nuk është ndonjë lloj dënimi, faktikisht është më komplekse se aq.
Në këtë artikull do të flasim për disa rregulla të karmës dhe mënyrës se si ndikojnë në jetën tuaj, Ligji i ‘Madh’
Ky njihet ndryshe si “Ligji i Shkaktarit dhe Efektit”. Kuptimi kryesor i këtij ligji është se për të pranuar lumturi dhe dashuri, njeriu duhet të aktrojë i lumtur, paqësor dhe i dashur.
Përndryshe, shpeshherë ky vlerësohet edhe si domethënia e vërtetë e karmës, që nënkupton se ajo çfarë i ndodhë një personi, i ndodhë sepse e ka shkaktuar atë me veprimet e tij të mëhershme.
Ligji i Krijimit
Ky parim thotë se jeta kërkon pjesëmarrjen tonë për të ndodhur. Asgjë nuk ndodh vetvetiu. Me fjalët ë tjera, nëse dëshironi t’i arrini qëllimet që i keni, çfarëdo qofshin ato, atëherë duhet të merrni hapa konkretë.
Ligji i Përulësisë
Ky ligj ka të bëjë me pranimin. Nëse dëshironi të ndryshoni diçka, atëherë fillimisht duhet ta pranoni atë. Nëse dikush sheh vetëm negativitet, atëherë e ka të vështirë ta arrijë një nivel më të lartë të ekzistencës.
Ligji i Rritjes
Nëse dëshirojmë t’i realizojmë qëllimet tona, atëherë nuk duhet ndryshuar ambienti përreth nesh, por vetja jonë. Kur e ndryshojmë atë se kush jemi dhe perspektivën tonë për jetën, atëherë jetët tona ndryshojnë njësoj.
Ligji i Lidhjes
Çdo gjë në univers është e lidhur. Është e pamohueshme. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë të lidhura. Çdo gjë nevojitet për t’i arritur qëllimet.
Ligji i Ndryshimit
Historia e përsërit veten derisa ta mësojmë se duhet ta ndryshojmë rrugën.