SHPËRNDAJE

Komuna e Preshevës ka bërë rregullimin e hapsirës së oborrit të Qendrës për Punë Sociale, e cila deri tani ka qenë në gjendje jo të mirë dhe si hapsirë e pa shfrytëzueshme.

Liridon Latifi- drejtor i Qendrës për Punë Sociale për portalin preshevacom ka pronocuar se arsyeja e rregullimit të oborrit të këti institucioni ishte pamja e keqe e cila ka qenë në hapsirat e oborrit të jetë pak më e mirë.Pas kërkesës drejtuar këshillit komunal sipas z.Latifi ata kanë shqyrtuar kërkesën dhe janë përgjigjur pozitivisht,dhe është paraparë edhe të bëhet rregullimi i oborrit.Në këtë institucion është bërë edhe rregullimi i parkingut për veturat zyrtare ku kjo gjë ishte mjaftë e nevojshme.

Vlenë të theksohet se në Qendrën për Punë Sociale do të bëhet edhe përmisimi i hapsirave të gjelbëruara,ku do të startojnë me një institucion reprezentativ është shprehur Liridon Latifi./presheva.com/