SHPËRNDAJE

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në Sërbi çdo ditë është në rritje e sipër, sidomos ditëve të fundit numri i të prekurve nga kjo sëmundje vdekjeprurëse është në rritje drastike.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Sërbi janë të infektuar 659 persona, ndërsa 10 raste janë me fatalitet.

Në dy komunat Presheva dhe Bujanocit edhe më tej zyrtarisht nuk kemi persona të prekur nga COVID-19.

Burimet nga tereni bëjnë të ditur se rreth 2000 persona gjenden në vetë-izolim, kjo si masë mbrojtëse e ndërmarrë nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilën në terren janë duke e zbatuar organet e rendit.

Me vendimin e ri të gjithë ata që kanë patur një vendim për vetë-izolim në një periudhë prej 14 ditësh, nga sot kjo është dyfishuar, dhe vetë-izolimi për të gjithë do të jetë 28 ditë.

Sipas masave të reja të ndërmarra nga Qeveria, nga nesër ora policore gjatë vikendeve do të jetë nga 15 deri 5 e mëngjesit të së nesërmen./presheva.com/