SHPËRNDAJE

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor la pas 51 të vdekur si dhe mbi 700 të plagosur e dhjetëra banesa të kthyer në gërmadha.

Për t’ju ndalur sado pak në ndihmë të prekurve nga tërmeti, shumë qytetarë nga Kosova, biznesmenë e organizata të ndryshme u vunë në gatishmëri duke dërguar ushqim, vesh/mbathje e kontribuar përmes mjeteve financiare.

Por, Blerim Musliu, Hoxhë i xhamisë qendrore në Klinë ka zgjedhur një formë tjetër e ndihmës nga ajo që është bërë deri më tani.

Ai së bashku me një grup prej 30 personash kanë shkuar në Durrës për të dhuruar gjak.

Grupit nga Kosova i është bashkuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani i cili nuk ka hezituar të dhurojë gjak.