SHPËRNDAJE

Kufijtë e Bashkimit Evropian janë të gjitha, vetëm se jo plotësisht të mbyllur për qytetarët e Serbisë.

Vetëm disa shtete anëtare të BE-së kanë vendosur të pranojnë  qytetarët tanë.

Disa në kushte të caktuara, disa plotësisht të lirë, por shumë dyer janë akoma “të kyçura”.

Për qytetarët e Sërbisë mbetet edhe më tej më e rëndësishme se mund të shkojnë në pushime në Greqi, edhe në këtë rast është  krijuar një problem shtesë nga fakti që u hap vetëm një vendkalim kufitar, përmes Bullgarisë, kështu që të enjtën janë krijuar disa kilometra kolonë në dalje të Sërbisë, kryesisht për shkak të formularit që duhet plotësuar.

Kur bëhet fjalë për lëvizjen “e lirë”, për serbët rampën e kanë ulur Sllovenia, Gjermani, Austri, Finlanda, Belgjika, Danimarka dhe Suedia. Me karantinë të detyrueshme dyjavore, mund të hyjë në Itali, pa asnjë masë, në Francë, Bullgari, Greqi, Hungari ndërsa në Kroaci, vetëm nëse ekziston një arsye e veçantë.

Hyrja në Kroaci është e mundur për punëtorët ndërkufitar, transportuesit, punonjësit shëndetësorë, turistëve nëse kanë akomodim të rezervuar, si dhe të gjithë atyre që kanë detyrime afariste. Megjithatë, para udhëtimit në Kroaci, është e nevojshme të plotësoni formularin online, në mënyrë që të “paralajmëroni” shkuarjen dhe të mundësoni kalimin më të lehtë të kufirit.

Gjermanët pakës kanë zbutur ndalimin e rreptë duke mundësuar që njerëzit me viza kombëtare dhe ata që duhet të ribashkohen me familjet e tyre të hyjnë në Gjermani.

Kjo vlen për shtetasit tanë, bashkëshortët e të cilëve dhe fëmijët e mitur tashmë banojnë në këtë vend.

Në Gjermnai mund të shkojnë edhe ata me diplomë të nostrifikuar  dhe çertifikatë se janë ftuar për arsye urgjente ekonomike.

Studentët gjithashtu mund të hyjnë në Gjermnai por duke iu nënshtruar krantinimit 14 ditorë.

Franca, nga ana tjetër, në përputhje me rekomandimin e Këshillit Evropian, lejon hyrjen e lirë qytetarëve të Sërbisë, sipas të njëjtave rregulla të Shengenit që ishin të vlefshme para fillimit të pandemisë. Por, edhe këtu duhet patur kujdes.

Përkatësisht, hyrja lejohet vetëm për ata qytetarë të Serbisë që vijnë në Francë nga territori i Serbisë, pastaj nga disa nga katërmbëdhjetë vendet të cilëve u lejohet hyrja ose nga zona e Shengenit por edhe nga territori i BE-së.

Nëse dikush është qytetar i Serbisë dhe shkonë në Francë, për shembull, nga SH.B.A., ai rrezikon të përballet me të njëjtat kufizime si amerikanët./presheva.com/