SHPËRNDAJE

Sot në mënyre vullnetare, në fshatin Miratoc, disa bashkfshatarë bënë rrethimin e stadiumit të fshatit për të penguar njëhere e përgjithmonë hedhjen e mbeturinave në afërsi të tij.

Hedhja e mbeturinave afër stadiumit ishte tashmë problemi kryesor që po pengonte aktivitetet e futbollistëvet të fshatit Miratoc nga njerëz të pandërgjegjshëm.

Shumë herë ishin organizuar edhe aksione për grumbullimin e mbeturinave, mirëpo ky nuk ishte zgjidhja adekuate.

Kryesia e klubit faleminderon te gjithe pjesmarresit ne kete aktivitet dhe ata qe siguruan materialin ndertimor, duke shpresuar që ky problem është evituar njëherë e përgjithmonë, duke mos penguar materialet interte në sportdashësit dhe atyre që meren me sport. /presheva.com/