SHPËRNDAJE

Një nënë ka arritur ta shpëtojnë birin e saj nga shtypja me kamion, në momentin që dyshja u rrëzuan nga motoçikleta me të cilën po udhëtonin dhe ranë pothuajse pak centimetra larg rrotave të kamionit që po lëvizte nga kahja e kundërt. Ngjarja rrëqethëse është filmuar në Goi të Vietnamit, ku shihen tre persona duke udhëtuar me motoçikletë dhe në një moment e ëma me të birin që ishin të ulur pas rrëzohen dhe bien në asfalt.

Por, ishte instinkti i të ëmës që reagoi me kohë për ta shpëtuar të birin, duke e rrëmbyer pasi kishte rënë pothuajse para gomave të kamionit që po lëvizte dhe vetëm pak centimetra e ndante nga vdekja. Por, është interesant se si shoferi i motoçikletës nuk vëren asgjë derisa dëgjon rrotat e kamionit nga freni i befasishëm dhe ndalet për të parë se çfarë kishte ndodhur. Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon e kanë quajtur “mrekulli” që fëmija ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, dhe e gjithë kjo është arritur falë reagimit të shpejtë të ëmës së tij.