SHPËRNDAJE

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në një pjesë të banuar në Stamboll, derisa po bënte përpjekje për të bërë një aterrim emergjent. Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, , katër ushtarë kanë humbur jetën.

Po sipas mediave, helikopteri tip UH-1 u rrëzua në bazë të kompleksit të strehimit në rrethin e Cekmekoy në anën aziatike të Stambollit. Siç thuhet më tej, askush në tokë nuk u lëndua. Ky llogaritet incidenti i dytë i një helikopteri të tillë në një zonë banimi në Stamboll në tre muajt e fundit.

Në nëntor, një helikopter ushtarak me pesë ushtarë u rrëzua gjatë një misioni stërvitor pasi goditi çatinë e një ndërtese në lagjen Sancaktepe, gjithashtu në anën aziatike të Stambollit.