SHPËRNDAJE

Kohën e fundit në Preshevë janë shtuar numri i pacientave nga pickimi i rriqërave.

Sipas mjekut kujdestar dr Premtim Salihu, numri i pacientave që po paraqiten nga pickimi i rriqërave po shtohet.

dr Salihu thotë për presheva.com se në regjionin e komunës së Preshevës nuk është shenuar asnjë rast i komplikimit nga pickimi i rriqërave.

Mjekët apelojnë tek qytetarët e komunës së Preshevës që për çdo pickim nga rriqërat të paraqiten në shtëpinë e shëndetit për trajtim adekuat.(presheva.com)