SHPËRNDAJE

Rroga mesatare neto në Bujanoc për muajin shkurt është regjistruar 37.973 din dhe njejt si në gjithë Serbin ështe regjistruar rënije e rrogës mesatare në krahasim me muajin Janar, kanë thënë në institutin republikan për statistika.

Bujanoci së bashku me Preshevën (37.968 dinar) janë komunat me rrogën mesatare më te vogël në rrethin e Pçinjës.

Si rrogën mesatare më të lart në rrethin e Pçinjës e ka komuna e Tërgovishtës me 41.029 dinar, ndërsa rroga mesatare në Vranjë ka qenë 40.935 dinar.

Për muajin shkurt është regjistruar rënije e rrogës mesatare në nivel të Serbisë, ku nga mesatarja 50.048 dinar në Janar ka rënë në 47.048 dinar për muajin shkurt.

Në rrethin e Pçinjës rroga mesatare është 39.999 dhe hyn në grupën e 6 rretheve në Serbi që rrogën mesatare e kanë më të vogël se 40.000 dinar.

Beogradi vazhdon me 58.457 dinar rrogë mesatare, ndërsa si më të paguarit në Serbi janë komuna e Vraçarit me 75.047 dinar, që i bie sa dy here rroga e Bujanocit.