SHPËRNDAJE

Rruga që shpie në drejtim të fshatit Strezoc dhe pjesës së epërme të fshatit Geraj, përgjatë kësaj rruge janë hedhur mbeturina të ndryshme duke e shëndrruar këtë pjesë në deponi të egër edhe përkundër faktit se një pjesë e banorëve të kësaj pjese herë pas here e kanë pastruar këtë hapsirë.

Duke kaluar përskaj kësaj rruge mund të gjesh mbeturina nga më të ndryshmet, ku qytetarët e pandërgjegjshëm kanë hedhur edhe materiale të forta.

Mbeturinat mund të shihen edhe përgjatë magjistrales së vjetër ku erërat i kanë bartur ato edhe nëpër pronar private dhe arat e punuara.

Luten qytetarët që të jenë më të ndërgjegjëshëm që mos ti hedhin kudo mbeturinat që ta mbrojnë ambient ku vet jetojnë.