SHPËRNDAJE

Ditë më parë, gjegjësisht më 24 janar, në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit është publikuar një postim me tri fjali për sukseset e pushtetit lokal i cili po kujdeset për mirmbajtjen e rrugëve. Në postimin original të komunës së Buanocit është shkruar .

1.“Në rrugën Tërnoc – Breznicë, dy ditë me rradhë po shembet dheu dhe po shkakton bllokim të rrugës.

2.Komuna e Bujanocit dhe Bashkësia Lokale e Tërnocit kanë reaguar dy herë dje dhe sot. Rruga tanimë është e kalueshme.

3.Personat përgjegjës do të përcjellin gjendjen në vazhdimësi dhe reagimet tona do të jenë të menjëhershme” Kështu thuhej në postimin e komunës së Bujanocit të postuar më 24 janar, por cka ndodhi sot pas më pak se një jave, kur automjetet kanë ngelur në gropat sekrete, të padukshme, vallë përgjegjësit brenda një jave harruan se shembja mund të ndodhë prapë nga reshjet e shiut.

Sot më 30 janar po në të njetin segment të rrugës, për të cilin pushteti lavdërohej se do ta mirëmbajë rregullisht dhe do të jetë e kalueshme, një veturë ka mbetur e bllokuar nga balta që ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut dhe rrëshqitjes së dheut në rugën Tërnoc- Breznicë, në dalje të fshatit Tërrnoc. Në këtë pjesë të rrugës gjithnjë ka patur rrëshqitje të dheut, por është hera e parë që nga balta dhe gropat e shkaktuara vetura të ngelë në pjesën më të rrezikuar, ku në të njetën kohë ka pësuar edhe dëme materiale nga përplasja me bankinat./presheva.com/