Radio Televizioni i Bujanocit ka filluar sot xhirimin e orëve të mësimit për nxënësit e shkollave fillore në gjuhën shqipe në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Xhirimet janë duke u bërë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ndërsa deri në fund të kësaj jave pritet edhe transmetimi i të njetave në termine të caktuara.
Gjatë ditës së sotme është bërë xhirimi i orëve për klasët nga e para deri në të katërtën, nga lëndët, gjuhë shqipe, matematikë dhe bota rreth nesh, ndërsa ditëve në vazhdim edhe për ciklin e lartë të shkollës fillore.
Pas përfundimit të xhirimit për shkollat fillore do të fillojë edhe xhirimi për shkollat e mesme./presheva.com/