SHPËRNDAJE

Ambasadori i Zvicrës në Serbi Jean Daniel Ruch në një bisedë me përfaqësuesit shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci ka thënë se me rëndësi është që të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje parlamentare.

“Me rëndësi është që zëri i tyre të dëgjohet dhe të kenë përfaqësuesin e tyre në parlament, pasi kush nuk voton pranon vendimin e shumicës” ka thënë Ruch, transmeton presheva.com.

Përveç PVD-së së Riza Halimit, të gjitha partitë shqiptare kanë vendosë që të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.